Author: Hamdi Kumanova

Ministria e Shëndetësisë informon se për shkak të interesit të lartë për vaksinim kundër Covid-19, në Shkup do të hapen katër pika të reja për imunizim, transmeton Alsat. Do të hapet pikë vaksinimi në Poliklinikën e Bit Pazarit, në Draçevë, Hasanbeg dhe Gjorqe Petrov. “Në dispozicion janë rreth 400,000 doza nga të gjithë prodhuesit, 200.000 prej të cilëve janë për dozën e parë. Për dozën e parë ka 80.000 doza Sinovac, 50.000 Astra Zeneca dhe 70.000 Pfizer. Çdo javë mbërrijnë 20-30 mijë doza Pfizer”, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Lexo më Shumë

Valon Salihu, zëdhënës i qytetit të Shkupit ka reaguar në Fejsbuk në lidhje me problemin e zjarreve dhe makinerive të vjetruara, shkruan Almakos. Ai thotë se nëse nuk do të ishin vendosur luanët në Shkup, zjarrfikësit sot do të kishin makina moderne. Ky është reagimi i plotë i tij: Thjeshte sa per ilustrim. Nese nje makine per fikje zjarri kushton perafersisht 200.000 euro, sot Shkupi ne vend te 3 shelgjeve ne lumin Vardar do te kishte nje makine moderne per fikje zjarri plus, ose me saktesisht ne vend te 2 luaneve ne uren Goce Dellcev, sot Shkupit do te kishte…

Lexo më Shumë

Pas një dekade, udhëheqësia aktuale e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, me pëlqimin e Qeverisë, ka rihapur mundësinë që fakultetet dhe institucionet shkencore në vend të konkurrojnë për mjete nga Buxheti i shtetit me të cilat do të avancohen kapacitetet e tyre hulumtuese – shkencore përmes modernizimit të kushteve laboratorike. Gjithsej 17.3 milionë denarë për këtë qëllim do të shpërndahen përmes Thirrjes publike i cili është në rrjedhë dhe gjendet në linkun në vazhdim. Në thirrje, me projektet e tyre të propozuara për zhvillimin e burimeve laboratorike, universitetet shtetërore – fakultetet / institutet shkencore dhe institucionet publike shkencore – institutet…

Lexo më Shumë

Numri i rasteve aktive me Covid -19 në Maqedoni ka shënuar rritje. Sipas statistikave të djeshme të Ministrisë së Shëndetësisë numri i rasteve aktive është 2099. Prej tyre më së shumti ka në Shkup – 669, ndërsa më pas në Tetovë 571, në Gostivar 234, në Kumanovë 152 dhe pason Kërçova me 85 raste. Numri i përgjithshëm i të infektuarve shënon 158164, i të shëruarve 150556 ndërsa i të vdekurve 5509. Dje u regjistruan 143 raste të reja me covid ndërsa vdiqën dy pacientë të moshës 31 dhe 70 vjeçare. Të dya pacientet ishin nga Tetova. Për shkak zhvillimit të…

Lexo më Shumë

Duke qenë në ditët e nxehta të verës, AlternAtivA – Dega Tetovë reagon për një dukuri dëshpëruese për një qytet siç është Tetova. Në kohën kur kryetarja e Komunës së Tetovës për çdo ditë flet për konceptin e saj të gjelbër, Tetova vazhdon me mungesë të ujit të mjaftueshëm, gjë që rrezikon edhe shëndetin e qytetarëve. Qyteti i Tetovës ka kohë që jeton me probleme të paszgjidhura disavjeçare, siç janë kanalizimi e uji i pijshëm. Edhe pse qytetarët detyrohen t’u nënshtrohen harxhimeve shtesë financiare për instalimin e hidroforëve që në kohë pandemie edhe më tepër e rëndojnë buxhetin e tyre…

Lexo më Shumë

Dukshëm është rritur interesi për vaksinim nga qytetarët, kumtoi Ministria e Shëndetësisë dhe thekson se vaksinimi zhvillohet pa pengesa në të gjitha pikat nëpër shtet edhe në terren në vende më të vogla dhe zonat rurale. Në konkludim me ditën e djeshme, vaksinë kanë pranuar gjithsej 543,597, janë rivaksunar 439,048, ndërsa 982,645 doza u aplikuan. Dje janë vaksinuar 17,679 qytetarë, ndërsa 8030 e morën dozën e parë. Ministria informon se sipas numrave të fundit, të paktën një dozë vaksine deri më tani kanë marrë 66 përqind e popullsisë mbi moshën 70 vjeç, 63 përqind mbi moshën 65 vjeç, 59 përqind…

Lexo më Shumë

Ministria për Punë të jashtme njofton se 38 shtetas nga gjithsej 39 janë evakuuar nga ishulli grek Evia si pasojë e zjarreve, transmeton Alsat. Njëri prej shtetasve ka vazhduar të qëndroj në Greqi derisa është vendosur në pjesën e sigurt në jug të ishullit. – Advertisements – “Sipas informacioneve, të dielën, më 8 gusht, 39 turistë nga Maqedonia e Veriut kanë qenë prezent në ishull. 38 prej tyre janë larguar të sigurt nga ishulli, më pas disa janë drejtuar në vendpushime tjera, kurse të tjerët pas përfundimit të pushimit janë kthyer në Maqedoninë e Veriut. Ndërsa njëri prej qytetarëve tanë,…

Lexo më Shumë

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut dje përmes internetit e mbajti, mbledhjen e 98-të. Në arë mbledhje u soll vendim për lirim nga pagesa e kompensimit për shërbime për fluturime dhe për shërbime terminale në hapësirën ajrore të Republikës së Maqedonisë së Veriut në fluturimet e mjeteve ajrore ushtarake dhe policore të Serbisë, Malit të Zi dhe Rumanisë. Siç njofton shërbimi qeveritar për shtyp, lirimi nga pagesa e kompensimit të shërbimeve për fluturime dhe për shërbime terminale të mjeteve ajrore ushtarake dhe policore të vendeve të cekura është për ofrim të ndihmës në shuarjen e zjarreve në ambient të…

Lexo më Shumë

Nëpunësit policor nga Qendra Rajonale për çështje kufitare Veri – Stacioni policor për mbikëqyrje kufitare Sopot dje në orën 23:15 minuta në pikën e karburantit në fshatin Llojan, Komuna e Likovës e privoi nga liria B.N. (22) nga fshati Bllacë, Shkup. Siç informon MPB-ja, gjatë kontrollit në automjetin “folksvagen golf” me targa të Shkupit, të cilin ai e drejtonte, u gjet një pistoletë “M57” me kornizë me pesë plumba të kalibrit 7.62 mm, për të cilën nuk posedonte leje. Ai u ndalua dhe iu dorëzua nëpunësve policore nga SPB Kumanovë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do…

Lexo më Shumë

Nga ana e ekipit operativ për hetime në SPB Shkup mbrëmë në orën 22:55 në një kompleks të banesave në rajonin e Aerodromit është privuar nga liria A.R. (37) nga Shkupi, në bazë të urdhrit të dhënë nga Institucioni Ndëshkues – Korrigjues Burgu i Idrizovës, ku kishte vuajtur dënimin me burg prej 11 vite e 11 muaj, në lidhje me nenin 215 paragrafi 1 i Kodit Penal, njoftuan nga MPB. Për të ishte shpallur urdhërarrest qendror për vuajtjen e dënimit me burg të edhe 7 vite e 9 muaj. “A.R. ishte dërguar në Stacionin policor në Kisella Vodë prej ku…

Lexo më Shumë