Ministria e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut a njoftuar se në vend ka arritur aeroplani C-27 Spartan i aviacionit rumun ushtarak, i cili është i specializuar për shuarjen e zjarreve. Ministrja Radmilla Sheqerinska ka njoftuar se ky aeroplan ka kapacitet për veprimtari me 6 tonë ujë. Aeroplani do të veprojë në rajonin e Berovës.
Ministria njoftuan se së shpejti pritet që të arrijë edhe një avion rumun tjetër i cili do të sjellë kontejnerë dhe pajisje shtesë shoqëruese në mbështetje në ballafaqimin me zjarret.
Mbështetja e Rumanisë, vjen pas kërkesës së ministres Shekerinska drejtuar homologut të saj rumun, Nikolae Jonel Çuka, për ndihmë urgjente në ballafaqimin me zjarret.
Më herët në vend ka arritur edhe “Kanader T21”, një helikopter rumun i specializuar për shuarjen e zjarreve. /SHENJA/




