Qeveria dhe Enti Shtetëror i Statistikave lavdëruan qytetarët që janë treguar të gatshëm të bashkëpunojnë për ta realizuar procesin e regjistrimit. Ndërkaq, uubëjnë thirrje atyre qytetarëve që ende nuk janë regjistruar, që ta bëjnë këtë në 7 ditët e fundit, të këtij procesi statistikor.
Muhamet Hoxha, zëdhënës i Qeverisë
“Në emër të Qeverisë së RMV-së dua të falenderoj të gjithë qytetarët të cilët kanë realizuar këtë detyrim qytetarë dhe njëkohësisht apeloj deri tek të gjithë qytetarët tjerë në vend, por edhe në diasporë të cilët akoma nuk janë regjistruar, ta bëjnë të njejtën. Të dhënat nga regjistrimi i popullsisë, banesave dhe amvisërive, në të ardhmen do të na ndihmojnë për planifikime afatgjate të politikave, reformave dhe projekteve”.
Jasmina Gjorgjieva nga Enti Shtetëror i Statistikave njoftoi se regjistruesit dhe instruktorët e tyre po i përfundojnë aktivitetet dhe po bëjnë kontrolle në rajonet e tyre duke u munduar të zbulojnë nëse kanë lënë dikë pa regjistruar.Përndryshe bëri me dije se që nesër do të hapen lokacione të caktuara që qytetarët të mund të shkojnë dhe të regjistrohen.
Jasmina Gjorgjieva, ESHS
“Enti Shtetëror i Statisikave nga nesër do të ju mundësoj qytetarëve që të shkojnë në lokacione të caktuara në komunat e tyre dhe ta kryejnë obligimin e tyre qytetarë dhe ligjor. Kjo don të thotë se ata qytetarë që për çfarëdo arsye nuk kanë arritur që në këto 20 ditë të arrijnë në kontakt me regjistruesit, do të mund të drejtohen në këto lokacione në komunat e tyre dhe te regjistrohen”.
Lokacionet siç tha ajo më tej, do të publikohen në veb faqen e regjistrimit dhe për informacione tjera qytetarët mund të kantaktojnë në numrat që janë në faqen e Entit.
Përndryshe, deri i sot në orën 12:00 janë regjistruar 1 milion e 395 mijë qytetarë, mbi 435 mijë amvisëri dhe mbi 600 mijë banesa.
Ndërsa janë vetëregjistruar 195 mijë 477 qytetarë nga diaspora.