Author: Hamdi Kumanova

SPB Shtip ka parashtruar kallëzim penale kundër P.S.(30) nga Struga, P.T.(41) nga Sveti Nikollë, D.S.(35) nga Kriva Pallanka, S.T.(61) dhe I.E.(40) nga Sveti Nikolla, për shkak të ekzistimit të dyshimit se kanë kryer veprën penale “mashtrim”. “Të denoncuarit, gjatë periudhës prej dhjetor 2020 deri shkurt 2021, kanë realizuar kontakt me tre persona nga Shtipi, Strumica dhe Probishtipi, duke përdorur profile të rrejshme në “Facebook”, dhe pasi kanë mësuar të dhënat e tyre personale, i kanë shfrytëzuar për të fituar kredi të shpejtë nëpërmjet aplikimi elektronik në shoqata financiare. Të dëmtuarit janë mashtruar, duke u thënë se paratë të cilat pas…

Lexo më Shumë

Komuna e Gazi Babës akoma nuk ka një vendim përfundimtar nëse në shkollën periferike “Kërste Misirkov” në fshatin Bërnjarcë do të mund të mësojnë edhe 60 fëmijët shqiptarë të këtij fshati të cilët për momentin mësojnë në shkollat e Haraçinës. Nga Komuna e Gazi Babës nuk dhanë asnjë sqarim se deri ku ka arritur kjo procedurë pavarësisht se sot u realizua edhe një takim tjetër në shkollën në fjalë. Drejtori i shkollës në Haraçinë Azem Aki tha se mes tjerash ishte biseduar se kush do të menaxhojë me këtë shkollë periferike. Më hollësisht, ne këtu duhet ta definojmë nëse shkolla…

Lexo më Shumë

Nxënësit të cilët përfundojnë arsimin e mesëm 4 vjeçar dhe janë të paraqitur në provimin e maturës shtetërore, nesër në orën 10 të mëngjesit do t’i nënshtrohen provimit të parë ekstern në  gjuhë amtare, i cili është i detyrueshëm për 15 294 nxënësit e paraqitur për këtë vit, njoftojnë nga Ministria e arsimit dhe shkencës. MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS “Sipas të dhënave të qendrës shtetërore të provimeve , nga numri i përgjithshëm i të paraqiturve, 7 050 nxënës  janë nga gjimnazi, 7 983 janë nga arsimi i mesëm profesional dhe 261 nga arsimi i mesëm i artit. Të gjithë…

Lexo më Shumë

Pasojat shëndetësore post kovid janë të pashmangshme për disa nga të sëmurët kronik. Në disa vende të rajonit dhe më gjerë, sipas autoriteteve shëndetësore situata epidemiologjike është më e rënduar se në vendin tonë. Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe thotë se variantet e reja të virusit korona janë më virulencë të lartë dhe nëse pas dy javësh rezultojnë negativ duke i mbijetuar CoVid-19. “Post kovid si gjendje është regjistruar në Klinikën e Pulmologjisë dhe në Klinikën e Pediatrisë. Për fat deri më tash nuk kemi pasur pacient, edhe pse shpesh diskutojmë me drejtorët, për ndonjë formë të rëndë për gjendjen…

Lexo më Shumë

Hamdi Nuhiju “Zahiri” është njëra prej veprave më të bukura që kam lexuar nga Pauelo Koeljo. E di se një pjesë e juaj nuk pajtohet me mua. Dikush pëlqen “Dorëshkrimet nga Akra”, tjetri ‘Alefin’, tjetri “11 minuta”, tjetri ‘Veronika vendosi të vdes’, tjetri ‘Alkimisti’, tjetri ‘Spiunja’, tjetri ‘ Ditari i një magjistari’, e kështu me radhë. Apo ndoshta nuk keni lexuar asnjërin? Dikush njëherë më pyeti, pse romanet e Koeljos dhe librat tjera nga letërsia po edhe të drejtimeve tjera i blen në gjuhën maqedonase? Iu përgjigja: për shkak të çmimit. Po, është e vërtetë! Kush ia mundëson studentit leximin…

Lexo më Shumë

Objektet hotelierike që nuk kanë tarraca verore, mbeten të mbyllura për organizime festash e dasmash edhe më tej. Komisioni për Mbrojtjen nga Sëmundjet Infektive është i prerë se protokollet aktuale nuk i mbrojnë klientët që do të mblidheshin në këto. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipce, thotë se nuk po punohet për protokolle shtesë për funksionimin e pjesëve të mbyllura të objekteve hotelierike. “Ekzistojnë protokolle për mbajtjen e punëtorive, takimeve etj. Ne besojmë se te organizimet e tilla ka kushte për respektimin e protokolleve, por të njëjtat nuk do të respektohen gjatë festave dhe dasmave ose gjatë orëve më të…

Lexo më Shumë

Një ditë pasi Demë Shehu, njëri nga të akuzuarit në rastin “Lagja e Trimave”, u ankua se prej dy muajsh nuk po i mundësohet ndihma mjekësore, avokati i tij Naser Raufi ka sqaruar se klienti i tij ndjenë dhimbje të mëdha për shkak të problemeve me dhëmbët dhe se pavarëisht premtimeve të shumta nga autoritetet komptetente, Demë Shehut nuk i mundësohet vizita mjekësore. “Nga gjykatësi në Gjykatën Penale, Goran Boshevski, prej dy muajve kërkojmë leje që i dënuari Demë Shehu të shkojë në stomatolog pasi i njejti ka dhimbje, me dhëmbët ka probleme dhe ka dy muaj që ky gjykatës…

Lexo më Shumë

Qeveria kërkon përgjegjësi penale nga gati 1,200 kompani për keqpërdorimin e ndihmës shtetërore për dhënien e pagës. Sipas listave të publikuara në faqen e internetit të Qeverisë, akuzat janë ngritur kundër të gjitha ndërmarrjeve në Prokurorinë Themelore Publike. Më shumë se 3,000 punonjës nuk i morën pagat, megjithëse punëdhënësit pranuan ndihmë shtetërore. Sipas përllogaritjeve të bëra nga Alsat, shteti është dëmtuar për gati një milion euro. Prokurori që vepron ndaj lëndës për zbardhjen e plotë të pretendimeve i pret përgjigjet që duhet t’i jep Drejtoria e të Ardhurave Publike”, thonë nga Prokuroria Themelore Publike. Masa e ndihmës financiare për…

Lexo më Shumë

Ish sekretari i përgjithshëm i Qeverisë, Dragi Rashkovski ofron gjysmë milion euro garanci për dalje nga paraburgimi- njofton “360 gradë”. Prokuroria e Lartë Publike ka dhënë mendim pozitiv që Rashkovski të dalë në burgu i Shutkës kurse vendimin final duhet ta marrë Gjykata e Apelit. Rashkovski është në paraburgim nga 21 prilli. Ai dyshohet për furnizim të softuerit derisa ishte sekretar i përgjithshëm i Qeverisë ndërsa sipas Prokurorisë së Krimit të Organizuar dhe Korrupsiot, përmes furnizimeve publike që ai i ka realizuar, është dëmtuar buxheti për rreth 180 mijë euro.

Lexo më Shumë

Kryeministri Zoran Zaev hodhi poshtë akuzat e opozitës maqedonase për marrëveshje sekrete me Sofjen. Zaev, i prerë se e vetmja gjë që negociohet me palën bullgare është propozimi portugez. Ai tha se deklarata e miratuar nga parlamenti bullgar është e papranueshme dhe se çështjet e identitetit janë të paprekshme. Zaev tha se për momentin që negociohet me Sofjen nuk mund të jep më shumë detaje, ndërsa do të ishte i gatshëm për duel me Mickoskin sapo negociatat të përfundojnë. Nuk kemi negociata për të bërë ndonjë marrëveshje të re me Bullgarinë, e kemi Marrëveshjen për Fqinjësi të mirë. Kërkohen formulime…

Lexo më Shumë

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, ka deklaruar se në zgjedhjet e ardhshme lokale pret që përsëri të kandidojë dhe të fitojë në ato zgjedhje. “Mbes në pozitën e njëjtë edhe para fillimit të spekulimeve, madje, nesër do të pastrohen ato spekulime dhe do të shihet se nuk bëhet fjalë për kandidatë për kryetar komune”, deklaroi gjatë ditës së sotme Shilegov.

Lexo më Shumë