Valon Salihu, zëdhënës i qytetit të Shkupit ka reaguar në Fejsbuk në lidhje me problemin e zjarreve dhe makinerive të vjetruara, shkruan Almakos.
Ai thotë se nëse nuk do të ishin vendosur luanët në Shkup, zjarrfikësit sot do të kishin makina moderne.
Ky është reagimi i plotë i tij:
Thjeshte sa per ilustrim. Nese nje makine per fikje zjarri kushton perafersisht 200.000 euro, sot Shkupi ne vend te 3 shelgjeve ne lumin Vardar do te kishte nje makine moderne per fikje zjarri plus, ose me saktesisht ne vend te 2 luaneve ne uren Goce Dellcev, sot Shkupit do te kishte 6 makina moderne per fikje zjarri plus. Gjithcka qendron tek prioritetet!/Almakos/




