Author: Hamdi Kumanova

Alsat mëson se të martën në një takim të jashtëzakonshëm, Komisioni Rregullator i Energjetikës do të vendosë për fatin e kompanive që importuan mazut të dyshimtë. Çfarë sanksioni do t’u jepet kompanive ku janë identifikuar parregullsi gjatë importit të mazutit në vend, a do të jetë revokimi i licencës, ose vetëm një gjobë do të dihet pas takimit, do të dihet pas takimit. Ndërsa pas seancës së qeverisë, do të publikohen të gjitha detajet e tjera pas analizës së mostrave të përpunuara, nga institucionet kompetente, konfirmoi sot Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi. Inspektorët tashmë kanë identifikuar parregullsi. – Advertisements -…

Lexo më Shumë

Gjykata e Apelit vendosi që Sasho Mijalkov të mbetet në paraburgim. Pasi ish-drejtori i DSK-së ofroi një garanci prej mbi 10 milion euro për të mbrojtur veten në liri derisa vendimi të bëhet i plotfuqishëm, gjykata e Apelit konfirmoi për Alsat se megjithatë kanë vendosur se ai duhet të mbetet në Shutkë. Prokuroria e Lartë Publike dha mendim negativ në lidhje me ankesën e tij, si dhe për garancinë e ofruar milionëshe, megjithëse më parë kolegët e tyre nga Krimi i Organizuar menduan se 10 milion euro ishin garanci e mjaftueshme, që Mijalkov të mos arratisej. Mijalkov tashmë është dënuar…

Lexo më Shumë

Ministria e Shëndetësisë informon se gjithsej 12.631 qytetarë morën dozën e parë të vaksinës kundër Covid-19 në 7 ditë. Në tre ditët e fundit të majit, doza e parë e vaksinës kundër covid-19 u mor nga gjithsej 5.065 qytetarë të regjistruar dhe në 4 ditët e para të qershorit, 7.566 qytetarë të regjistruar u vaksinuan. “Deri më tani, numri i personave që kanë shprehur dëshirën për vaksinim përmes platformës në internet vakcinacija.mk është 440.213 qytetarë. Sipas shifrave të fundit, 48% e popullsisë mbi 70 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine, ndërsa 35% e popullsisë mbi 60 vjeç janë…

Lexo më Shumë

Nuk ka marrëveshje për zhbllokimin e propozim-Ligjit të Shtetësisë. Në koordinimin e mbajtur në Kuvend mes koordinatorëve të grupeve parlamentare, “E Majta” nuk ka hequr dorë nga bllokada. Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa jo zyrtarisht kanë kërkuar mirëkuptim nga partia opozitare maqedonase, që ta lëshojnë mbledhjen bashkërisht me subjektet tjera derisa “E Majta” të konsiderojë se nuk ka më kë të diskutojë. Për një gjë të tillë koordinatori i VMRO-DPMNE-së mësohet të ketë kërkuar të diskutojë me kreun e partisë Hristijan Mickoski. Ky i fundit mohon se partia e tij në Kuvend është duke bllokuar propozim-Ligjin e Shtetësisë. Megjithatë Mickoski…

Lexo më Shumë

Po përgatiteshin për të kultivuar mjaltin e vitit, por dy bletarët nga Tetova, u shtangën nga ajo që panë. Mijëra bletë të ngordhura si pasojë e helmit kundër insekteve të pemëve. Pronarët e koshereve thonë se është prishur qindra kilogram mjaltë. Te na bletët janë të shkatërruara, totalisht. Tash është kulmi i bletëve kur çdo koshere ka mbi 70.000 miza brenda por patë edhe ju me kamerat tuaja se sa bletë të vdekura ka në tokë. Një koshere bletë kushton afër 200 euro por tash nuk është aq sepse tash e ka kulmin e zhvillimit kur brenda dhjetë ditësh prisnim…

Lexo më Shumë

Ky është demanti i plotë i Izet Mexhitit: DEMANT Të nderuar miq dhe simpatizantë të Bashkimit demokratik për Integrim Ky reagim vjen pas një mori lajmesh të publikuara në portale dhe media të cilat thiren në një lajm të publikuar më herët nga Almakos. Dua të hedh poshtë këtë lajm si të pavëertetë. Stilin tim të veprimit në politikë, tanimë nga themelimi i BDI-së në vitin 2002, miqt dhe simpatizanzët e kanë të njohur dhe sigurisht se e dijnë që ky lloj veprimi nuk është i vërtetë. Në fakt, demokracia nuk e njeh gjuhën e ultimatumit në provinencën tonë politike,…

Lexo më Shumë

Për gjysmë denari shtrenjtohen Eurosuper BS-95 dhe Eurosuper BS-98 dhe dizeli, ndërsa vaji ekstra i lehtë për amvisëri për një denar, vendosi sot Komisioni rregullator për energjetikë. Nga mesnata çmimi i ri i Eurosuper BS-95 është 68 denarë për litër, i Eurosuper BS-98 është 70 denarë, dizeli – 60,50 denarë, ndërsa vaji ekstra i lehtë 60 denarë për litër. Mazuti shtrenjtohet për 1,008 denarë dhe një kilogram do të shitet për 34,889 denarë.

Lexo më Shumë

Derisa në Maqedoninë e Veriut kemi pabarazi që shfaqet në të gjitha dimensionet e jetës, që nga drejtësia e deri në mjedisin jetësor, nuk mund ta shpallim të përfunduar arsyen e ekzistimit të partive etnike. Ne nuk e kontestojmë dëshirën e qarqeve etnonacionaliste maqedonase, që të mos ketë më parti shqiptare dhe, madje, ato të shkrihen në trashëgimtaren e Partisë Komuniste të Maqedonisë (sot LDSM), por shqiptarët, të cilët që nga vitit 1990-të bëjnë betejë për barazi, që në vitin 2001 bënë edhe luftë të armatosur, dëshmorët që kanë rënë në atë luftë, amaneti i gjakut të tyre, por edhe…

Lexo më Shumë

Partia opozitare VMRO-DPMNE do të protestojë nesër në Shkup dhe 10 qytete të tjera të Maqedonisë së Veriut. Nëpërmjet protestës, do të kërkojnë dokumentin, të cilin siç thonë, negocion kryeministri Zoran Zaev dhe përfaqësuesi special, Vllado Buçkovski me Bullgarinë. Këtë e ka bërë të ditur lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në takimin me gazetarë. Protesta do të zhvillohet gjatë periudhës prej orës 15:00 deri në ora 17:00, në tre vende në Shkup: te “Nova Makedonija”, te Parlamenti dhe te QT “Mavrovasja”.

Lexo më Shumë

Aleanca për Shqiptarët – Dega Tetovë përmes një konference për shtyp ka reaguar sot për atë që ata e kanë quajtur këtë qytet të rrezikshëm për të jetuar informon Tetovasot. Sipas tyre Tetova me rrethinë, qytet me dy universitete, është katandisur në një vend të rrezikshëm për të jetuar. Sot në Tetovë nuk bisedohet më për dështimin për të ndërtuar teatrin apo bibliotekën, për të ndërtuar kinema apo çerdhe për fëmijë, nuk bisedohet për avancim dhe zhvillim. Sot në Tetovë bisedohet për mbijetesë, për ajër të pastër, për ujë të pijshëm, për higjienë publike. Tetova gjatë këtyre tetë viteve ka…

Lexo më Shumë

Prokuroria Themelore Publike në Kumanovë lëshoi urdhër për kryerjen e një procedure hetimore për katër persona, dy nga India dhe dy nga Pakistani, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale grabitje, ndërsa njëri prej tyre ka kryer edhe veprën penale përpunim, posedim, ndërmjetësim dhe tregtim të armëve ose materieve shpërthyese, transmeton Portalb.mk. Sipas Prokurorisë, të dyshuarit më 4 qershor 2021, rreth orës 21:00 afër qendrës tranzitore Tabanoc, në përbërje të një grupi prej njëzet personash, me përdorimin e forcës, armëve të rrezikshme dhe armëve të zjarrit, të dyshuarit nga persona të tjerët morën sendet të tundshme…

Lexo më Shumë

Ministri i Shëndetësisë, Venko FIlipiçe ka deklaruar se do të propozojë deri tek Shtabi i përgjithshëm i Krizës që masat aktuale dhe ora policore të mbesin në fuqi deri më 15 qershor në territorin e tërë shtetit. Ai tha se sipas analizës epidemiologjike nuk ka paralajmërime se në periudhën e ardhshme do të ketë rritje të numrit të rasteve të reja si dhe të hospitalizimeve. Javën e kaluar tek një pacient i cili është hospitalizuar në spital privat, është detektuar varianti “indian” i koronavirusit. “Sipas anketës epidemiologjike të cilën e ka bërë spitali, pacienti është kthyer nga Iraku, ku më…

Lexo më Shumë