“Kanë përfunduar të gjitha procedurat lidhur me aplikacionet për subvencionet në turizëm. ato që janë paguar, do të transferohen javën e ardhshme ose më së voni për dy javë”, tha sot ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi. “Flas për të gjithë ata që i përmbushin kushtet në pajtim me thirrjen e publikuar në kuadër të paketës së gjashtë të masave”, tha Bekteshi, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në ngjarjen me rastin e 27 shtatorit, Ditës botërore të Turizmit Sipas tij, Ministria do të vazhdojë me masat për mbështetjen e turizmit. “Prandaj jemi duke kërkuar nga të gjithë aktorët të kontribuojnë…
Author: Hamdi Kumanova
Sot (27.09.2021) nga ora 03:00 minuta në rr.”Vanço Përke”, nëpunës policorë të Stacionit Policor Shtip, nga liria e kanë privuar K.M.(21) nga Shtipi për arsye se tek ai është gjetur dhe sekuestruar materie në gjendje pluhuri. Pas dokumentimit të rastit kundër tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.
Edhe një investim infrastrukturorë në Tetovë nga i cili do të përfitojnë qytetarët. Kësaj rradhe është lagjja ” Lenin” në Tetovë që përfshihet nga ky investim i Komunës së Tetovës informon TetovaSot. Me këtë rast Kryetarja e Komunës së Tetovës tha se po punohet që të kemi një qytet me infrastrukturë të mirë në cdo zonë. Në Tetovë poashtu janë përfshirë edhe shumë lagje të ndryshme në projekte të shumta infrastrukturore dhe në shumë sfera të tjera .
Më datën 26.09.2021, pas ndërmarrjes së masave dhe pas marrjes të njohurive operative, nëpunës policorë të NJPB Koçanë i kanë privuar nga liria D.J. (35) nga f. Çeshinovë dhe A.M. (18) nga f.Obleshevë, Komuna Çeshinovë-Obleshevë, për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar se në atarin e f. Spançevë kanë kryer veprën penale “gjueti e paligjshme”. Në lidhje me rastin ka qenë i ftuar A.J. (57) nga f. Çeshinovë. Te A.J. dhe D.J. janë gjetur dhe përkohësisht janë sekuestruar tri pushkë të gjuetisë. Për rastin është informuar edhe Prokurori Publik dhe pas kompletimit të rastit kundër personave do të parashtrohen…
Sot në ora 11:20, në hyrje të fshatit Gllumovë të Shkupit është arrestuar B.L.(37). “Në bazë të urdhrit gjyqësor, është arrestuar B.L.(37) nga Shkupi për mbajtjen e dënimit me burg prej dy vjetësh për kryerjen e veprës penale në bazë të nenit 2015 të Kodit Penal – prodhim dhe lëshim në shtije të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekusorëve në mënyrë të pautorizuar”, qëndron në njoftimin e MPB-së, transmeton TV21. Shtojnë se personi do të dorëzohet në burg.
Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi pret zbutje të masave restriktive për periudhën e ardhshme dimërore, nëse qytetarët dhe restoranet i respektojnë protokollet. Ai nuk saktëson nëse do të ketë lehtësim ose heqje eventuale, por edhe njëherë përsëriti se Qeveria u përmbahet rekomandimeve të Komisionit për Sëmundje Ngjitëse. “Nëse të gjithë i respektojmë masat, shifrat do të ulen dhe do të ketë mundësi për zbutje. Jam i bindur se do të ketë lehtësime në periudhën e dimrit nëse kështu respektohen masat sikur tani, nga ana e restoraneve dhe nga ana e qytetarëve, por nuk mund të them nëse do të hiqen.…
Ish presidenti Branko Cërvenkovski në konferencën e sotme të organizuar nga ASHAM me temë “Shteti bashkëkohorë maqedonas- dy etapa në formimin dhe zhvillimin: 1941-1991/1991-2021”, ka bërë apel që të formohet platformë nacionale, që do të definojë problemet kyçe të vendit. Cërvenkovski në fjalimin e tij tha se merr përgjegjësi të plot dhe pranon gabimet që janë bërë në periudhën kur ka qenë kryeministër, mirëpo gjithashtu adresoi kritika deri tek udhëheqësia aktuale. “Maqedonia është shtet i korruptuar, ndërsa në shtet të korruptuar nuk ka barazi para ligjit, nuk ka ekonomi fer të tregut, nuk ka arsim kualitativ, ku diplomat të meritohen,…
Ministria e Shëndetësisë kumtoi se duke filluar nga sot me dozën e tretë të vaksinës mund të vaksinohen, punonjësit shëndetësorë, qytetarët mbi 60 vjeç dhe personat të cilët kanë gjendje të kompromentuar shëndetësore, ndërsa te të cilët ka kaluar gjashtë muaj nga rivaksinimi. Gjatë javës së kaluar, siç theksohet, organizatat shëndetësore publike u informuan se punonjësit shëndetësorë pavarësisht moshës, mund të marrin dozën e tretë të vaksinës, në çdo pikë vaksinimi në vend. Dozën e tretë të vaksinës mund ta marrin edhe qytetarët të cilët janë vaksinuar jashtë vendit. Ata, detyrimisht në pikat e vaksinimit, paraprakisht do të duhet paraqesin…
Zëvendëskryeministri përgjegjës për çështjet ekonomike, Fatmir Bytyqi, në një paraqitje për “Slobodna TV”, ka folur në lidhje me çmimin e energjisë elektrike në vend. Ai tha se deklarata se çmimi i energjisë elektrike do të rritet pas zgjedhjeve lokale është një deklaratë krejtësisht e pasaktë, duke shtuar parasysh se çmimi rregullohet nga Komisioni Rregullator i Energjisë një herë në vit, dhe ai çmim është miratuar tashmë në qershor 2021. “Tani po shohim përfitimet e liberalizimit të tregut të energjisë elektrike. Kur kemi një treg të liberalizuar, konkurrenca rritet, por ka edhe rrezik nga lëvizjet e mundshme në nivel global. Kjo…
LSDM-ja është duke ofruar ofertën më të mirë në skenën e brendshme politike. Ide dhe plan i qartë për zhvillimin e secilit qytet, secilit fshat, për tërë shtetin, informuan nga partia në ditën e parë të kampanjës për zgjedhjet lokale. Nga LSDM-ja theksuan se ditëve në vijim do të vizitojnë secilën komunë dhe secilin vendbanim. – Nga ana tjetër ekziston një rrezik dhe kërcënim i madh. Ju vendosni. Me votën tuaj ju zgjidhni bashkësi dhe zhvillim, përballë ndarjeve dhe shtetit të robëruar. Ju vendosni. Votoni për njeriun që është vazhdimisht në mesin e popullit, i mirë me të gjithë dhe…
Teuta Arifi së bashku me ekipin dhe listën e kêshilltarëve do të bëj konventën promovuese të martën, 28.09.2021 në ora 19:30, tek Salla e sportit në shkollën e mesme medicinale! Teuta Arifi kërkon besimin e tetovarëve për mandatin e tretë në slloganin #EdheMëShumëPërTetovënTonë ?; #ZgjidhJetëVotoBlertë ?. Në zgjedhjet e 17 Tetorit Arifi kandidon kundër Bilall Kasamit, Vullnet Murselit dhe Sadi Bexhetit.
Gjatë mbrëmjes së kaluar (26/27.09.2021) në periudhën nga ora 22:00 deri më 04:00 është realizuar kontrollim i përforcuar aksional për sanksionimin e shoferëve të cilët nën ndikimin e alkoolit në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Gjatë këtij kontrolli janë sanksionuar 95 shoferë prej tyre 18 në territorin SPB Manastir, 17 në territorin e SPB Tetovë… Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë deri te qytetarët t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.

