Gjatë 24 orëve të kaluara në aktivitetet për shuarjen dhe parandalimin e zjarreve në territorin e shtetit nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendshme ishin angazhuar 501 nëpunës të policisë, janë realizuar 197 moto-patrulla dhe janë shfrytëzuar 144 automjete.
Nga MPB informojnë se në terren janë pjesëtarët e të gjitha njësiteve speciale të policisë: Njësiti Special Antiterrorist “Tigri”, Njësiti për Sistemim të Shpejtë dhe Njësiti i Posaçëm për Përkrahje të cilat me vrull të madh po punojnë në shuarjen e zjarreve.
Në kumtesën e sotme MPB-ja përsëri apelon në mënyrë të përpiktë të respektohet ndalesa për lëvizje në vendet pyjore, qytetarët në mënyrë maksimale të përmbahen nga ndezja e zjarreve, mbeturinave, mexhave dhe kallamishteve, të mos hedhen shishe xhami dhe sende tjera të cilat nëse qëndrojnë një kohë më të gjatë në diell mund të shkaktojnë zjarr.



