Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (25.09.2021) vazhdoi me kontrollimet e përforcuara në trafik. Vetëm në territorin e qytetit të Shkupit gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar gjithsej 152 kundërvajtje, prej të cilave 63 për tejkalim të shpejtësisë, 11 sanksione për drejtimin e automjetit pa patentë shofer, 9 gjoba për drejtimin e automjetit nën ndikimin e alkoolit, 11 gjoba për automjete në gjendje jo të rregulltë teknike dhe të paregjistruara. Poashtu janë shqiptuar edhe tri sanksione për mosshfrytëzimin e rripit të sigurisë, shtatë gjoba për shoferë fillestar,tetë gjoba për shfrytëzimin e telefonit celular gjatë drejtimit të automjetit…
Author: Hamdi Kumanova
Shoqata “Borka – për çdo ditë të re” sot në parkun e qytetit në Shkup organizoi ngjarjen “Gara për shërim”-“Përpara rozë”, në kuadër të fushatës së 13-të për luftimin e kancerit të gjirit. Më herët, organizatorët, “Lufto për çdo ditë të re”, në bashkëpunim me aleancën më të madhe evropiane të shoqatave të pacientëve “Think PinkEurope”, informuan se vitin e kalua, pandemia Covid-19 shkaktoi vonesa serioze në trajtimin e të gjitha sëmundjeve tjera. “Tani, ndoshta më shumë se kurrë, mbështetja jonë është e nevojshme për të gjithë ata që vuajnë nga kanceri i gjirit. Qëllimi ynë është të dërgojmë një…
Zjarri, i cili paradite shpërtheu në malin Elenicë, mbi fshatin Veljusë afër Strumicës i përfshiu pyllin, është shuar, informuan para pak kohe nga NJTZ Strumicë. Në shuarjen e zjarrit, i cili përfshiu një sipërfaqe prej rreth dy hektarë, kanë marrë pjesë pesë automjete zjarrfikëse dhe 13 zjarrfikës. “Falë ndërhyrjes së shpejtë zjarri u lokalizua me sukses, edhe pse era e përkohshme, e cila frynte me drejtim të ndryshueshëm, e vështirësonte shuarjen”, tha Aleksandar Gudev, komandant i Njësitit Territorial Zjarrfikës nga Strumica.
Ministria e Shëndetësisë njofton se sipas të dhënave të ISHP-së nga 3.425 testime janë regjistruar 336 raste të reja. Prej rasteve të reja 169 janë nga Shkupi, nga 21 në Veles dhe Strumicë, Kumanovë 17, Ohër dhe Kavadar 15, Manastir 14, Shtip 13, Koçani 11, Sveti Nikole 10, Prilep 6, Tetovë 4, Kërçovë, Gjevgjeli dhe Kirva Pallankë 3, Vinicë, Kratovë dhe Makedonski Brod 2 dhe nga 1 rast në Strugë, Radovish, Dibër, Berovë dhe Demir Hisar. Po ashtu ISHP ka regjistruar edhe 222 pacientë të shëruar dhe 17 të tjerë kanë humbur jetën. Prej tyre 5 janë nga Shkupi dhe…
Nuk mundet që paga minimale të rritet ndërsa pagat e tjera të mbeten në të njëjtin nivel, tha kreu i Sindikatës së Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Jakim Nedelkovski në një intervistë për Radion Evropa e Lirë. Ai e shpreh këtë qëndrim bazuar në rritjen e çmimeve të produkteve ushqimore bazë, ndërsa paga minimale është 15,200 denarë. Nedelkovski thotë se punonjësit në arsim dhe kulturë nuk janë të kënaqur me rritjen e pagës. Tani kemi rritje të pagës minimale, ndërsa pagat e tjera janë në të njëjtin nivel. Tani kemi vende pune që vlerësohen me koeficientë të ndryshëm të ndërlikueshmërisë së…
Sot në fshatin Allashec të Kumanovës, Alternativa në Kumanovë ka organizuar një piknikë ku ka ftuar të gjithë aktivistët e saj. Në piknik kanë marr pjesë aktivistët e Alternativës në Kumanovë duke u bërë gati për t`u futur edhe në një proces të ardhshëm zgjedhor, gjegjësisht duke u bërë gati për t`u futur në zgjedhjet lokale që zyrtarisht nisin prej nesër.
Qytetarët mbi moshën 60 vjeçare, punonjësit shëndetësorë dhe personat me sëmundje imunologjike me vërtetim prej nesër do të mund të marrin dozën e tretë të vaksinës kundër kovid-19, konfirmoi sot ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe. Ai theksoi se procesi i skriningut në shkolla do të fillojë me siguri për dy javë. “Qytetarët mbi 60 vjeç në pajtim me periudhës kohore pas marrjes së dozës së dytë të vaksinës do të marrin mesazh për t’u vaksinuar, me këtë rast ai mesazh do të jetë përkujtim në kuptimin që nuk termin ose pikë të veçantë, mund të shkojnë kudo më afër vendbanimit.…
Dy shtatas të Maqedonisë janë arrestuar me dyshimin se kanë kryer pesë mashtrim dhe një vjedhje të rëndë. Sipas policisë së Splitit, bëhet fjalë për persona të moshës 76 dhe 68 vjeçare nga Maqedonia të cilët kanë kryer pesë vepra penale në gusht dhe shtator në Split, Trogir dhe Primosten. Dy shtetasin kanë pritur para bankave, postave, spitaleve dhe kanë hasur kryesisht persona më të moshuar. Ata kanë thënë se kanë pasur aksident, ndërsa njëri është nga Israeli dhe tjetri nga Suedia. Gjatë hetimit të policisë, është kontrolluar automjete që kanë përdorur mashtruesit dhe banesën ku kanë jetuar. Aty janë…
Derisa po i numërojmë ditët e fundit të punës së regjistrimit të popullsisë, ndërkohë po i numërojmë edhe familjet shumta të cilave as që u ka trokitur ndonjë regjistrues në derë e as që e dinë se mundësia e fundit për t’u regjistruar është të paraqiten në komunën e tyre. Në të vërtetë, derisa ekziston detyrimi i shtetit për t’i regjistruar njerëzit në shtëpi, për neve është sabotim nga ana e shtetit thirrja që qytetarët të shkojnë të regjistrohen në komunë. Kjo është mënyrë që shteti edhe një herë të thotë se “regjistrimi ka dështuar” dhe për këtë fajin t’ua…
Gjatë ditës së djeshme në malsinë e Karadakut të komunës së Likovës, me kërkesë të banorëve ka filluar sanimi i rrugës që shpie nga fshati Gllazhnjë e deri në fshatrat malore, këtë përmes një postimi në rrjetet sociale e bëri të ditur, kreu i komunës së Likovës, Erkan Arifi. “Gjatë ditës djeshme, pas kërkesës së banorëve të fshatrave : Goshincë dhe Llukarë, Komuna e Likovës ka angazhuar kompani që të bëj sanimin e rrugës, penda Gllazhnje – Goshincë, më saktësisht në f. Dumanovc e deri tek v.q. ” Ara e Xhelës ” , pasi ajo pjesë ka nevojë më së…
Regjimi LSDM-BDI edhe një herë po dëshmon se do të bëjë çdo gjë për të penguar zgjedhjet e lira, fer dhe demokratike. Prokuroria ka themeluar komision të përkohshëm për ndjekjen e parregullsive zgjedhore, të udhëhequr nga ish Zëvendës ministri i punëve të brendshme, Xhelal Bajrami, i cili u bë i famshëm si asistenti i Jankollovskës në montimin e rastit Monstra. Të gjithë ishim dëshmitarë se si janë zgjedhur gjykatësit dhe prokurorët në kohën e “tefterëve” të Jankullovskës. Emërtimi i një kuadri kryekëput partiak në krye të komisionit që duhet të jetë i pavarur, flet më së miri për vullnetin e…
Në prag të fillimit të fushatës për Zgjedhjet lokale 2021, Avokati i Popullit i përkujton qytetarët se në zyrën e tij funksionon linja telefonike falas 0800 54321, në të cilën do të mund të raportojnë çdo shkelje të të drejtave të tyre, si gjatë mbajtjes së fushatës, ashtu edhe në ditët e mbajtjes së raundit të parë dhe të dytë të Zgjedhjeve lokale 2021 (17 dhe 31 tetor). Pas raportimeve të qytetarëve do të veprohet menjëherë, ndërsa të gjitha ankesat të cilat do të mbërrijnë pas përfundimit të orarit të punës, pas orës 16, do të regjistrohen, theksohet në kumtesën…

