Një punëtorë ka vdekur, pasi që është rrëzuar gjatë kryerjes së punëve ndërtimore në rajonin e Gazi Babës. “Më 23 shtator të vitit 2021 në ora 16:39 në SPB Shkup nga Ndihma e shpejtë është denoncuar se gjatë kryerjes së punëve ndërtimore në një ndërtesë në rajonin e Komunës së Gazi Babës, është rrëzuar punëtori M.C. (55) nga Shkupi, i cili ka vdekur në vendngjarje. Është kryer ekspertizë nga një ekip i SPB Shkup dhe inspektor i Inspektoratit Shtetëror të Punës, ndërsa me urdhër të Prokurorit publik është dorëzuar në Institutin për mjekësi gjyqësore për autopsi”, informuan nga Ministria e…
Author: Hamdi Kumanova
Një punëtorë ka humbur jetën gjatë punimeve në një ndërtesë në rajonin e Gazi Babës, shkruan Alsat. Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme, respektivisht rreth orës 16:39 minuta. Ekipi i Ndihmës së Shpejtë ka konstatuar vdekjen e 55-vjeçarit nga Shkupi me iniciale M.C. Përveç ekipeve mjekësore dhe organeve të rendit, në vendin e ngjarjes kanë kryer kontrolle edhe Inspektorati Shtetërorë i Punës, ndërkaq me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dorëzuar për obduksion.
Кompania Ecolog International nga Tetova sot ka dhuruar 10 autoambulanca për Shtëpitë e Shëndetit në Maqedoni. Në ngjarje kanë marrë pjesë përfaqësueses të institucioneve shtetërore dhe përfaqësues të kompanisë. Autoambulancat janë të pajisura me të gjitha mjetet e nevojshme dhe do të jenë në dispozicion të atyre që kanë nevojë.
Mjekes nga Spitali i përgjithshëm i Kumanovës e cila para dy ditëve u arrestua nën dyshimin për marrje të ryshfetit nga pacientët iu shqiptua masa e paraburgimit në kohëzgjatje për 8 ditëve, ndërsa Prokuroria Themelore ka ngritur procedurë kundër saj nën dyshimin se ka kryer veprën penale: “Keqpërdorim të detyrës zyrtare”, shkruan Alsat. Ndryshe ditë më parë Ministria e Punëve të brendshme njoftoi se është arrestuar një mjeke nga Kumanova, nën dyshime për korrupsion dhe keqpërdorim të pozitës zyrtare.. Bëhet fjalë për mjeken E.S., e punësuar pranë Repartit të Syve në Spitalin e Kumanovës.
Njeriu që bëri revolucion në botë të ushqimit dhe pulës së shijshme, personi të cilin miliarda njerëz nga e tërë bota e njohin me mjekrën e tij legjendare të bardh, rrobat e bardha dhe harkun e zi, “ personi i dytë më i njohur në botë” vjen në Maqedoni! Receta e tij origjinale nga 11 rrënjë dhe erëza është fshehtësia e cila po i tërheq mijëra gurman që në nivel ditor të përjetojnë pulën më të shijshme në më shumë se 25.000 restorante në tërë botën. Ndërsa tani, burime të vërtetuara tregojnë se njeriu nga logoja e KFC në mënyrë…
Teksti integral nga konferenca për media e Forumit Rinor të Aleancës për Shqiptarët – Dega Gostivar: Letër e hapur drejtuar kryeministrit Zaev Z.kryeministër! Ne jemi FRASH, ose ndryshe Forumi Rinor i Aleancës për Shqiptarët ose edhe më qartë të rinjtë e qytetit të Gostivarit, pjesë e ekipit Taravari dhe po të drejtohemi publikisht me këtë letër të hapur! E dimë që duhet të jesh shumë i zënë me hallet e njerëzve se atë punë ke, por dhe ky i yni hall është ndaj ju lutem të na merrni në konsideratë! Disa të rinj të qytetit tonë me të drejtë bënë…
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve sot e mbajti seancën e 25-të në të cilën u miratua Propozimi i partive politike për ndryshim të të dhënave nga lista zgjedhore dhe për Ndryshimin dhe plotësimin e Regjistrit të radiodifuzerëve, mediave elektronike dhe mediave të shtypura. Anëtarët e KSHZ-së u apeluan radiodufuzerëve të cilët ende nuk kanë kryer korrigjime në çmimoret e tyre, ta bëjnë atë, duke pasur parasysh faktin që fushata fillon shumë shpejt. Komisioni nuk i miratoi Instruksionin për mënyrë e konfirmimit të identitetit të votuesit dhe Propozim formularin për votim mbledhjen dhe përcaktimin e rezultateve nga këshilli zgjedhor të kryetarit dhe…
Në Universitetin e Tetovës, përmes platformës online u realizuan intervistat me studentët që kanë aplikuar për bursën universitare në ciklin e parë për vitin akademik 2021-22. Nga Zyra për Arsim e UT-së, informojnë se, interesimi i studentëve për shfrytëzimin e bursës ishte i lartë. Kriteri kryesor për të fituar bursën e lartpërmendur është mesatarja e notave gjatë studimeve, e cila duhet të jetë mbi 9.5. Rezultatet finale të fituesve do të shpallen pas shqyrtimit të përgjigjeve të intervistave nga komisioni për vlerësim, dhe më pas do të vendoset se cilët studentë do të lirohen nga participimi në bazë të pikëve…
Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se ndaj M.R.(42) është ngritur kallëzim penal për shkak të ekzistimit të dyshimit se ka mashtruar dy meshkuj nga Kërçova. “DSP Kërçovë ka parashtruar kallëzim penal kundër M.P.(42) nga Ohri për shkak të ekzistimit të dyshimit se ka kryer veprën penale “mashtrim”. Ai, gjatë periudhës mars-maj 2021, ka mashtruar një 48-vjeçar mashkull dhe një 37-vjeçar mashkull, që të dy nga Kërçova dhe u ka premtuar se nga jashtë me kushte të volitshme do t’u blejë makina për punë dhe mjete transportuese. Për këtë qëllim, të dëmtuarit në disa raste, të denoncuarit i kanë…
Në kuadër të aktiviteteve të vazhdueshme të ndërmarra nga SPB Tetovë për rend dhe siguri më të madhe në komunikacion në zonën e Tetovës dhe Gostivarit, të martën nga ora 09.00 deri në ora 14.00, është kryer kontroll aksioni ndaj këmbësorëve, në të cilin gjithsej janë zbuluar dhe u sanksionuan 39 shkelje. Të gjithë shkelësit e rregullave të këmbësorëve kaluan rrugët të pasigurt jashtë vendkalimeve të shënuara për këmbësorë. Gjatë kontrollit, gjithashtu janë sanksionuare edhe 11 lloje të tjera të shkeljeve. Së bashku me këtë, këto ditë në Tetovë dhe Gostivar janë intensifikuar aktivitetet që kanë të bëjnë me parkimin,…
Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (21.09.) vazhdoi me kontrollimet e përforcuara në trafik. Vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 224 gjoba, prej të cilave dyzet e dy për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, njëzet sanksione për drejtimin e automjetit pa patentë shoferë, shtatë gjoba për drejtimin e automjetit nën ndikimin e alkoolit, dhjetë gjoba për automjete në gjendje jo të rregulltë teknike dhe të paragjistruara. Poashtu janë shqiptuar edhe dy sanksione për mospërdorimin e rripit të suigurisë, pesë gjoba për kalim në semafor të mbyllur (ngjyrë e kuqe), pesë gjoba për shoferë…
Regjistrimi i popullsisë nuk do të jetë shkas për veprime që do të prekin të drejtat e shqiptarëve dhe entiteteve të tjera. Kryeministri Zoran Zaev zotohet se pas regjistrimit nuk do të ndryshohet pordorimi i gjuhëve, ligji për të drejtën e shqiptarëve dhe etnitetet tjera më të vogla. Zoran Zaev, kryeministr i Maqedonisë së Veriut “Ligji për përdorimin e gjuhëve, ligji për të drejtat e shqiptarëve dhe bashkësive më të vogla etnike, në mënyrë absolute mbeten të njejta dhe aspak nuk ndryshojnë, varësisht prej numrit të përgjithshëm të qytetarëve të regjistruar, varësisht atyre që janë rezidentë apo jorezidentë dhe këtu…

