Mbrëmë vonë, 114 specialistë kundër zjarreve në pyje fluturuan nga Aeroporti i Vjenës në Shkup, të cilët duhet të zëvendësojnë kolegët e tyre të lodhur të cilët në vendin tonë erdhën në ndihmë në luftën kundër zjarreve. Siç njoftuan në faqen e tyre në Facebook, kolegët që morën pjesë në luftën kundër zjarrit në Maqedoni ditët e kaluara, kanë arritur në aeroportin e Vjenës, ndërsa në vendin e tyre kanë arritur 114 zjarrfikës tjerë. Ajo që është më interesante është se një pjesë e madhe e zjarrfikësve nga Austria janë vullnetarë. Mes tyre ka studentë, por edhe pensionistë që vijnë si mbështetje dhe ndihmë në shuarjen e zjarreve.
epa01078480 A Macedonian Army helicopter extinguishes a forest fire near the village of Kopance 25 km. from Skopje on 27 July , 2007.Croatia, Turkey, Slovenia and Germany have sent firefighting aircrafts to Macedonia, to help the country solving the situation with the wild-fires. EPA/DARKO ANDONOVSKI


