ALSAR nxjerr nga shtypi një titull të ri, “Horizonte etnokulturore”

ALSAR nxjerr nga shtypi një titull të ri, “Horizonte etnokulturore”

Etnokultura shqiptare është temë e botimit më të ri të Fondacionit ALSAR.

I dalë tani nga shtypi, “Horizonte etnokulturore” ka për autor prof. dr. Ramazan H. Bogdanin, “Mjeshtër i Madh”.

Vepra është përmbledhje e punës së gjatë studimore së shkruesit të saj, e aktivitetit intensiv në art dhe shkencë.

Etnokultura dhe autobiografia përbëjnë dy linjat në të cilat është ecur në vepër, të pandara siç duket nga shkrirja e jetës së autorit në profesionin të cilit i kushtoi dekada të tëra mbushur me veprimtari, në rolin e interpretuesit, krijuesit dhe studiuesit.

Parathënia, dhe në anglisht në skajin fundor të botimit, të jep një pasqyrë të përmbajtjes, ndarë në 21 artikuj-kapituj, të shkruar në kohë të ndryshme. Si më thelbësorët, veçohen, “Historiofestivalistika e folklorit shqiptar”, “Diaspora shqiptare” dhe “Mëkuar nga baltëmjalta Tiranë, 1940-1952”. I shumëshëtitur, pjesëmarrës në qindra veprimtari, autori nuk e ka patur të vështirë ta mbushë punimin me të dhëna dhe ilustrime fotografike.

“Horizonte etnokulturore” ka veçorinë e së njëzetës vepër, së finales, së autorit, tashmë në një moshë për të bërë bilancin e jetës.

Fondacioni ALSAR e zgjeron më tej me këtë vepër diapazonin e botimeve të tij, në dobi të kulturës sonë kombëtare.