Darko Kostovski, kandidat i VMRO-DPMNE-së për kreun e Butelit ka reaguar pas shpërndarjes së lajmeve të djeshme së në thonjëza ky ka bërë ndarjen në baza etnike të shqiptarëve dhe maqedonasve.
“E kuptoj nervozën në LSDM. Në Butel janë duke humbur bindshëm dhe në ndihmë Velimiri i ka thirrur partnerët e tij nga nëntoka me tekste të paramenduara për të përhapur gënjeshtra. Dhe do të shkruajnë se si unë paskam bërë ndarje, dhe do të më vendosin fjalë në gojë që nuk janë thënë, dhe se unë në thonjëza e paskam ndarë Butelin.
Këtë po e bëjnë pasi që nuk kanë rezultate. Pasi që vijnë tek ju vetëm para zgjedhjeve dhe e keqpërdorin besimin tuaj. Vazhdoni të jetoni në të kaluarën.
Në mënyrë të barabartë dhe të drejtë do ta zhvillojmë Butelin, bashkarisht deri në vendbanimin e fundit.
Garantoj plotësimin e programit që do të sjell jetë më cilësore për maqedonasit, shqiptarët, turqit, romët, serbët, vllahët, boshnjakët. Mjaftueshëm kemi qenë rob të nxitjes së nacionalizmave nga tandemi LSDM/NËNTOKA që të qëndrojnë në pushtet dhe të krijojnë biznese për interesa personale. Ti dëshmojmë të gjithëve se mund që të bashkohet kundër korrupsionit të tyre dhe për standard më të mirë, kushte më të mira për jetë.
Velimir dhe të tijët po luftojnë për krim, ne bashkërisht do të fitojmë për të krijuar të ardhmen e re. “, shkruan Darko Kostovski.



