Author: Hamdi Kumanova

Paralajmërimet e ministrit të Shëndetësisë për aplikimin e  dozës së tretë të vaksinës anti-covid për personat mbi 60 vjeç, janë kritikuar nga një pjesë e epidemiologëve. Sipas tyre doza e tretë është luks, pasi fokusi duhet të jetë te vaksinimi masiv i atyre që ende nuk e kanë marrë as dozën e parë të vaksinës. Reparti i epidemiologjisë në Qendrën e Shëndetit Publik Shkup vlerëson se rreziku për infeksione të reja vjen më shumë nga të pa vaksinuarit. Nuk është keq që po fillohet me dozën e tretë, por dikush i merr tri doza dhe dikush nuk ka marr…

Lexo më Shumë

DIMITROV: BULLGARIA E KA SHKELUR NENIN 2 TË MARRËVESHJES Shtetet e Bashkuara të Amerikës e shohin Maqedoninë e Veriut në Bashkimin Evropian dhe do të bëjnë gjithçka të mundur për të çuar proceset përpara. Kështu deklaroi Ambasadorja amerikane në Shkup, Kejt Mari Bërns duke konfirmuar se SHBA-të do të kyçen në këtë çështje dhe në negociatat. KEJT MARI BËRNS, AMBASADORE E SHBA-së “ Vazhdojnë bisedimet me të gjithë partnerët, kemi bisedime me qeverinë këtu në Shkup, bisedime me vendet fqinje dhe në të gjithë Evropën, që të bëjmë çfardo që mundemi që ta mbështesim lëvizjen e procesit përpara. Nuk kam…

Lexo më Shumë

Punonjësit do të presin të paktën edhe një muaj që të miratohet vendimi ligjor që e diela të jetë ditë jo pune. Edhe pse propozim- ndryshimet e Ligjit të Marrëdhënieve të Punës në seancë qeveritare kaluan para dy muajve, deputetët nuk arritën t’i miratojnë para fillimit të fushatës për zgjedhjet lokale. Kryetari i Komisionit të Punës dhe Politikës Sociale Hisni Ismaili shprehet se është e pamundur që e diela ditë jo pune të fillojë të vlejë nga 1 tetori sepse do të pritet të kalojnë zgjedhjet lokale që të caktohet përsëri debati i komisionit. Deputetët u përplasën mes vete, ishte…

Lexo më Shumë

Procesi i Regjistrimit të Popullsisë dhe Amvisërive ka hyrë në javën e fundit. Enti i Shtetëror i Statistikës ka bërë të ditur se të gjithë qytetarët të cilët nuk kanë arritur të regjistrohen, këtë mund ta bëjnë nëpër pika të caktuara që nga nesër do të hapen nëpër komuna. Ata qytetarë që për çfarëdo qoftë arsye nuk kanë arritur në këto 20 ditë, të kenë kontakt me regjistruesit, përkatësisht regjistruesi ka kaluar në qarkun e tyre regjistrues por nuk i ka gjetur për momentin në shtëpi, ka lënë ose nuk ka lënë porosi, thjesht që nuk kanë realizuar kontakt,…

Lexo më Shumë

Stafi i kirurgjisë në spitalin “8 Shtatori” paralajmëron grevë që nga e hëna. Revolta e mantel bardhëve të këtij reparti do të shprehet duke mos kryer asnjë ndërhyrje kirurgjike që nuk është urgjente. Kirurgët i dërguan një letër të hapur drejtorit të spitalit Hristijan Kostov, institucioneve shëndetësore dhe qeverisë se që të hënën do të protestojnë për të kthyer në normalitet punën e tyre. Ndër kërkesat që kanë vënë kusht janë rihapja edhe e 4 sallave të operacioneve ngaqë tani funksionojnë vetëm dy për intervenime kirurgjikale. Sipas tyre, pacientët nuk mund të caktojnë terminë për ekzaminime të tilla, ngaqë reduktimet…

Lexo më Shumë

Zëdhënësi i Komisionit Evropian Eric Mammer konfirmoi se Presidentja Ursula von der Leyen gjatë qëndrimit të saj në Shkup, javën që vjen do të diskutojë edhe rreth kontestit mes Sofjes dhe Shkupit, njofton AIM nga Brukseli. Zëdhënës Mammer nuk dha detaje të tjera, nën arsyetimin se pyetjeve do t’u jepet përgjigje në konferencat për shtyp në rajon. Ndryshe nga 28 deri më 30 shtator, von der Leyen do të vizitojë Ballkanin Perëndimor, duke filluar nga Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Lexo më Shumë

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore, i vazhdoi takimet tradicionale në prag të zgjedhjeve, sot me kryetarin e VMRO-DPMNE-së dhe kandidatët opozitarë për kryetarë të komunave. Kreu u OEMVP-së Nebi Hoxha, tha pas takimit se ia kanë prezentuar platformën ekonomike në nivel lokal dhe sygjerimet e OEMVP-së për kandidatët. Sygjerimet nga të gjitha takimet, priten të jenë pjesë e platformave zgjedhore të kandidatëve për lokalet e tetorit. Një ditë më parë OEMVP u takua me krerët e koalicinit Ash –Alternativa. “Po diskutojmë çështjet që kanë të bëjnë me zhvillimin e komunave, me theks tw veçantw pwr decentraliizimin, prej ku burojnë problemet…

Lexo më Shumë

Gjatë ditës së djeshme (23.09.2021) është realizuar kontrollim i përforcuar aksional në tërë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e shoferëve të cilët qarkullojnë me shpejtësi më të madhe nga e lejuara. Gjatë këtij kontrolli janë sanksionuar 328 shoferë, prej të cilëve 20 prej tyre kanë qarkulluar me shpejtësi mbi 50 km në orë nga shpejtësia e lejuar kurse dy shoferë me shpejtësi mbi 70 km në orë nga shpejtësia e lejuar. Poashtu gjatë kontrollit është konstatuar se 141 shoferë e kanë tejkaluar shpejtësinë e lejuar të qarkullimit në vende të banimit kurse 187 shoferë jashtë vendeve…

Lexo më Shumë

Një Komision i përkohshëm i Prokurorisë Publike do të ndjekë parregullsitë eventuale zgjedhore në zgjedhjet e ardhshme lokale, të caktuara për më 17 tetor 2021. “Ngjarjet në lidhje me zgjedhjet e ardhshme lokale, të caktuara për më 17 tetor 2021, janë me interes të përgjithshëm për publikun. Prej këtu, prokurori publik i Republikës së Maqedonisë së Veriut solli Vendim për formimin e një Komisioni për ndjekjen e parregullsive eventuale në lidhje me kryerjen e veprave penale nga Kapitulli gjashtëmbëdhjetë – Vepra penale kundër zgjedhjeve dhe votimi nga Kodi Penal dhe vepra të tjera të cilat do të ishin bërë gjatë…

Lexo më Shumë

Papërgjegjësia e pushtetit lokal në Strugë nuk ka fund. Katër vite, qytetarët e Strugës ose nuk kanë pasur ujë për pije ose kanë pirë ujë të ndotur e të ndaluar për pije. Për këtë, askush deri sot nuk është përgjigjur. E fundit është sot. Prej dy apo tre ditësh qytetarët e Strugës kanë shfaqur ankesa të shumta për ujë të papastër në çezmet e tyre dhe mungesë për orë të tëra. Për çudi, ndërmarrja që është kompetente për cilësinë e ujit, del me njoftim pas dy apo tre ditësh dhe pa pikë turpi jep njoftimin se qytetarët e Strugës prej…

Lexo më Shumë

Shkupjania 35-vjeçare dyshohet se ka kryer gjashtë grabitje të rënda në periudhën nga 3 deri 21 shtator, përcjell Alsat. Sipas njoftimit të Prokurorisë Themelore Publike, ajo ka hyrë në amvisëri të ndryshme duke u prezantuar si infermiere, regjistruese, ose mbesë e ndonjë fqinje, pas çka ka kryer vjedhje brenda shtëpive. 35-vjeçarja dyshohet se vjedhjen e parë e ka realizuar me 3 shtator, respektivisht në stacionin e autobusit në Hasanbeg. E njëjta i është afruar palës së dëmtuar, ka biseduar shkurt me të dhe i ka marrë çantën në të cilën ka pasur kuletë dhe kartelë në vlerë prej 6 mijë…

Lexo më Shumë

Gjersa opinioni reagoi ndaj deklaratave të kryeministrit Zoran Zaev se fjala bullgare do të hiqet nga tekstet shkollore dhe monumentet ku përmendet okupatori fashist bullgar, ish-kryeministri Ljubço Georgievski bëri një deklaratë, ku tha se maqedonasit para pushtimit bullgar ishin në pushtimin serb. Ai tha se në banovinën e Vardarit maqedonasit ishin serb të jugut. “Dhe dikush duhet të shkruajë se para pushtimit fashist bullgar kishte pushtim serb 23-vjeçar në Jugosllavi, birucë e popujve. Në të cilën ishim banovina e Vardarit dhe ishim serbë të jugut”, shkruan në Facebook Georgievski.

Lexo më Shumë