Author: Hamdi Kumanova

Sipas kryeministrit Rama, Kosova sovrane është një realitet që duhet të pranohet nga të gjithë. “Kjo Asamble e madhe nuk është dhe nuk do të jetë e plotë pa një nga shtet e rajonit tona, Republikën e Kosovës. Me keni dëgjuar më shumë sesa njëherë të bëj thirrje për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Nuk është opsesion dhe as diçka për ta thënë për kauzën, është ftesë për të njohur realitetet e reja. Në Ballkanin perëndimor naje shtet i ri lindi. Kjo punë duhet të përfundohet dhe dua ta përsëris këtë thirrje. Realiteti na ka treguar se ne, kosovarëve, serbëve…

Lexo më Shumë

Nëse nuk zgjidhet kontesti me Bullgarinë mundet edhe 27 vjet të jetojmë me bllokadë, siç ishte rasti me Greqinë dhe prandaj nevojiten vendime të mençura për t’u zgjidhur problemi. Këtë sot e deklaroi kryeministri Zoran Zaev i cili tha se nuk do të ketë fshirje të historisë, pas paralajmërimeve se do të ndryshohen librat dhe përmendoret ku shkruan okupatori fashist bullgar. – Advertisements – Historia thotë, Bullgaria e atëhershme, mbretëri- qeveria fashiste ka marrë vendim të hyjë në pakt me vendet fashiste. Republika e Maqedonisë në atë kohë, populli maqedonas dhe të gjithë qytetarët që kanë jetuar, kanë marrë vendim…

Lexo më Shumë

Forumi i parë socio-ekologjik sot në Shkup i uli në një tryezë të njëjtë liderët politikë progresivë rajonalë dhe evropianë, tink-tenk dhe organizatat joqeveritare, liderët e rinj dhe gazetarët. Diskutimet fokusohen në një të ardhme të pastër dhe të gjelbër, në dispozicion për të gjithë qytetarët e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Është qëllimi, kumtuan nga pres shërbimi i FSE – Shkup, të hapet rruga drejt së ardhmes kur të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor do të kenë ekonomi efikase energjetike dhe vende pune të cilat janë rezistente në ndikimet e shkaktuara nga ndryshimet klimatike dhe burimeve të paqëndrueshme të energjisë.…

Lexo më Shumë

Kryetari i Komunës së Sarajit Blerim Bexheti sot ishte i pranishëm në përurimin e objektit të rinovuar të ShKA “Duflla” Raçe, objekt i cili është nën menaxhimin e kësaj komune. ‘Prej sot ShKA “Duflla” do të mund të shfrytëzon këto hapsira për realizimin e aktiviteteve rinore dhe kulturore. Komuna e Sarajit gjithnjë ka qenë në përkrahje të kulturës dhe shoqërive kulturore dhe do të vazhdoj të jetë përkrahës më i madh. Kryetari i ShKA “Duflla” z.Ylber Idrizi falenderoj komunën e Sarajit për angazhimin e saj që “Duflla” sot të mund të gëzon këto hapësira në realizimin e aktiviteteve kulturore, rinore…

Lexo më Shumë

Në Tetovë është rritur numri i të rinjve deri 19 vjeç që vaksinohen. Në pikën e vaksinimit takuam shumë të rinj, kryesisht nxënës të shkollave të mesme të cilët ishin vaksinuar që nga fillimi kur autoritetet lejuan vaksinimin e tyre. Të shumtë ishin edhe ata të cilët interesoheshin mbi efektet e vaksinimit si dhe i drejtoheshin pikave vaksinale. “Jam 16 vjeçe, unë jam vaksinuar para dy muajsh dhe ndjehem shumë mirë dhe mendoj se të gjithë moshatarët e mi duhet të vaksinohen” Nga pika e vaksinimit pohojnë për shtimin e numrit të moshave nga 13-19 vjecare të cilët kanë vullnet…

Lexo më Shumë

Enti Shtetëror i Statistikës njofton se deri ditën e djeshme në ora 20, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 1.460.552 qytetarë. Nga diaspora janë vetëregjistruar 195.477 qytetarë. Në të gjithë vendin, regjistruesit deri një ditë më parë kanë evidentuar 455.478 amvisëri dhe 632.742 banesa. Regjistrimi në terren si dhe ai online i diasporës do të vazhdojë deri më 30 shtator.

Lexo më Shumë

Gjatë periudhës sa zgjat pandemia, antibiotiku Sumamed dhe Pancef kanë qenë ilaçet më të përdorura nga ana e qytetarëve. Po ashtu qytetarët gjatë kësaj periudhe kanë konsumuar sasi të mëdha dhe të pa kontrolluar të vitaminave të ndryshme si dhe minerale. Nga Oda Farmaceutike e Maqedonisë së Veriut thonë se të shpeshta kanë qenë rastet kur pacientët kanë bërë presion ndaj mjekëve që të ju shkruajnë terapi me antibiotikë, edhe pse një gjë e tillë, sipas mjekëve nuk ka qenë e nevojshme. Sipas informatave të mija, shpeshherë dhënia e recetave me antibiotikë nga ana e mjekëve vjen si pasojë e…

Lexo më Shumë

Gjatë ditës së djeshme (24.09.2021) është realizuar kontrollim i përforcuar aksional në tërë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e shoferëve të cilët qarkullojnë me shpejtësi më të madhe nga e lejuara. Gjatë këtij kontrolli janë sanksionuar 253 shoferë, prej të cilëve 15 prej tyre kanë qarkulluar me shpejtësi mbi 50 km në orë nga shpejtësia e lejuar kurse tre shoferë me shpejtësi mbi 70 km në orë nga shpejtësia e lejuar. Poashtu gjatë kontrollit është konstatuar se 107 shoferë e kanë tejkaluar shpejtësinë e lejuar të qarkullimit në vende të banimit kurse 146 shoferë jashtë vendeve…

Lexo më Shumë

Një nga përkushtimet e qeverisë është vendosja e politikave energjetike afatgjate konform politikave europiane me të cilën mundësohet realizimi i strategjisë së re deri në 2040, që bazohet në energji të pastër dhe të gjelbër, krijimin e kushteve për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, ambient të pastër ekologjik dhe vende të reja pune, theksoi kryeministri Zoran Zaev në fjalimin e tij në kuadër të punimeve të Forumit socio-ekonomik i pari i këtij lloji në Ballkanin Perëndimor. Shtoi se përmes këtij forumi po trasohet rruga e ardhmërisë kur të gjitha vendet e Balkanit Perëndimor do të kenë ekonomi energjetike efikase dhe vende…

Lexo më Shumë

Zgjedhjet janë shtylla më e rëndësishme e demokracisë ku qytetari vendos për të ardhmen e tij për katër vitet e ardhshme. Një përditësim i udhëheqësisë përveçse i nevojshëm është edhe i domosdoshëm. Është vështirë të mendosh për të ardhme të mirë në Maqedoninë e Veriut prandaj dhe gjithkush po largohet që këtu. Vendbanimet tona janë bërë të pabanueshme për shkak të atyre që po e mbajnë pushtetin qe 20 vite. I kuptojmë brengat e qytetarëve prandaj mesazhi ynë do të jetë i prerë, i qartë dhe i shkurtë. Në emër të Shtabit Qendror ju njoftojmë se në këto zgjedhje lokale…

Lexo më Shumë

Lëndë e spekulimeve dhe manipulimeve ishte edhe e ashtuquajtura lëshim i koalicionit me Lidhjen Socialdemokrate, nga ana e Lidhjes Demokratike të Vllahëve, vërteton ekipi i “Këmbë të shkurtra” në emisionin më të ri ku u zbuluan dezinformatat dhe lajmet e rrejshme, ndërsa episodi i fundit iu kushtua dezinformatave për zjarrin në Tetovë, për regjistrimin dhe për zgjedhjet. -Me 17 shtator për këtë lajm ka raportuar portali “Infomaks”, ndërsa ky dezinformacion është demantuar nga lideri i Lidhjes Demokratike të Vllahëve, Nikollce Babovski, thuhet në emision. Më andej, për lajmin e rrejshëm dhe dezinformatat është dedikuar edhe statusi në fejsbuk i kryetarit…

Lexo më Shumë

Pa asnjë fakt dhe argument kryetari i Levicës, Dimitar Apasiev ka luajtur me numrin e personave që kanë refuzuar që të marrin pjesë në regjistrim, është përfundimi i emisionit më të ri “Këmbët e shkurtra”, në të cilën zbulohen dezinformacionet dhe lajmet e rrejshme, ndërsa episodi i fundit iu kushtua dezinformatave për zjarrin në Tetovë, për regjistrimin dhe për zgjedhjet. Apasiev, në profilin e tij në Fejsbuk, ka shkruar se mbi 200.000 qytetar kanë refuzuar që të regjistrohen, ndërsa dënime nuk janë dhënë që ky numër të mos bëhet i njohur, që në vetvete sipas ekipit “Këmbët e shkurtra” nuk…

Lexo më Shumë