Bashkimi Demokratik për Integrim sot ka prezantuar programin zgjedhor të zgjedhjeve lokale për qytetin e Tetovës. Liridon Disha, kandidat i Bashkimit Demokratik për Integrim për anëtar në Këshillin e Komunës së Tetovës në konferencën e sotme për shtyp ka numëruar projektet e katër viteve të ardhshme, të cilat kanë për qëllim parësor jetën cilësore të qytetarëve, duke realizuar pesë përbetimet e agjendës së gjelbër të proklamuar nga Bashkimi Demokratik për Integrim. Pikësynimet kryesore të programit zgjedhor të BDI-së për Tetovën janë të përpiluara në konsultim të vazhdueshëm me qytetarët dhe kanë për qëllim kontinuitetin e punës për zhvillimin e mëtejshëm…
Author: Hamdi Kumanova
Sot rreth orës 07.00 në rrugën “146” në Tetovë, pjestarët e policisë të SPB Tetovë e kanë arrestuar 31-vjeçarin R.H. nga Tetova, i dënuar me një vit burg për veprën penale “heqje e paligjshme e lirisë “, sipas nenit 140 paragrafi 1 të Kodit Penal. Pas arestimit të realizuar me urdhër të gjykatës, R.H. është mbajtur në Burgun e Tetovër për vuajtjen e dënimit.
Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë vaksinuar 7.207 qytetarë, 1.820 prej të cilëve kanë pranuar dozën e parë, ndërkaq numri i personave të vaksinuar në vendin tonë shkon në 721.156 persona. Sipas statistikave të Ministrisë, në vend gjithsej janë aplikuar 1.505.469 doza të vaksinave, ndërkaq janë rivaksinuar 721.156 qytetarë. Nga Ministria e Shëndetësisë gjithashtu njoftojnë se dozën e tretë të vaksinës kundër koronavirusit e kanë pranuar 69 persona.
Sekretari i përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari ka komentuar numrin e madh të mbështetësve mbrëmë në sheshin Skënderbeu në Shkup. Ai është shprehur bindur në fitoren e subjektit që i takon. “Kjo është fuqia e Popullit! Kjo është ora e Njerëzëve! Në këtë shesh sonte filloi shkrimi i Historisë së Re!”, është shprehur Taravari.
Hamdi Nuhiju Luta, Lutfi Aziri, kryetari aktual i komunës së Gjilanit, njëri prej nënkryetarëve më me ndikim në LDK, personi i cili ishte në procesin e bisedimeve të krijimit të qeverisë Kurti 1, personi i cili e prishi qeverinë Kurti 1, personi i cili e solli në pushtet Avdullah Hoti i cili e nënshkroi Marrëveshjen e Uashingtonit në të cilën veçse parashihet ideja e Vuçiçit dhe Ramës për Ballkanin e Hapur, paska thënë hapur në kohën kur janë mbyll kandidaturat dhe kandidat për kryetar të Kumanovës, është Bekim Saliu,: Nëse jam banor i Kumanovës do ta votoja me dy duart…
Drejtori i Institutit për Imunologji Aleksandar Pletiçkovski, në një intervistë për “TV Telma” ka folur për fillimin e vaksinimit me dozën e tretë kundër coronavirusit. Sipas tij, është e nevojshme që edhe një pjesë e popullatës në vend të vaksinohet me dozën e parë, në mënyrë që të arrihet imuniteti kolektiv, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Doza e tretë tek ne nuk do të ndihmojë shumë imunitetin kolektiv, pasi ka njerëz që akoma nuk e kanë marrë të parën”, tha Pletiçkovski. Ai gjithashtu theksoi se 6 muaj nga pranimi i dozës së dytë të vaksinës kundër COVID-19, më i madh është numri…
Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi deklaroi sot se zgjatja e afatit të regjistrimit të popullsisë është në duart e partive politike dhe se Kuvendi nuk e ka problem fare që të mblidhet dhe të votoj ndryshimet e nevojshme. Xhaferi u shpreh i prerë se për këtë së pari nevojitet një harmonizim i qëndrimeve mes subjekteve politike. “Në rast se ka konsensus në mes subjekteve politike që janë pjesë e kuvendit dhe dalin me një propozim të harmonizuar mes vete. Pra kjo është punë e partive politike në rast se merren vesh mes vete”, tha Talat Xhaferi, kryetar i Kuvendit të…
“Tani për tani është e hershme” iniciativa për formimin e Komisionit anketues për tragjedinë në Tetovë, ka vlerësuar kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi. “Mendoj se është e parakohshme iniciativa për Komision anketues, për faktin se nuk është dhënë asnjë e dhënë e mbaruar nga organet hetuese dhe gjyqësore dhe zakonisht Komisionet anketuese në Kuvend themelohen pasi që organet përkatëse kanë përmbyllur dhe kanë dhënë mendim ose konkluzë se çfarë ka ndodhur”, tha Xhaferi, transmeton TV21. Rasti i Spototit, i Gostivarit të 97-tës, janë tregues se Komisioni anketues ka efekt pasi organet gjyqësore të sjellin vendime, shtoi ai. “Pas kësaj vendimet…
Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, sot konfirmoi se ka ardhur një propozim në Legjislaturë nga Ministria e Punëve të Jashtme Ljubomir Frçkoski të jetë Ambasador i Maqedonisë në Kombet e Bashkuara në Shtetet e Bashkuara. “Një propozim u paraqit për Ljubomir Frçkoski nga Ministria e Punëve të Jashtme, ata iu dorëzuan Komisionit për Punë të Jashtme, por seanca ende nuk është thirrur”, deklaroi Xhaferi. Ky është një konfirmim i zërave të mëparshëm se ish-ministri i Brendshëm do të jetë kreu i misionit të Maqedonisë së Veriut në Kombet e Bashkuara (OKB) në New York. Pasi institucionet kompetente përfunduan procedurën për…
Skender Jashari Me tensionimin e situatës dhe raporteve mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë, në ditët e fundit, e bënë sërish më të nevojshme këndelljen tonë si komb dhe si disa shtete Shqiptare në Ballkan. Në vazhdimësi prej ekzistencës së Serbisë si shtet, ka qenë destabilizuese dhe rrezikuese e paqes dhe sigurisë në Ballkan, madje ka qenë shkaktare edhe e Luftës së Parë Botërore. Qarqet serbomdha, kanë shfrytëzuar për më shumë se një shekull për mrekulli, herë Perandorinë Osmane, herë Perandorinë Ruse, e pastaj në kohën e Tito-s edhe Perëndimin, me politikën e të painkuadruarëve etj. Mirëpo me rënijen e…
Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi ka bërë të ditur se në Kuvend nuk është dorëzuar interpelancë kundër tij. Siç sqaroi ai, dorëzimi i parë i interpelancës ishte bërë në kundërshtim me Rregulloren e punës së Kuvendit të Maqedonisë së Veriut. Është kthyer pas, por nuk është dorëzuar sërish në përputhje me afatet e parapara në Rregulloren. “Sipas rregullores interpelanca ime nuk është dorëzuar, sepse jo u kthye pas dhe propozuesit nuk vepruan sipas afateve të Rregullores dhe sipas Rregullores interpelanca nuk është dorëzuar”, tha Xhaferi, transmeton TV21. Interpelanca ishte paralajmëruar nga opozita për shkak të fjalimit në gjuhën shqipe të…
Prej sot fillon pagesa e pensioneve të shtatorit. Pagesa do të zhvillohet në faza deri të premten. Sot do të paguhen pensionet në lartësi deri 11 mijë denarë, nesër deri 14 mijë denarë, pasnesër deri 18 mijë denarë. Të premten në filialet dhe ekspoziturat e bankave do të paguhen pensionet në lartësi mbi 18 mijë denarë. “Pensionistët të cilët përdorin kartelë pagesore, lidhur me llogarinë ku transferohet pensioni, me paratë mund të disponojnë nga 28 shtatori (e martë). Ata mund ta marrin pensionin në bankomat, t’i përdorin mjetet për pagesë në rrjetin tregtar apo për pagesë elektronike. Procesimi në faza…

