Kryeministri Zoran Zaev gjatë ditës së sotme ka përshëndetur paralajmërimin e BDI-së, se do të ndryshojnë agjendën e veprimit të tyre politik. Ai ka thënë se është e rëndësishme që politikanët kur të japin fjalën e tyre, premtimet e tyre, të njëjtat duhet t’i realizojnë. “Për mua është mirë që sot mund të komentoj se partia më e madhe politike shqiptare rrumbullakson agjendë etnike dhe se sot tashmë flasim për qytetarët. Mjaft ishte ajo shqiptarë, maqedonas, serb turq , vllehë, qytetarë kemi në shtet, dua ta përshëndes këtë pasi vërtetë është një hap, sigurisht kur vjen nga partia më e…
Author: Hamdi Kumanova
Qeveria Kurti vazhdon ta kundërshtojë minishengenin ballkanik. Në ekzekutiv thonë se janë pro bashkëpunimin rajonal, por vetëm mbi bazën e barazisë dhe mos zëvendësimit të projektit të BE-së. Por, mbështetje ndaj minishengenit po kërkon Maqedonia e Veriut, e cila e sheh këtë nismë profitabile për të gjithë rajonit. Ndërkohë, njohësit e marrëdhënieve ndërkombëtare thonë se minishengeni nuk është çështje prioritare për vendin. Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu duke kundërshtuar këtë nismë, thotë për KosovaPress se çështja e minishengenit ballkanik nuk ka qenë asnjëherë temë në ekzekutiv. “Për Qeverinë e Republikës së Kosovës nuk është ri aktualizuar mini-shengeni, për…
Imperativ gjatë krizës për ne ishte t’i shpëtonim vendet e punës. Arritëm t’i shpëtojmë afro 80 mijë vende pune. Patëm rënie të BPV-së prej 4,5 për qind, ndërsa po të mos ishin masat, rënia do të ishte 8,7 për qind. Masat i dhanë rezultatet e pritura, vlerëson Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Koordinimin e Resorëve Ekonomikë dhe Investimeve, Fatmir Bytyqi në intervistë. Thotë se masat janë sjellë çdo tre muaj duke i ndjekur rrjedhat ose trendet e ekonomisë. Është i pajtimit se asnjëherë ato nuk kanë shkuar në kohë tek qytetarët, por vlerëson se në kohë krizash më e rëndësishme…
James William Pardew, ish ambasador i SHBA-ve në administratën e Klinton dhe Bush, dhe zyrtar për zbulim në armatën amerikane, ka ndëruar jetë në moshën 77 vjeçare. Pardew tek ne ishte i njohur si një nga shtatë nënshkruesit të marrëveshjes së Ohrit në vitin 2001, me çka përfundoi konflikti në Maqedoni. Përskaj diplomatit amerikan, nënshkrime të tyre në Marrëveshjen e Ohrit më 13 gusht 2001 vendosën dhe Boris Trajkovski, Ljubço Georgievski, Branko Crvenkovski, Arben Xhaferi, Imer Imeri dhe Fransoa Leotar.
Numri i rasteve aktive me korona virus në vendin tonë ka rënë nën 1000 pas një kohe shumë shumë të gjatë. Dje u regjistruan 29 raste të reja ndërsa të premten 16 raste të reja. Sipas statistikave të MSH-së, në disa komuna më të vogla nuk ka fare raste aktive: Në Probishtip, Dojran, Pehçevë dhe Demir Kapi. Në Shkup ka 395 raste aktive, ndërsa në Kumanovë 109. Në repartet infektive në kryeqytet dhe në spitale po mjekohen gjithsej 134 pacientë, ndërsa ka 515 krevate të lira. Në pikat e vaksinimit, janë vaksinuar gjithsej 145413 qytetarë. Sipas statistikave, 48% e banorëve…
Kryetari i Partisë Alternativa dega në Kumanovë, Nagri Rexhepi ka reaguar pas publikimit të agjendës së gjelbër nga radhët e BDI-së dhe liderit të saj Ali Ahmeti. Ky është reagimi i plotë i tij: Boll bre u tallët me popull. Po skeni faj ju hiq, keni gjet. A thu 19 vite u desht me i marrë votat e me pas pushtetin qendrorë dhe lokal dhe pastaj me dal e me ba 1 surprizë. Këtë gjë është dashur deri tash ta kishit realizuar. Kush ju ka ndalë me ba planifikime për ambient të pastër dhe të hartoni programe dhe agjenda të…
Askush nuk do të përgjigjet për arratisjen e ish drejtorit të DSK-së, Sasho Mijallkov. Prokuroria apo Prokurori publik i cili ka vepruar në procedurë para hetimore e hapur për artisjen e tij, ka vërtetuar se nuk ekziston vepër penale. Është kryer ekspertizë e 54 numrave celularë, ndërsa janë marrë në pyetje disa persona, mes tyre edhe ministri i drejtësisë, ministri për punë të brendshme, kryeministri dhe disa persona të tjerë megjithatë nuk është vërtetuar përgjegjësi penale. Pyetja kryesore që parashtrohet është – Ku ka qenë Mijallkov kur nëpunësit policor kanë arritur, ndërsa nuk e kanë gjetur në shtëpinë e tij.…
Një 57 vjeçar nga Shkupi ka marrë lëndime gjatë tentimit për shuarjen e zjarrit që ka shpërthyer dje pasdite në rr. “Haxhi Nikollov” në Shkup. Në SPB-Shkup dje në orën 16.20 është lajmëruar se në rr. “Haxhi Nikollov” është paraqitur zjarr në një shtëpi pronë e A.G (43) ku është përfshirë edhe shtëpia aty pranë, pronë e M.T (34). Gjatë tentimit për shuarjen e zjarrit lëndime ka marrë G.B (57) i cili është dërguar në Spitalin “Nënë Tereza” për ndihmë mjekësore”, informojnë nga MPB-ja. Zjarri është shuar nga ekipi i Brigadës kundër zjarreve- Shkup.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Maqedonisë së Veriut, e ka vlerësuar si të suksesshëm, procesin mësimor të zhvilluar në kushte pandemie. Viti shkollor në Maqedoninë e Veriut përfundon më 10 qershor. Por, që nga 13 marsi i vitit 2020, për shkak të pandemisë COVID-19, shkollat u mbyllën dhe mësimi nisi që të zhvillohej në formë online. Ministria e Arsimit ka thënë se gjatë këtij viti shkollor ka pasur probleme të vogla apo mungesë të kushteve për një numër të vogël të nxënësve. “Përveç që mësimi është zhvilluar sipas parashikimeve tona, ministria paralelisht është në proces të zbatimit të reformave,…
Mturës shtetërorë iu nënshtruan edhe 1256 nxënës në rajonin e Tetovës. Sipas zyrtarëve për arsim të këtyij qyteti gjithçka është realizuar sipas planit. “1256 nxënës në komunë e Tetovës ju nënshtruan provimit ekstern shtetëror, çdo gjë ka shkuar mir, sipas planit të parapar, janë respëktuar portokollet.”, tha Ahmed Qazimi, Përgjegjës për Arsim në Komunë e Tetovës. Hodai: MASH respektoi marrveshjen Edhe Unionini i nxënësve vlerëson se provimi I matures në ditën e parë ka shkuar shumë mirë. Blendi Hodai nga ky Union thot se Ministria e Arsimit e ka implementuar marrveshjen e arritur paraprakisht. “Vlen të theksohet se, marrveshja…
Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev do të udhëtojë sot për në Stamboll me ftesë të Presidentit të Republikës së Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, ku pritet të ketë një darkë pune të përbashkët, njoftojnë nga Qeveria. Disa fusha me interes të përbashkët pritet të diskutohen, të tilla si ekonomia, tregtia, shëndetësia dhe tema të tjera me interes të përbashkët. Kryeministri Zaev gjatë vizitës në Turqi do të shoqërohet nga Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.
Rreth 15,000 maturantë sot filluan me provimin e maturës shtetërore. Sipas marrëveshjes së Ministrisë së Arsimit me Lidhjen e nxënësve të hhkollave të mesme, kësaj here maturantët do kenë provime në dy lëndë të jashtme dhe dy të brendshme. Ministrja e Arsimit Carovska u uroi sukses maturantëve, por ende nuk ka përgjigje konkrete se si do të vazhdojë viti i ardhshëm shkollor. – Advertisements – Në momentin kur Qeveria së bashku me Ministrinë e Arsimit, Ministrinë e Shëndetësisë dhe Komisionin për Sëmundjet ngjitëse e do të marrin qëndrim përfundimtar për fillimin e vitit të ardhshëm shkollor dhe mënyrën se si…

