Pronari i kompanisë Zegin, Blagoj Mehanxhiski qysh në orët e hershme të mëngjesit u përfshi në terren dhe në mënyrë aktive ndihmonte në përballjen me krizën me zjarret në rrugën Dellcevë-Pehcevë, ku dje është përfshirë regjioni i Pehcevës në vendin e quajtur Kriva Krusha.
“E zgjasim krahun atje ku është më e nevojshme, pasi që së bashku jemi më të fuqishëm. Të bëhemi human, të jemi të përgjegjshëm, të jemi të bashkuar kundër gjithçka që na prish shëndetin dhe mirëqenien e qytetarëve tanë, ta ruajmë natyrën dhe bukurinë me të cilat vendi i jonë është i njohur në tërë botën, të ndihmojmë për një të nesërme më të mirë. Kjo që ndodhi ishte e frikshme, u dogjën mushkëritë e bardha të Maleshevës”, deklaroi Mehanxhinski, i cili ka dhuruar një paletë me ujë burimor, ushqim, barna, shtesa për barna dhe material sanitarie dhe prodhime tjera të nevojshme mjekësore.
Përvec ndihmës së ofruar në ushqim, barna dhe gaz, përmes tërë ditës Mehanxhiski së bashku me ekipin e tij i rrethuan terrenet dhe fshatrat për të dhënë përkrahje edhe atje.
Donacionet do të vazhdojnë edhe më andej, kompania Zegin në mënyrë aktive do t`i ndjek ngjarjet dhe do të ndihmoje si tani, me qëllim që sa më shpejt dhe në mënyrë sa më efikase të tejkalohet kriza.





