Në fillimin zyrtar të fushatës zgjedhore, CIVILi shpalli se sot (27 shtator) fillon me “Raport zgjedhor” të rregullt, tre herë në javë, ose më shpesh, me fillim në ora 11. Bëhet fjalë për seri konferencash për shtyp për të gjitha aspektet e monitorimit dhe aktiviteteve tjera të CIVILit lidhur me procesin zgjedhor. 5 MINUTA, ORA 11, TË HËNËN, TË MËRKURËN DHE TË PREMTEN, OSE MË SHPESH Terminet për “Raport zgjedhor” janë, e hënë, e mërkurë dhe e premte, në ora 11. Video raporti do të zgjasë 5 minuta, por nëse ka pyetje, do të zgjasë deri në përgjigjen e të…
Author: Hamdi Kumanova
Nga Observatori Sizmologjik pranë Fakultetit Matematiko-natyrorë në Shkup njoftojnë se mbrëmjen e djeshme, gjegjësisht në ora 21:17 është regjistruar tërmet me epiqendër në Debarcë-Ilinska Plakenska, përcjell Alsat. Siç informojnë autoritetet, dridhja e tërmetit ka qenë me fuqi prej 2,8 shkallëve sipas Rihterit. Tërmeti është ndjerë nga popullata vendase, sidomos në pjesën jugperëndimore të vendit.
Më datën 27.09.2021 në ora 17:20 minuta në f. Ajvatovcë-Shkup, nëpunës policorë të Timit Operativ për Hetime pranë NJPB Kisella Vodë nga liria e kanë privuar Z.Ç. (46) nga Shkupi. Për personin në fjalë ka qenë i shpallur urdhërarrest qendror, për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “prodhim i palejuar dhe lëshim në qarkullim të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve” sipas nenit 215 të Kodtit Penal. Personi i është dorëzuar Stacionit Policor Gazi Babë për procedurë të mëtutjeshme.
Ne kemi një detyrë komplekse para nesh, përmes një qasjeje holistike, për të ndërtuar një rezistencë sistemike, mediatike, por, mbi të gjitha, personale ndaj dezinformatave. Ne mund ta arrijmë këtë vetëm përmes bashkëpunimit të ngushtë të institucioneve shtetërore, partive politike, komunitetit të biznesit, shoqërisë civile dhe mediave. Procesi i edukimit mediatik dhe keqinformimit në shkollat tona fillore dhe të mesme do të na mundësojë krijimin e brezave të nxënësve të cilët do të jenë në gjendje t’i njohin më lehtë lajmet e rreme dhe t’i formulojnë pikëpamjet e tyre bazuar në informacionin përkatës dhe të verifikuar. Kjo u tha sot…
Koordinatori nacional për komunikime strategjike në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Marjan Zabrcanec sot mori pjesë në konferencën regjionale “Konferenca për edukimin media BE-Ballkani Perëndimor: Përballja me dezinformatat”, e organizuar nga Delegacioni i Bashkimit Evropian dhe Institutit Maqedonas për Medie. Në konferencë u bisedua për sfidat aktuale në hapësirën publike komunikuese, si dhe me menaxhimin me dezinformacionet, ndikimin e rrjeteve sociale dhe dezinformatat në ridefinimin e raportimit gazetaresk dhe cilësisë së gazetarisë si dhe rëndësisë së edukimit media të qytetarëve në mjedisin e ri media. “Unë nuk mendoj se tentimet tona në mënyrë primare duhet orientuar drejt largimit…
Arritën edhe 980 pako të reja me aparate për gjurmët e gishtave për zgjedhjet lokale të 17 tetorit. Kreu i KSHZ-së Dashtevski tha se të gjitha aparatet për shenjat e gishtërinjve do të jenë gati një javë para zgjedhjeve. Nëse organizohet mirë plotësimi gjithçka do të përfundojë një javë para zgjedhjeve, gjë që është e mirë, ndërsa do të mbetet vetëm distribuimi i aparateve – tha Aleksandar Dashtevski, Kryetar i KSHZ. Ndërkohë prej sot ka filluar edhe trajnimi i anëtarëve i anëtarëve të komisioneve komunale zgjedhore për përdorimin e terminaleve për shenjat e gishtave. Kemi 130 edukatorë, të cilët…
30% e pagës minimale është çmimi për karton të gjelbër në vend. Vozitësit tanë paguajnë kartonin e gjelbër më të shtrenjtë në rajon, i cili ka përfshirje të pakufizuar në 48 vende. Tek ne ky sigurim për një muaj kushton 30 euro, ndërsa për një vit 60 euro, përkatësisht deri në skadimin e afatit të regjistrimit. “Ne si rregullatorë bëmë analiza dhe identifikuam se për momentin industria punon 50% me shpenzime administrative dhe të përvetësimit në segmentin e auto-përgjegjësisë dhe atë se si mund të gjejnë kapacitet që të vijë deri te ulja e çmimeve të tilla”, deklaroi Kërste Shajnoski,…
Jam e kënaqur që institucionet arsimore finlandeze na kanë ndihmuar dhe po ndihmojnë në zbatimin e ndryshimeve në arsimin fillor që filluam me fillimin e vitit të ri shkollor, ndërsa sot përfaqësuesit e tyre po zhvillojnë trajnime për të ndërtuar në mënyrë efektive një klimë shkollore demokratike që do të ndihmojë në krijimin e brezave të nxënësve të cilët do të jenë të zëshëm në shoqëri dhe përmes të menduarit krijues dhe kritik do të kontribuojnë në zhvillimin e saj. Këtë e deklaroi ministrja e Arsimit dhe e Shkencës Milla Carovska në hapjen e trajnimit për inkurajimin dhe vlerësimin e…
Bekim Sali, kandidat për kryetar të komunës së Çairit, nga radhët e AAA/ASH sot është takuar me përfaqësuesit e OSBE-së dhe në këtë mënyrë zyrtarisht ka nisur kampanjën zgjedhore. “ Sot, në ditën e parë të fushatës zgjedhore, kisha rastin që të takohem me përfaqësuesit e OSBE/ODIHR. Gjatë takimit me dy vëzhguesit e OSBE-së, Gazmend Agaj dhe Ruzica Jovanovic, biseduam mbi përgatitjet e zgjedhjeve lokale të 17 tetorit. Në takim theksova se është e patjetërsueshme që zgjedhjet të jenë të lira, fer dhe demokratike.”, thuhet në njoftimin e faqes zyrtare të Bekim Sali.
Pak ditë përpara mbylljes së procesit, Enti Shtetëror i Statikës nuk e përjashton mundësinë që të kërkohet afat shtesë për vazhdimin e regjistrimit në terren. Sipas këtij institucioni, regjistrimi po vazhdon pa probleme dhe nëse përfundon në kohë ashtu siç është parashikuar, do të konsiderohet i suksesshëm. Në të kundërtën Enti do të kërkojë më shumë ditë deri në përmbyllje. Si do të rrjedhe puna në terren tani gjithçka varet nga puna e regjistruesve dhe nga sjellja e qytetarëve. Në qoftë se mbarojnë me kohë atëherë mund të themi se procesi është i përmbyllur me sukses e nëse jo atëherë…
NJPB Berovë do të parashtroj[ 15 kallëzime penale kundër T.M. (42) nga Koçana dhe K.M. (38) nga Shtipi për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar se kanë kryer 15 vepra penale. Ata dyshohen se në periudhën nga 08.03.2020 deri më 24.02.2021 kanë kryer tetë “vjedhje të rënda’’ në kisha sipas nenit 236 të Kodit Penal, pesë “marrje të automjetit” sipas nenit 242 të Kodit Penal dhe dy “vjedhje të rënda” në shtëpiza uikendi sipas nenit 236 të Kodit Penal.
Në kuadër të programit “EVN Vullnetarizon” një grup punonjësish nga EVN Maqedoni këto ditë e kalojnë kohën e tyre të punës duke instaluar mbi 100 LED llamba në Shtëpinë për të Moshuarit “Kire Krsteski – Pllatnik” në Prilep. Llambat u siguruan nga Ministria Federale Austriake e Çështjeve Sociale, Shëndetit, Kujdesit dhe të Drejtave të Konsumatorit me mbështetjen e OJQ -së Grupi Lokal i Aksionit “Agro Lider”. Aksioni është planifikuar të realizohet nga 27 deri më 29 shtator. Në ditën e parë vullnetare mori pjesë ambasadori i Republikës së Austrisë në Shkup – z. Georg Vucas, atasheu austriak i Ministrisë Federale…

