Siç njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme ka humbur jetën një punëtor në Shkup. “Në polici dje rreth orës 08:00 është denoncuar se në kompani private në rrugën ‘Hristo Tatarçev’ në Shkup, deri sa ka kryer obligimet e punës ka humbur jetën 51 vjeçar T.P nga Shkupi”, thuhet në raportin e policisë. Aty shtohet se është vërtetuar vdekja nga ndihma e shpejtë, ndërsa me urdhër të Prokurorit Publik trupi i pajetë është çuar për autopsi. Nga policia njoftojnë se këqyrjen e vendit të ngjarjes e ka kryer ekipi i SPB Shkup./Telegrafi/
Author: Hamdi Kumanova
“Nuk ka asnjë rekomandim për përzierjen e vaksinave. Sa i përket dozës së parë, i njëjti prodhues duhet të jetë për dozën e dytë. Dhe këto janë rekomandimet zyrtare të të gjithë prodhuesve. Ne nuk kemi asnjë rekomandim zyrtar që mund të jetë një vaksinë e një lloji për dozën e parë dhe lloj tjetër për dozën e dytë”. Këtë e deklaroi sot ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe. Ndërsa në lidhje me arritjen e sasive të reja të vaksinës, ai theksoi se ende nuk ka data të sakta për mbërritjen e vaksinave “Sputnik” dhe “Sinovak”. “Dje kam biseduar me ambasadorin…
Sot, shefja e Prokurorisë për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, Villma Ruskovska ka pritur në takim homologun e saj nga Shqipëria, Arben Kraja. Siç njoftojnë nga Prokuroria e Maqedonisë së Veriut, si rrjedhojë e takimit dhe “diskutimit të frytshëm”, është nënshkruar edhe Memorandum për mirëkuptim ndërmjet dy prokurorive me të cilat udhëheqin Ruskovska dhe Kraja. Me këtë Memorandum, Prokuroritë obligohen që në kuadër të kompetencave të tyre dhe në përputhje me legjislaturën evropiane, të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, “të fuqizojnë raportet ndërinstitucionale në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”. “Prokurorinë u dakorduan që të bashkëpunojnë nëpërmjet…
Vaksinimi këtë javë do të zhvillohet me tempo të ngadalsuar. Kështu njoftoi ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe. Ai tha se për momentin janë vetëm 5000 vaksina të mbetura për dozën e parë, por siguron se vaksinimi nuk do të ndërpritet dhe se dje kanë arritur 11.720 vaksina Fajzer. Ndërs shtoi se nuk e din se kur mund të arrijnë vaksinat ruse Sputnik V dhe vaksina kineze Sinovak. “Për Sputnikun dhe Sinovakun akoma nuk kemi data të sakta, për Sputnikun kishte paralajmërime se do të jetë diku kah fundi i muajit maj, dhe ja deri tani nuk ka arritur, unë dje…
4 vite vjedhje të jetës së qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, është arsyeja se pse kjo qeveri duhet të rrëzohet, ka deklaruar lideri i opozitës Hristijan Mickoski duke theksuar se VMRO-DPMNE dhe partnerët e koalicionit opozitar kërkojnë dorëheqjen e Qeverisë dhe krijimin e kushteve për zgjedhje të parakohshme parlamentare, pasi që sipas tij kjo qeveri ka manipuluar 4 vite me qytetarët e vendit. HRISTIJAN MICKOSKI, KRYETAR I VMRO-DPMNE-SË “Qëllimi kryesor i funksionimit të opozitës është që të kërkoj zgjedhje të parakohshme, në rast se beson, ne fortë besojmë bashkë me popullin se kjo qeveri keq po i menaxhon punët në…
Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska tha se është shëruar nënkoloneli i cili u infektuar në Afrikë dhe u hospitalizua në Klinikën për Sëmundje Infektive në Shkup. “Pas 22 ditëve në Klinikën për Sëmundje Infektive, nënkoloneli i cili u infektuar në Afrikë sot është shëruar dhe shkon në shtëpi”, shkroi Sheqerinska në “Facebook”. Ajo shtoi se nënkoloneli do të kthehet te kolegët e tij për të kryer detyrat që i takojnë. “Falënderime për secilin. Asgjë nuk ia lamë rastësisë dhe ky është rezultati që të gjithë e dëshiruam”, tha ministrja./Telegrafi/
Nuk do të ketë ndërprerje të procesit të vaksinimit, pavarësisht se numri I vaksinave që janë në dispozicion është I paktë. Megjithëse gjatë kësaj jave intensiteti I vaksinimit do jetë më I ulët krahasuar me javën e shkuar, ndërsa nga java e ardhshme pritet arritja e sasive tjera të vaksinave, me çka pritet të ketë rikthim të dinamikës së procesit të imunizimit. Për Sputnik dhe Sinovak ende nuk kemi data të sakta. Na thanë se do vijnë në fund të majit, por ja që nuk erdhën. Unë dje bisedova me ambasadorin rus, dhe e mori përsipër të komunikojë me Institutin…
Normaliteti kthehet në Maqedoni pas tetë muajve nga vendosja e masës që të mbahet maska në hapësira të hapura, ndërsa sot Qeveria dha dritë të gjelbër për propozimin e KSI-së për heqjen e kësaj mase. Pas 215 ditëve dhe pas 193 mijë dënimeve të shqiptuara që kapin vlerën prej dy milionë euro, mbajtja e maskave në hapësira të hapura shkon në histori. Disa qytetarë shprehen të kënaqur nga ky vendim dhe thonë se më lehtë mund të marrin frymë, ndërsa disa të tjerë vazhdojnë ta mbajnë maskën. Krahas kësaj mase, nga sot u lejua edhe organizimi i dasmave në hapësira…
Qyteti i Shkupit nënshkroi marrëveshje me një kompani të huaj për të kryer një studimit për lehtësimin e transportit publik në kryeqytet. Sipas tyre studimi i quajtur BRC, do të bëj një riorganizim të linjave të autobusëve urban me qëllim të lehtësimit të ngarkesave në trafik. Kreu i Qytetit Petre Shilegov tha se nga ky projekt pret që të rritet efikasiteti i shërbimeve të transportit urban duke transportuar më shumë udhëtarë dhe duke kursyer më shumë kohë të shërbimit. Ky studim do të realizohet nga konzorciumi mes kompanisë izraelite ROM Transportation dhe kompanisë angeleze GCTC LTD që do të kushtojë…
Nesër skadon afati prej tetë ditësh që komuna e Ohrit u dha ish-koncesionarëve të plazheve në zonën e qytetit dhe në pjesën e lagjes Kaneo, që vetë t’i heqin platformat dhe objektet. Në ndërkohë, ata duhet të ndalojnë me punë dhe të fitojnë para në mënyrë të paligjshme. Bëhet fjalë për të ardhura që shkojnë në disa miliona euro. Për shembull, një kompani-koncesionar plazhi për një periudhë prej katër vjetësh kur nuk ka pasur kontratë aktive koncesioni arriti të ardhura prej 190 milion denarë. Një kompani tjetër që ka menaxhuar me plazhin gjithashtu pa marrëveshje koncesioni, për të njëjtën periudhë…
VMRO DPMNE-ja paralajmëroi amendamente shtesë për Ligjin për shtetësi. Kreu i partisë, Hristijan Mickovski tha se për momentin deputetët po i shqyrtojnë amendamentet e pushtetit dhe opozitës shqiptare, të cilat siç tha ishin dorëzuar pa e konsultuar fare VMRO-në. Deputetët i pranuan amendamentet në mënyrë zyrtare në suaza të procedurës parlamentare. I shqyrtuam, në bazë të atij propozim Ligji që është arritur si marrëveshje mes LSDM-së dhe Koalicionit ASH-AAA. Ne do të propozojmë amendamente tona të cilat vlerësojmë se duhet t’i përfshijë ky ligj, e në këtë mënyrë do të presim që kjo procedurë parlamentare të përfundojë dhe do e…
Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistika në Maqedoni, numri i martesave në vitin 2020, në krahasim me vitin 2019, është ulur për 25.6%. Në vitin 2020 janë bërë 10.278 kurorëzime. Sipas ESHS-së, më shumë martesa (1.423) janë bërë në muajin gusht, ndërsa më pak (162) në muajin prill. Nga kurorëzimet e bëra në vitin 2020, për herë të parë janë martuar 94.1% e grave, ndërsa 92.8% e burrave. Në vitin 2020, numri më i lartë i martesave, 3.380 ose 32.9 përqind, tek gratë ndodhi në grupmoshën 20 deri 24 vjeç, ndërsa tek burrat kishte 3.780 martesa ose 36.8…

