Deputetët e opozitës maqedonase kanë vazhduar fjalimet peocedurale dhe kërkimin e pauzave. Nga VMRO-DPMNE deputeti Brane Petrushevki ka deklaruar se për këtë propozim ligj duhet të ketë debat publike në të cilën do të duhet të marrin pjesë institucionet kompetente dhe ekspertë. Ndërsa deputeti i ASH-AAA-së, Skënder Rexhepi kërkoi nga deputetët e opozitës maqedonase që të mos e zvarrisin miratimin e ligjit i cili do të zgjidh problemin e rreth 2 000 qytetarëve që me dekada nuk janë pjesë e sistemit të shtetit. Ai ka kërkuar nga deputetët e VMRO-së dhe partisë e “E majta”, që mos ta politizojnë propozim…
Author: Hamdi Kumanova
Kryeministri Zoran Zaev hedh poshtë deklaratën e numrit një të VMRO-DPMNE-së opozitare, Hristijan Mickoski se po punon në sigurimin e shumicës parlamentare. Zaev nënvizoi se duke pasur parasysh politikat që po bën kjo qeveri, është një tregues I mirë se shumica parlamentare vetëm mund të rritet dhe jo të bjerë. ZORAN ZAEV, KRYEMINISTËR “Unë them me përgjegjësi se shumica parlamentare mund të rritet, nuk mund të bie. Dhe do të mundohem në mënyrën më të thjeshtë ta shpjegoj, politikat që I udhëheq LSDM dhe ato që I udhëheq VMRO-DPMNE-ja, kjo është baza nëse do të kemi mIgrim të deputetëve nga…
Në periudhën afatmesme, norma e rritjes ekonomike do të tejkalojë 5%, shkalla e papunësisë do të ulet në 8.6%, ndërsa shkalla e punësisë do të arrijë në 54.3%, paga mesatare do të rritet me normë mesatare prej rreth 4%, investimet bruto do të rriten deri në 36.2% në vitin 2026, ndërsa eksporti do të rritet me normë mesatare prej rreth 8.8%. Këto janë projeksione të pasqyruara në Strategjinë fiskale 2022-2024, me perspektivë deri në vitin 2026, me të cilën vazhdon praktika e mirë e vendosur nga Ministria e Financave me strategjinë fiskale të rishikuar paraprake për planifikim afatgjatë, me projeksione…
Një 33 vjeçar nga Velersi ka udhëhequr grupin kriminal që gjatë mëngjesit ishte arrestuar për trafikimin e migrantëve. Në këtë grup kanë qenë edhe dy persona me origjinë nga vendet e Lindjes së Afërt. Migrantët me origjinë nga Afganistani, Pakistani, Siria, Bangladeshi dhe vende tjera të lindjes së afërt dhe të mesme ilegalisht ishin transferuar nga Greqia në territorin e vendit tonë përmes të ashtuquajturës “kufiri i gjelbërt” në afërsi të Gjevgjelisë, Strumicës dhe Demir Kapisë, ndërsa nga atje me ndihmë të udhëheqësve në mënyrë të koordinuar janë transferuar në lokacione që paraprakisht ishin dakorduar. Sic ka bërë të ditur…
Gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 3.007 teste të kryera janë regjistruar 43 raste të reja me Covid-19, prej të cilëve 24 vetëm në Shkup. Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 48 pacientë, transmeton Alsat. Ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur 6 pacientë. Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 155.345 raste, prej të cilëve 148.846 janë shëruar, kurse 5.429 kanë ndërruar jetë. Aktualisht në vendin tonë janë 1.070 raste aktive me virusin korona, 444 prej të cilave vetëm në Shkup, ndërsa 108 në Kumanovë.
Kryeministri Zoran Zaev deklaroi sot se është i gatshëm që të shkoj në Sofje për të kërkuar zgjidhje rreth kontestit me Bullgarinë dhe ti hapë rrugën vendit për fillim të negociatave me Bashkimin Evropian. Ai në një deklaratë për media tha se përshëndet çdo ndihmë nga vendet mike, megjithatë çështja është bilaterale dhe si e tillë u takon dyja vendeve që të gjejnë zgjidhje të pranueshme. “Shpresoj se do të kemi takim edhe me kryeministrin e Bullgarisë, është e mundshme që takimi të ndodh në Sofje. Unë kam thënë se nuk ka paragjykime, kjo është çështje bilaterale, miqtë mund të…
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se ka presion nga Perëndimi që të pranojë Kosovën, megjithatë ai nuk do ta bëjë këtë për shkak se siç thotë, nuk dëshiron të përfundojë si Zoran Zaevi. Ai thotë se Zaev edhe pse e ndryshoi emrin me marrëveshjen e Prespës, ai nga BE-ja nuk fitoi asgjë. “Me Kosovën duan ta shkatërrojnë gjithë Serbinë dhe kjo nuk është larg së vërtetës. Do u thonë se politikanët më modern janë ata të cilët do të pranojnë pavarësinë e Kosovës ndërsa Serbia të mos fitojë asgjë. Ose të fitoj një tregim të bukur në gazeta…
Qeveria dje i ka shqyrtuar raportet për mazutin e importuar dhe vajin industrial, por u dhanë udhëzime për të bërë një analizë më gjithëpërfshirëse për dhjetë vitet e fundit për të gjitha kompanitë që importuan në këtë periudhë. Zëvendëskryeministri i ngarkuar me çështjet ekonomike, koordinimin e departamenteve ekonomike dhe investimet Fatmir Bytyqi sot premtoi se kushdo që ka bërë lëshim ose abuzim do të mbajë përgjegjësi, pavarësisht nëse bëhet fjalë për institucion apo kompani. “Fatkeqësisht, në analizat fillestare përfshihen vetëm disa nga kompanitë që kanë importuan mazut ose vaj industrial në periudhën e dy viteve të fundit. Ne kemi dhënë…
“Përmes arsimit dual, krijojmë profile sipas nevojave tona”, thonë disa biznesmenë të kompanive të njohura, të gatshëm të punësojnë profesionistë të rinj menjëherë pasi të kenë mbaruar arsimin e mesëm profesional. Këto ditë jemi dëshmitarë të fushatës së Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës “Mëso me mençuri, puno në mënyrë profesionale”, e cila synon të rrisë ndërgjegjësimin e publikut për arsimin e mesëm profesional si një mundësi e shkëlqyer për të rinjtë, por edhe të informojë për rëndësinë e tij për zhvillimin e ekonomive lokale duke përmirësuar dhe harmonizuar ofertën dhe kërkesën e punës. Kështu, përmes parimit të arsimit dual, nxënësit…
Deri të shtunën moti do të jetë i qëndrueshëm me rritje të temperaturës së ajrit. Të dielën pasdite do të ketë paraqitje lokale të shiut të rrëmbyeshëm dhe bubullimave, ndërsa në fillim të javës së ardhshme pritet moti të jetë i paqëndrueshëm në disa vende. Temperatura minimale e mëngjesit do të jetë në interval prej 6 deri 14 gradë, ndërsa maksimalja e ditës prej 24 deri 32 gradë.
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve shpalli tender të ri për furnizimin e pajisjeve për gjurmët e gishtërinjve që duhet të përdoren në zgjedhjet lokale në vjeshtë. Në specifikimin e konkursit theksohet se kërkohet sistem i integruar për identifikimin biometrik të votuesve, ndërsa vlera e furnizimit është rreth 12 milionë euro. Afati se deri kur duhet të dërgohen ofertat janë deri më 1 korrik. Procedura për furnizimin e këtyre pajisjeve filloi në maj, pas që tenderi i mëhershëm u anulua të premten, pa si që KSHZ ka vërejtur gabime në specifikim. Në vend që të kërkohet firmë që do të furnizojë pajisje…
Në territorin e Qytetit të Shkupit gjatë kontrolleve të përforcuara rrugore dje janë shqiptuar gjithsej 232 masa, duke përfshirë 34 sanksione për vozitje më shumë se shpejtësia e lejuar, 15 për vozitje pa patentë shoferi, katër për automjete teknikisht të parregulluara në transportin publik. Nga MPB-ja informuan se janë shqiptuar edhe 14 sanksione për shfyrtëzimin e celularit, shtatë për mos mbajtjen e rripit të sigurimit, 47 kundërvajtje për këmbësorët, nëntë kundërvajtje nga motoçiklistët, gjashtë për rigrupim të paligjshëm, si dhe 65 sanksione për parkim të paligjshëm. Kontrollet e përforcuara të veprimit në komunikacion vazhdojnë, paralajmërojnë nga MPB-ja dhe apelojnë tek…

