Më datën 08.08.2021 rreth orës 15:30 minuta në oborrin e ndërmarrjes në rajonin e Gazi Babës nga ana e nëpunësve policorë të Stacionit Policor Gazi Babë nga liria janë privuar E.A. (29) dhe L.A. (23), të dy nga Shkupi.
Duke vepruar pas denoncimit, E.A. (29) dhe L.A. (23), ata menjëherë janë kapur pas kryerjes së veprës penale vjedhje e rëndë në subjekt juridik dhe tek ata janë gjetur sendet e vjedhura, të cilat janë marrë dhe i janë kthyer pronarit.
Të dy personat janë arrestuar dhe në koordinim me Prokurorin Publik nga PTHP Shkup, pas dokumentimit të materialit kundër tyre do të parashtrohet kallëzim sipas nenit 236 paragrafi 1 të Kodit Penal.


