Plenumi i mësimdhënësve, përmes një letre drejtuar Ministres së Arsimit Milla Carovska dhe Sindikatave tha se kërkon rritje të pagave të mësimdhënësve në arsimin fillor dhe të mesëm. Nëse nuk plotësohet ky kusht plenumi i mësimdhënësve planifikon bojkot të mësimit nga fillimi i vitit të ri shkollor. Të pakënaqur me shumën e pagës bazë të mësimdhënësve, ata kërkojnë që Carovska të bëjë përpjekje maksimale në Qeveri dhe të plotësojë nevojat e të gjithë punonjësve në arsim, duke siguruar rritje pagash në vitin e ri shkollor. “Ne i referohemi kësaj kërkese si rezultat i rritjes së çmimeve të produkteve të përdorura në jetën e përditshme, si dhe rritjes së pagës mesatare, e cila është shumë më e lartë se pagat e punonjësve të arsimit. Përndryshe, ne, mësuesit nga Plenumi i mësimdhënësve, do të detyrohemi të organizohemi dhe të shfaqim pakënaqësi publike, thekson Plenumi në kërkesën drejtuar Carovskës.
Data 15.11.2026
Aktuale
- “I ke parë fëmijët si bankomate” – Përplasje e ashpër mes Jonida Maliqit dhe psikologes Anjeza Dishnica
- Rugova: Figura e pavarësisë që nuk mund të harrohet
- Adelina shfaqet zonjë e rëndë në postimin e fundit
- Vuçiq: Pse Albin Kurti e ndalon hyrjen time në Kosovë?
- Ish-ministri Astrit Haraqija nën akuzë për trafikim të kokainës
- “My love”, Big Mama na njofton me dashninë e saj
- Zbardhet e vërteta mbi fatin e Artjol Ramajt, autoritetet spanjolle kërkojnë 22 vite burg për autorin: E vrau dhe trupin e hodhi në pyll për ta shqyer kafshët!
- (VIDEO) Qytetarët ankohen për paga të ulëta, ministria e Ekonomisë: Çmimet janë stabile



