Disa tema ishin në qendër të bisedës mes Kryeministrit Zoran Zaev dhe Komisionerit të Zgjerimit të BE-së Oliver Varhelyi. Ata realizuan një takim sot në Shkup. Kryeministri Zoran Zaev njoftoi se në takim u bisedua për Planin e Investimeve Ekonomike dhe integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut. “Biseduam hapur për disa tema të tilla si Plani i Investimeve Ekonomike, i cili është një impuls vërtet i fortë pozitiv për ne, për projekte specifike që do të shpallen deri në fund të vitit. Një nga temat e bisedës ishin përgatitjet që na paraprijnë për Samitin e ardhshëm të Ballkanit Perëndimor në…
Author: Hamdi Kumanova
Sektori për punë të brendshme – Dibër ka parashtruar kallëzim penal kundër një banori të qytetit për shkak të mosrespektimit të rregullave shëndetësore gjatë pandemisë. “SPB Dibër ka parashtruar kallëzim penal kundër XH.A. (38) nga Dibra për shkak të dyshimit bazë për vepër të bërë penale “mosveprim sipas rregullave shëndetësore gjatë epidemisë. Gjatë kontrollit të personave të cilët kanë vendim për vetizolim, është kryer më datën 20 të këtij muaji, nëpunësit policorë nuk e kanë gjetur në shtëpinë e tij”, informon zëdhënësi i SPB Ohër, Stefan Dimoski. Në rajonin e komunës Dibër dhe Qendër Zhupë, aktualisht aktivë në sëmundje janë…
Komisioni për Parandalim të Korrupsionit paralajmëroi se do të kërkojë përgjegjësi nga dy ministra të cilët gjatë orarit të tyre të punës dhe me makinë zyrtare kanë shkuar në selinë e partisë për të mbajtur konferencë për media. Ministri i Mjedisit Jetësor, Naser Nuredini, kurse më parë edhe shefi i diplomacisë, Bujar Osmani në vend se ta kryejnë punën e tyre si ministra, ata promovuan agjendën zgjedhore të BDI-së. “Së pari do të tentojmë t’i marrim deklaratat e tyre se – po me të vërtetë makina ishte shfrytëzuar për aktivitete partiake gjatë procesit zgjedhor dhe në qoftë se është ashtu…
Partitë politike me aktivitetet e tyre në terren po shmangin zbatimin e kornizës ligjore për procesin zgjedhorë, madje kështu kanë vepruar edhe akoma pa filluar fushata zgjedhore, thonë nga KShPK. Sipas tyre integriteti në procesin zgjedhor është jashtëzakonisht i rëndësishëm në zvogëlimin e korrupsionit. Advertisements “Kultura politike e cila po manifestohet tani nga ana e partive politike tregon për parregullsi të shumta dhe injorimin e kornizës ligjore e cila rregullon procesin zgjedhorë, ndërsa kjo është arsyeja kryesore për daljen sa më të ulët në zgjedhje që vë në pikëpyetje legjitimitetin e vetë procesit zgjedhorë.”,- deklaroi kryetarja e KSHPK-së, Biljana Ivanovska.…
Një ditë para përfundimit të regjistrimit, Enti Shtetëror i statistikave ende nuk ka përgjigje konkrete nëse do të kërkojë afat shtesë për të përfunduar procesin. Nga ky institucion sot heshtin për këtë çështje. Për këtë çështje nuk është diskutuar as në mbledhjen e mbrëmshme të Qeverisë. Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq, shprehet se beson që gjithçka do të përfundojë në kohë, por se do të presin qëndrimin e Entit. Jemi në komunikimi të vazhdueshëm me ESHS-në dhe në bazë të vlerësimeve të tyre dhe informatave të tyre do të sjellim vendime për më tej. Qëllimi jonë është që regjistrimi të…
Shkupi po forcon gjithnjë e më shumë pozicionin e saj dhe askush nuk e fsheh se ata mbështeten në presionin e jashtëm ndaj Bullgarisë për heqjen e mundshme të vetos për mbajtjen e një konference ndërqeveritare midis Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, ndërsa SHBA është veçanërisht aktive në këtë drejtim. Kjo rrjedh nga disa deklarata të bëra nga ambasadorja amerikane në Shkup, tha për “BNR” historiani nga Akademia e Shkencave të Bullgarisë, Voin Bozhinov. Sipas historianit, diplomacia bullgare ka filluar të tërhiqet nga këto pozicione. “Informacioni që mund të lexoj në disa media tregon se qeveria bullgare po…
Vala e lagështisë që këto ditë e kaploi vendin, nuk do ta zgjidhë problemin me thatësinë, por intensiteti i saj në periudhën e ardhshme megjithatë do të ulet, thonë agrometeorologët nga DPHM. Sipas tyre, kushtet e motit mundësojnë vjeljen e rrushit, pemëve dhe kulturave kopshtare, por edhe korrjen e grurit i cili tashmë është pjekur plotësisht. Rekomandimi për kultivuesit e bletëve mbetet, të bëjnë ushqyerje më intensive me ushqim të lëngshëm dhe përgatitje të familjeve për dimër. Sipas paralajmërimeve të DPHM, moti ditët e ardhshme në Maqedoni do të jetë i ndryshueshëm, me vranësira dhe reshje të shiut, të cilat…
Mbrëmë në Çair u mbajt një tubim, në të cilin i kishin detyruar të shkojnë dhunshëm arsimtarët, administratorët e personelin mjekësor. Dhe, për ta rritur kërcënimin kundrejt tyre, tubimi kaloni nën krisma të mëdha të pushkëve dhe pistoletave, me çka u rrezikua seriozisht jo vetëm jeta e të pranishmëve aty, por edhe e kalimtarëve të rastit. Duke e parë këtë gjendje, nuk mund të mos konstatojmë se BDI në Çair, nga frika e humbjes, ka filluar ta rrezikojë edhe jetën e aktivistëve dhe qytetarëve të tjerë. Ne presim që Ministria e Punëve të Brendshme ta ndriçojë rastin dhe t’i arrestojë…
Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e kaluara janë kryer 3.425 teste, ndërsa janë regjistruar 454 raste të reja me coronavirus. Më shumë raste të reja janë regjistruar në Shkup-209, Kumanovë-45, Shtip – 22, Kavadar – 17 dhe Prilep 16. Instituti për Shëndet Publik sot regjistroi 308 pacientë të shëruar nga coronavirusi. Gjatë 24 orëve të kaluara 9 persona vdiqën: 5 të vdekur nga Shkupi (84, 79, 66, 62 dhe 57), 2 të vdekur nga Kumanova (63 dhe 30) dhe nga një person të vdekur nga Gostivari (64) dhe Kavadari (80). Numri i përgjithshëm i personave të diagnostifikuar…
Armët simbolizojnë vdekjen dhe pikërisht hapja e shtabit me të shtëna armësh nga ana e militantëve të BDI-së flet për mënyrën se si kjo parti synon fitoren; me kërcënime, presione, manipulime e frikë! Dënojmë ashpër përdorimin e armëve dhe kërkojmë nga Prokuroria të ngrit hetim për veprën penale përdorim i paautorizuar i armëve të zjarrit në tubime publike. Kërkojmë përgjegjësi edhe nga organizatorët e tubimit, pra partinë në fjalë për rrezikun që u kanosej qytetarëve nga plumbat e hedhur në ajër. Fatkeqësisht praktika e deritanishme tregon se ne kemi pasur shumë raste të plagosur apo të vrarë edhe nga plumbat…
Të nderuar tetovarë, Sot, bashkë me kandidatët për këshilltarë dhe Prof. Sadi Bexheti jemi në lagjen GamGam në Tetovë. Me siguri, siç e pyesim ne veten, e pyesni edhe ju se si mund një qytet buzë Malit Sharr të ketë gjithë atë ujë dhe mos të ketë ujë për pije. Tetova prodhon afër 12 milion metër kub ujë për vit. Qytetarët harxhojnë vetëm 3 milion metër kub për vit. Ku shkojnë këto 9 milion tjera? Sot kemi ardhur t'ju tregojmë se si janë gypat e ujësjellësit të Tetovës dhe si nga gypa të mëdhenj hidhen në gypa më të vegjël…
Këshilli i Prokurorëve Publik sot zgjodhi kryetarin e ri pasi përfundoi mandati aktual dyvjeçar i Aco Kolevski. Antonio Jolevski u zgjodh njëzëri kryetar i ri. “Më 29 shtator 2021, Këshilli mbajti sesionin e rregullt të 32-të për zgjedhjen e Kryetarit të Këshillit të Prokurorëve Publik të RMV-së. Prokurori Publik Antonio Jolevski është zgjedhur Kryetar i Këshillit të Prokurorëve Publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut, i cili do ta kryejë funksionin në 2 (dy) vitet e ardhshme”, thuhet në deklaratën e Këshillit të Prokurorëve. Jolevski vjen nga Manastiri. Filloi të punojë si prokuror në vitin 2003 kur u zgjodh zv.…

