Më datën 24/25. 09.2021 në periudhën nga ora 22:00 deri më 04:00, nëpunës policorë të SPB Manastir kanë realizuar kontrollim të përforcuar aksional për sanksionimin e shoferëve të cilë drejtojnë automjetet nën ndikimin e alkoolit. Gjatë këtij kontrolli janë konstatuar 27 kundërvajtje, kurse shoferët janë përjashtuar nga trafiku dhe në mënyrë përkatëse janë sanksionuar. Poashtu janë konstatuar edhe 27 lloje të ndryshme të kundërvatjeve. Më datën 24.09.2021 në rajonin e SPB Manastir është realizuar kontrollim aksional i përforcuar për sanksionimin e shoferëve të cilët drejtojnë automjetet mbi shpejtësinë e lejuar dhe gjatë këtij kontrolli janë sanksionuar 20 shoferë. Prej tyre…
Author: Hamdi Kumanova
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim është regjistruar. Ahmeti në një postim në faqen e tij në Facebook me tjerash ka shkruar: Sot mirëprita regjistruesit në shtëpinë time dhe bashkë me familjen u bëmë pjesë e regjistrit të popullësisë në vendin tonë. Ju lus mos të hezitoni dhe të regjistroheni të gjithë, rezident e jorezident, në vend e në diasporë, bashkë me secilin anëtar të familjes suaj. Regjistrimi vazhdon deri më 30 shtator, ndërsa nga sot të gjithë ata që nuk janë regjistruar për shkaqe të ndryshme në shtëpinë e tyre, të njejtën mund ta bëjnë në komunën ku banojnë.…
Deri tani në Maqedoninë e Veriut janë aplikuar gjithsej 1.495.762 doza të vaksinës. Prej tyre, 781.623 janë aplikuar në pikat e vaksinimit nëpër shtet dhe në terren, kurse janë rivaksinuar 714.135 qytetarë. Vetëm gjatë ditës së djeshme, janë vaksinuar gjithsej 6.897 qytetarë, kurse dozën e parë të vaksinës e kanë pranuar 1.717 persona. “Me numrat e fundit, 55% e popullsisë mbi 40 vjeç kanë pranuar së paku një dozë të vaksinës dhe 31% e popullsisë mbi 18-39 vjeç janë vaksinuar me së paku një dozë të vaksinës”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë, transmeton TV21.
Në Shkup sot mbahet Forumi i parë socio-ekonomik, ngjarje e parë e këtij lloji në Ballkanin Perëndimor, që i bashkon nën një çati liderët progresivë rajonalë dhe evropianë, tink-tenk dhe organizata joqeveritare, liderë të rinj dhe gazetarë, të diskutojnë për të ardhmen e pastër dhe të gjelbër, në dispozicion për të gjithë qytetarët e Ballkanit Perëndimor. Siç është paralajmëruar nga Fondacioni “Fridrih-Ebert”, fjalime hyrëse të FSE – Shkup do të kenë kryeministrat e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaevi dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Është paraparë gjatë pjesë së punës, fjalime të kenë më shumë se 15 panelistë,…
Kryeministri Zoran Zaev në paraqitjen e tij të sotme deklaroi se pret dritë jeshile nga Sofja zyrtare, për të zhbllokuar procesin e eurointegrimit për Maqedoninë e Veriut, përcjell Alsat. Zaev tha që pret që të arrihet marrëveshje me Bullgarinë dhe si rrjedhojë vendi të mbajë konferencën e parë ndërqeveritare me Bashkimin Evropian. – Advertisements – “Ndërtimi i miqësive duhet të shkojë në mënyrë bilaterale dhe të dyanshme. Të gjitha hapat e ardhshëm që do t’i marrim, do t’i marrim me mbështetjen nga ana e Bullgarisë drejt Maqedonisë së Veriut, për rrugën tonë evropiane. Presim dritë jeshile në Bullgari, sa më…
Kryeministri Zoran Zaev nuk mendon ta shkarkon ministrin e Shëndetësisë, Venko Filipçe as pas protestës së paralajmëruar dje nga kolektivi i kirurgëve në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “8 Shtatori”. “Jo, nuk mendoj ta shkarkoj Venko Filipçen”, tha Zaev, transmeton TV21.
Dje në ora 10.00, personi R.K. (43) nga Tetova, në SPB Tetovë ka raportuar se në shkollën fillore në rrugën ,,JNA „ në Tetovë, ku mësonte djali i tij i mitur rreth orës 09.00 kishte qenë sulmuar fizikisht nga disa të mitur nga një shkollë tjetër e Tetovës. Merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.
Darko Kostovski, kandidat i VMRO-DPMNE-së për kreun e Butelit ka reaguar pas shpërndarjes së lajmeve të djeshme së në thonjëza ky ka bërë ndarjen në baza etnike të shqiptarëve dhe maqedonasve. “E kuptoj nervozën në LSDM. Në Butel janë duke humbur bindshëm dhe në ndihmë Velimiri i ka thirrur partnerët e tij nga nëntoka me tekste të paramenduara për të përhapur gënjeshtra. Dhe do të shkruajnë se si unë paskam bërë ndarje, dhe do të më vendosin fjalë në gojë që nuk janë thënë, dhe se unë në thonjëza e paskam ndarë Butelin. Këtë po e bëjnë pasi që nuk…
Akademia Shkupi synon të jep dhe zhvillojë një perspektivë kuptimplote mbi Qytetërimet Botërore, Ballkanin, Qytetet, Popujt dhe Njeriun si Individ. Me një pikëpamje interdisiplinare me qendër shkencat shoqërore, ka për qëllim që të krijon një tërësi kuptimplote përmes seminareve – dëgjimin, debateve – leximin, dhe procesin e shkrimit akademik. Akademia Shkupi përbëhet prej 2 niveleve (viteve). Niveli i parë përmban seminaret, ndërsa niveli i dytë përfshin grupet e leximit, dhe procesi i punimit të artikullit. Niveli i parë përbëhet prej seminareve, ku pjesëmarrësit do të duhet të marrin pjesë në dy semestra me gjithësej 8 seminare (4+4). Në nivelin e…
Kur na ndajn edhe pak ditë deri në nisjen e fushatës për zgjedhjet lokale të 17 tetorit, Instituti për hulumtime Politike dhe Qeverisje të Mirë ka publikuar anketën e fundit me çka paraqet fitues VMRO DPMNE në bllokun politik maqedonas, ndërsa fitore të ASH në bllokun politik shqiptar. Në pyjetjen se për cilën parti do të votoni në zgjedhjet e ardhshme, 14.7 e të anketuarve janë përgjigjur për LSDM, 16.3 për VMRO DPMNE, 6.1 përqind e të anketuarve janë përgjigjur pozitivisht për BDI, ndërsa për Aleancën për shqiptarët 6.5 perqind e të anketuarve. Anketa janë zhvilluar edhe për komunat Shkup,…
Njëra prej angazhimeve kryesore të Qeverisë është që t’i vendos politikat energjetike të themeleve stabile afatgjate të bazuara në energji të pastër, të gjelbër, krijim të kushteve për rritje të qëndrueshme të ekonomisë, mjedis të shëndetshëm jetësor dhe vende të reja të punës, theksoi kryeministri Zoran Zaev në fjalimin në forumin socio-ekonomik në Shkup. Zaev thesksoi se Ligji i ri për energjetikë tërësisht është harmonizuar me BE-në dhe Bashkësinë energjetike dhe mundëson realizim të strategjisë së re për energjetikë deri në vitin 2040 dhe planin kombëtar për klimë dhe energji. Theksoi se një prej parimeve bazë të Qeverisë është ajo…
Gjithsej 1.395.000 persona, mbi 435.000 familje dhe 600.000 banesa janë regjistruar deri në ora 12 të ditës së djeshme, njoftoi sot Enti Shtetërorë i Statistikave. Nga diaspora janë vetëregjistruar 195.477 persona. Enti Shtetëror i Statistikave me qëllim që të regjistrohet secili, do t’u mundësojë qytetarëve që të shkojnë në lokacione të caktuara në komunat e tyre në mënyrë që ta kryejnë detyrimin ligjor.Ndryshe regjistrimi në terren si dhe ai online i diasporës do të vazhdojë deri më 30 shtator.

