Author: Hamdi Kumanova

Instituti për hulumtimin e politikave dhe sundimit të mirë (IHPSM) në periudhën nga 15 deri me 20 shtator të vitit 2021 ka realizuar një anketë në formë telefonike për rejtingjet e partive politike, për zgjedhjen e kryetarit të komunës së Shkupit dhe disa qyteteve më të mëdha në shtet, transmeton Almakos. Hulumtimi i rejtingjeve të partive politike është realizuar me një masë prej 1100 të anketuarve. Gjatë zbatimit të këtij hulumtimi, gabimi margjinal është – + 2 %. Sipas kësaj ankete, në pyetjen se për cilën parti politike do të votonit në zgjedhjet e ardhshme lokale, për BDI-në janë përgjigjur…

Lexo më Shumë

Nëpërmjet një njoftimi të OBRM-PDUKM-së thuhet se LSDM dhe BDI ikin nga tema e tragjedisë me spitalin modular. “Përpiqen ta injorojnë temën, ta shpërqendrojnë, ta bllokojnë debatin në Kuvend. Për Qeverinë tragjedia me 14 viktimat është temë banale. Me një fjalë, Zaev, Filipçe, LSDM dhe BDI po sjellen në mënyrë të papërgjegjshme sikur të bëhet fjalë për ndonjë zjarr në restorant dhe jo në spital modular ku 14 pacientë humbën jetën”, thonë nga OBRM-PDUKM. Ata shtojnë se Qeveria i ik debatit për shkak se duhet të japë përgjgigje se si mund të digjet një objekt në 3 minuta, pse nuk…

Lexo më Shumë

Natën e datës 25.09.2021 në ora 00.10 në rrugën “Magjistralja e Adriatikut” në Shkup policët kanë arrestuar një 38-vjeçar nga Shkupi. Siç njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, arrestimi është bërë në bazë të fletarrestit nga Gjykata Themelore Penale për mbajtjen e dënimit me burg. I arrestuari Sh.D. është dërguar në Burgun e Idrizovës për mbajtjen e dënimit, transmeton TV21.

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se nesër në Shkup do të jenë të bllokuara disa rrugë për qarkullim. “Më 25.09.2021 (e shtunë) në Shkup do të mbahet “Forumi socio-ekologjik Shkupi 2021″. Për këto shkaqe Sektori i Punëve të Brendhme në Shkup do të ndërmarë masa për regjim të veçantë të komunikacionit në rrugët më të gjera të rajonit të qendrës së Shkupit”, njoftojnë nga MPB-ja. Nga atje apelojnë që të respektohen urdhrat të cilat do t’i japin policët.

Lexo më Shumë

“Po hyjmë në fazën e fundit të aktiviteteve të regjistrimit në terren në të cilën po përfundohen të gjitha aktivitetet, që realizoheshin gjatë 20 ditëve të fundit. Apelojmë deri te qytetarët të kenë durim. Regjistrimi zgjat deri më 30 shtator dhe sigurojmë se askush nuk do të lihet jashtë këtij procesi. Pikërisht për këto arsye, Enti Shtetëror për Statistikë do t’u mundësojë të gjithë atyre qytetarëve, të cilët për ndonjë arsye nuk arritën të realizojnë kontakt me regjistruesin, i cili ka kaluar në rrethin e tyre të regjistrimit, por nuk i ka gjetur, të mund të regjistrohen në lokacione të…

Lexo më Shumë

525 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit nga gjithsej 3858 teste të bëra. SI të shëruar janë regjistruar 449 pacientë, ndërsa 12 persona e kanë humbur betejën me virusin në këto 24 orë. Aktualisht numri i rasteve aktive në mbarë vendin është 12,207 të infektuar. Që nga fillimi i pandemisë në vendin tonë nga virusin korona janë prekur gjithsej 189.159 persona, prej të cilëve, 170.395 janë shëruar, ndërsa 6.557 kanë vdekur. Maqedonia e Veriut radhitet e treta në botë për numrin e lartë të vdekjeve nga Covid-19 për milion banorë. Sipas statistikave botërore, vendin…

Lexo më Shumë

Drejtoria e Policisë Financiare, deri te Prokuroria Publike për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, ka ngritur padi penale kunder pesë personave fizik dhe tre personave juridik për keqperdorim te funksionit publik dhe larjes se parave ne komunën e Petrovecit, mes të cilëve edhe për të parin e komunës së Petrovecit Borçe Mitevski. Këto persona prej vitit 2012 deri në vitin 2018 kanë dëmtuar buxhetin prej mbi 1.5 milion euro. “I lajmëruari i parë , në cilësinë e kryetarit të komunës nga viti 2009 deri tani, në vitin 2012 ka mundësuar pagesë të 24 faturave fiktive për subjektin juridik…

Lexo më Shumë

Banorët e Nikushtakut bashkë me ata të Haraçinës sot bllokuan rrugën që i lidhë këto dy fshatra. Për disa orë rrugën e bllokuan me automjete. Ata thonë se kanë gjatë kohë që kërkojnë zgjidhje për problemin me deponitë e egra që gjenden përskaj rrugës, por nuk po ndërmerren masa për pastrim. Shprehen po ashtu se nëse nuk do të merret masa, do të protestojnë çdo të premte. “Kemi bërë edhe më herët protestë, por nuk po marrin masa, por tani do të bëjmë çdo të premte protesta deri në fund. Ose në të pastrohet ose çdo të premte do të…

Lexo më Shumë

Zëvendës kryeministër për Çështje Evropiane Nikolla Dimitrov, llogarit në ndihmën e Estonisë, në procesin eurointegrues të vendit. Si argument Dimitrov përdor atë që siç thotë ky shtet ka kaluar nëpër një proces të suksesshëm të transformimit dhe të realizimit të reformave deri sa janë antarsuar në BE dhe NATO. Nikolla Dimitrov, zv kryeministër për Çështje Evropiane “Është vend që ka proces të suksesshëm të transformimit, duke kaluar antarsimin në NATO dhe europianizimin për antarsim në BE. Kështu që mendoj se ka shumë arsye që kjo urë të jetë e një ndihmese të madhe. Mendoj se përskaj votës së Estonisë, do…

Lexo më Shumë

Qeveria dhe Enti Shtetëror i Statistikave lavdëruan qytetarët që janë treguar të gatshëm të bashkëpunojnë për ta realizuar procesin e regjistrimit. Ndërkaq, uubëjnë thirrje atyre qytetarëve që ende nuk janë regjistruar, që ta bëjnë këtë në 7 ditët e fundit, të këtij procesi statistikor. Muhamet Hoxha, zëdhënës i Qeverisë “Në emër të Qeverisë së RMV-së dua të falenderoj të gjithë qytetarët të cilët kanë realizuar këtë detyrim qytetarë dhe njëkohësisht apeloj deri tek të gjithë qytetarët tjerë në vend, por edhe në diasporë të cilët akoma nuk janë regjistruar, ta bëjnë të njejtën. Të dhënat nga regjistrimi i popullsisë, banesave…

Lexo më Shumë

Në mënyrë që të mos humbasë askush në regjistrim, Enti Shtetëror i Statistikave (ESHS) nga nesër do t’i lejojë qytetarët të shkojnë në lokacione të caktuara në komunat e tyre dhe të kryejnë detyrën e tyre qytetare dhe ligjore, tha në konferencën e sotme për shtyp Jasmina Gjorgieva nga ESHS. Ajo shpjegoi se kjo i referohet atyre qytetarëve që për ndonjë arsye nuk arritën të kontaktojnë me regjistruesin në 20 ditët e fundit, domethënë regjistruesi kaloi në rrethin e tyre të regjistrimit, por nuk i gjeti në shtëpi për momentin, u largua ose nuk u largua një mesazh, thjesht nuk…

Lexo më Shumë

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 525 raste të reja nga COVID-19 në vend. Ndërsa ISHP, njofton se humben jetë gjatë këtyre orëve edhe 18 viktima të tjera. Bëhet e ditur se numri i të shëruarve është 449. Janë kryer 3858 teste dhe indeksi i infektimit është 13.6 Në këtë listë, Kumanova dhe Tetova prijnë nga numri i viktimave për dallim nga Shkupi./ Alsat.mk

Lexo më Shumë