Ka filluar procedura për WiFi shtetëror falas në vende të hapura publike, njoftojnë nga Qeveria. Qeveria rishikoi dhe miratoi Informacionin për sigurimin e WiFi falas shtetëror në zona të hapura publike, si pjesë e Programit të Punës së Qeverisë. “Për realizimin e këtij programi, Qeveria përcaktoi një rekomandim për Ndërmarrjen Publike Transmetuese Kombëtare – Shkup si bartës i realizimit të projektit që siguron WiFi falas shtetëror në zona të hapura publike në vendet me interes për turistët nga operatorët e telekomunikacionit deri në fund të vitit 2021 në bashkëpunim me Ministrinë e Shoqërisë Informative dhe Administratës, Agjencisë për Promovimin dhe…
Author: Hamdi Kumanova
Pjesëtarët e stacioneve policore të Çairit dhe Bit Pazarit sot në orën 12 në rrugën Xhon Kenedi në Shkup privuan nga liria R.R (45), si i dyshuar i kryerjes së veprës penale “grabitje”. Sipas informacioneve nga Ministria e Punëve të Brendshme, i dyshuari më 16 shtatorë 2021, në një magazinë të një marketi në rrugën “Makedonsko – kosovska brigada” në Shkup, mori para nga çanta e një punonjëse, dhe pasi u vërejt me armë kërcënoi punonjësen tjetër duke u arratisur. Në kompletimin e të gjitha dokumentacioneve, kundër tij do të ngrihet aktakuzë.
Të pakëndshme i ka vlerësuar pamjet që erdhën nga veriu i Kosovës ditëve të fundit, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev. Në paraqitjen para media me kryetaren e Komisionit Evropian, Ursulla fon der Lajen, Zaev tha se është për dialog dhe ku liderë ulen në tryezë për të zgjidhur problemet. Kufijtë duhet të jenë të hapura, shtoi ai, sepse në të kundërshtën dërgohen “porosi të këqija”. “Si person që respektoj dialogun, bisedimet dhe ndërtimin e miqësive, jam për çdo formë ku liderët ulen në tryezë dhe bisedojnë për çdo zgjidhje. Shpresoj se i gjithë rajoni në mënyrë dominante do…
Enti i Statistikave ende nuk ka vendosur nëse do të kërkojë nga Kuvendi që regjistrimi i popullsisë të vazhdohet edhe për pesë ditë. Nga Enti për Alsat thonë se gjithçka do të varet nga dita e sotme. Ndërsa në kumtesë për mediat thonë se janë angazhuar me të gjithë kapacitetin për të përfunduar në kohë dhe me sukses të gjithë procesin. Rajonet më të vogla regjistruese në shtet, veç më përfundojnë me regjistrimin e popullsisë dhe bëhen konfirmimet përfundimtare. Në rajone të caktuara urbane intensiteti i regjistrimit rritet, inkuadrohen regjistrues plotësues që të mund të vizitohet çdo amvisëri dhe askush…
Një rënie shqetësuese e numrit të turistëve vendas dhe të huaj, si dhe qëndrimet gjatë natës, tregojnë statistikat zyrtare për periudhën janar – korrik 2021 në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2019, para pandemisë korona. Kjo rënie është më e madhja në krahasim me të gjitha vendet e rajonit, gjë që tregon përfundimin se masat për pozicionimin e vendit si destinacion në tregun ndërkombëtar të turizmit janë më të dobëtat nga të gjitha vendet e rajonit, dhe humbja e turistëve dhe brenda natës qëndron më i larti, vlerësojnë nga Shoqata e Hotelierve dhe Turizmi në kuadër të Odës…
Kryeministri Zoran Zaev gjatë konferencës për shtyp me Ursula von de Layen, tha se në këtë takim do të nënshkruhet memoandum prej 2.6 milionë euro, ndërsa që nga pandemia janë ndarë 260 milionë euro. Ai tha se në takimin ka biseduar për procesin e vendit për integrim në BE. “Vizita e kryetares së komisnitë të KE-së, është pjesë e takimeve të saj në rajon. NË takim në Qeveri kam shprehur dëshirën se liderët e BE-së, do ta riafrimojnë deklaratën në Bërdo Kranj, për përpjekje për zgjerim. Bllokada nuk është imperativ. Çdo vazhdim i bllokimeve i inkurajon forcat që janë kundër…
Dje (27.09.2021) dhe sot (28.09.2021), në Universitetin e Tetovës, u zhvillua afati i tretë i regjistrimit të studentëve të rinj për vitin akademik 2021/2022. Vendet e lira që kanë mbetur nga afati i parë dhe i dytë, në të gjitha njësitë akademike, Universiteti ynë synon që t’i plotësojë përmes këtij afati. Të gjithë studentët të cilët nuk kanë aplikuar në afatin e parë dhe të dytë, e kanë pasur edhe një mundësi për të aplikuar. Sipas komisionit për regjistrimin e studentëve në UT, me realizimin e dy afateve të para, përfshirë edhe këtë të fundit që u realizua më 27…
Sot, Qeveria gjatë mbledhjes së rregullt, miratoi rekomandimet për përshpejtimin e rritjes, konsolidimin fiskal në periudhë afatmesme, qeverisjen e mirë dhe kohezionin fiskal, zhvillimin e kapitalit njerëzor, zvogëlimin e ekonomisë joformale etj., që rezultuan nga Konferenca e organizuar nga Ministria e Financave në fillim të këtij muaji në kuadër të Forumit ekonomik dhe financiar (SEFF). Një ndër porositë më të rëndësishme është se rimëkëmbja duhet t’i referohet tre sfidave: ekonomisë dixhitale, ekonomisë së gjelbër dhe prosperiteti inkluziv. Sa i përket periudhës afatmesme theksi duhet të orientohet në drejtim të: (1) investimeve në kapitalin njerëzor që ofrojnë shkathtësi më të mira, kontribuojnë…
Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi e sheh mosfunksionimin e shtëpisë ligjvënëse në mospunën e komisioneve kuvendare ku janë ngujuar ligje të cilët duhet të miratohen në mbledhje plenare. Sipas normave të tanishme në Rregulloren për punë të Kuvendit, ligji nuk mund të vihet për miratim në mbledhje plenare derisa nuk kalon nëpër komisione kuvendare. Kjo, konsideron Xhaferi, është pengesë për punën e mbledhjeve plenare. “Komisioni vihet mbi mbledhjen plenare dhe Kuvendi nuk mund t’i kryejë kompetencat e veta për shkak të sjelljes së kryetarëve të komisioneve”, tha Xhaferi. Për ato shkaqe, konsideron se në rregulloren e re për punë do…
Ish-drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov, po padit shtetin në Gjykatën për të Drejtat e Njeriut në Strasburg, për masën e paraburgimit që iu shqiptua në vitin 2018 dhe 2019, për disa raste të iniciuara nga PSP. Në mënyrë të veçantë, ai kundërshton ndalimin e vendosur gjatë hetimit në rastet e “Perandoria”, “Shënjestra dhe Fortesa” dhe “Titanik 2”. Aplikacioni, siç shkruan “Fokus”, jep të dhëna për dënimin dhe kohëzgjatjen e paraburgimit për secilin nga rastet, kështu që theksohet se në nëntor 2018 iu caktua masa e paraburgimit në rastin “Perandoria”, për shkak të rrezikut të arratisjes. Më 1 dhjetor, paraburgimi u…
Zhvillimi rajonaldhe bashkëpunim lidhur me projektet e përbashkëta në pjesën e infrastrukturës si dhe “Plani për përshpejtimin e rritjes” dhe tranzicioni drejt ekonomisë së gjelbër dhe dixhitale, ishin ndër temat më të rëndësishme për diskutim në takimin e sotëm midis ministrit të Financave Fatmir Besimi, drejtorit të Ndërmarrjes publike për rrugët shtetërore Ejup Rustemi dhe ministrit të Mjedisit Jetësor Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës së Kosovës, Liburn Aliu. Më konkretisht, në këtë takim u diskutua për realizimin e projekteve infrastrukturës ndër të cilat janë: ndërtimi i autostradës Shkup – Bllacë, rruga Prizren – Tetovë, gazësjellësi interkonektues dhe projekti i përbashkët për…
Regjistrimi i popullsisë në Maqedoninë e Veriut mund të zgjasë edhe për një kohë, pasi sipas Entit të Statistikës ka ngecje të procesit në terren nga regjistruesit që kryejnë këtë operacion statistikor, që ka nisur më 5 shtator e që duhet të përfundojë të enjten, më 30 shtator. Përmes një komunikate për media, Enti i Statistikës, që po realizon regjistrimin e popullsisë, pranon se ky proces për të paktën pesë ditë ishte në shënjestër të sulmeve të hakerëve që penguan regjistrimin në terren. Deri në hënën, më 27 shtator, janë regjistruar afër 1.7 milion banorë rezidentë dhe rreth 200,000 jorezidentë,…

