Shoqata për Edukim dhe Mendim “Fettah Efendi”, në kuadër të aktivteteve për ngritjen e vetëdijësimit të shoqërisë për vlerat edukative dhe kulturore do të organizojë edhe promovimin e librit me poezi me titull “Përsëri për Atdheun” nga atdhetarit kontribuesit hoxha Abdulfettah Raufi i njohur me nofkën “Fettah Efendi” Shoqata në shenjë lojaliteti ndaj kontributit të veçantë do organizojë promovimin e poezive më 06.Tetor 2021 në Davud Pash në ora 19:00
Author: Hamdi Kumanova
Dje ka ndërruar jetë biznesmeni nga Sllupçani i Kumanovës Evzi Isaki, i njohur në rrethinën e Kumanovës dhe me gjerë, për bisnesin e parë me derivate të naftës në rrethinën e Kumanovës. Posedues (pronar) i tre Pompave të karburantit. Me këtë biznes, tanimë i ndjeri, kishte filluar të merrej që nga vitit 1993, ndërkohë që familjarët e tij edhe sot vazhdojnë të merren me këtë veprimtari. Ka qenë donator dhe sponzor edhe i aktiviteteve të tjera kulturore e mediatike, në rrethinën e Kumanovës e Likovës.
Drejtoria e Policisë Financiare informon se ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike-Shkup, kundër një personi fizik në cilësinë e personit përgjegjës në subjektin juridik, “Institucion privat të shëndetit – Spital i specializuar për gjinekologji, akusheri dhe ortopedi Sante Plus GRUP-Shkup”, si dhe ndaj subjektit juridik. Nga Prokuroria thonë se kallëzimi është ngritur për shkak të dyshimeve për fshehje të tatimit. I akuzuari i parë në periudhën prej vitit 2016 deri në 2018, me qëllim të fitimit për vete dhe Institucionin shëndetësor, në disa raste ka kryer pagesa në të holla “në dorë” në vlerë prej 35.097.304 denar për…
Të nderuara media, Në vazhdim po ua përcjellim përgjigjen e zonjës Ilire Dauti rreth deklaratave të z.Blerim Sejdiu në emisionin e mbrëmshëm në studio Klan. Pas kësaj, presim që z.Blerim Sejdiu të mbaj fjalën dhe të kërkoj falje për shpifjet publike, ashtu siç edhe vetë ka premtuar. Të nderuar qytetarë të komunës së Zhelinës, Ju drejtohem lidhur me shpifjet që publikisht i bëri mbrëmë Kryetari i komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu. Ai në studio Klan të Maqedonisë së Veriut deklaroi se gjoja nuk janë ndarë mjete në vlerë prej 3 000 000 denarë për shkollën fillore “Luigj Gurakuqi” në Leshnicë…
Kryeministri Zoran Zaev thotë se numri i qytetarëve të regjistruar nuk ndikon në numrin e votuesve në listën zgjedhore, e cila po ashtu numëron mbi 1 milion e 800 mijë votues. Zaev beson se me regjistrimin e suksesshëm, pushteti dëshmoi se është i aftë të organizojë procese të rëndësishme që nuk janë bërë për dekada me radhë. “Regjistrimi është çështje tjetër nga lista zgjedhore, në çdo segment, bazë ose strukturë. Po, një pjesë është e lidhur. E para, numri i përgjithshëm i qytetarëve janë banorë të shtetit. Një pjesë e qytetarëve janë shtetas por nuk janë rezidentë, jetojnë jashtë vendit.…
Zëvendëskryeministri i Qeverisë, përgjegjës për çështje ekonomike, koordinim me resorët ekonomikë dhe investimet, Fatmir Bytyqi, në kuadër të forumit “Bisedimet Strategjike Ekonomike”, i cili po mbahet në Savudria, Kroaci, përveç panelit të mëngjesit në të cilin foli për strategjitë, politikat dhe projektet e Qeverisë në sektorin energjetik, pasdite mori pjesë në sesionin interaktiv “Strategjitë ekonomike të Republikës së Maqedonisë së Veriut në periudhën pas pandemisë dhe progresi i procesit të negociatave të anëtarësimit në BE”, ku ai debatoi me Karmen Jeitler Sinçeli, anëtare e Këshillit Kombëtar (dhoma e ulët), të parlamentit të Republikës së Austrisë dhe zëvendës sekretare e përgjithshme…
Të nderuar përfaqësues të mediave, para 15 ditëve Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu, bashkë me drejtorin e kësaj shkolle e përuruan sallën e re të sportit në lagjen Duqanxhik. Por, kanë kaluar disa ditë, ndërsa punimet nuk kanë filluar dhe as nuk kemi informatë se kur do të fillojnë dhe sa do të zgjasin. Prandaj derisa ata të vijnë ta bëjnë foton e radhës këtu, ne duam të tërheqim vërejtjen se kjo hapësirë përmban një rrezikshmëri të lartë për fëmijët e kësaj lagjeje, sepse në hyrje të saj nuk kemi asnjë shenjë e cila paralajmëron se “këtu ka…
Krimi i organizuar, kriminelët dhe grupet kriminale nuk njohin kufij, prandaj bashkëpunimi rajonal dhe ndërkombëtar është më i rëndësishëm në ballafaqimin e sfidave nacionale dhe rajonale, duke pasur parasysh që vendi ynë dhe rajoni nuk përjashtohen nga rrjedhat kriminale ndërkombëtare dhe trendet e reja lidhur me krimet. Këtë e tha zëvendësministri i Financave Dimitar Kovaçevski, sot në hapjen e Konferencës rajonale dyditore me temë “Krimi i organizuar, pastrimi i parave dhe financimi i terrorizmit”, organizuar nga Drejtoria për kundërzbulim, në kuadër të projektit “Përforcimi i kapaciteteve të Drejtorisë për kundërzbulim në Maqedoninë e Veriut” financuar nga Ambasada e Mbretërisë…
Parku Teknologjik i Universitetit të Evropës Juglindore, që nga themelimi në vitin 2013, gjatë 8 viteve të funksionimit ka arritur të bëhet lider në vend për shërbimet që i ofron për studentët dhe komunitetin e biznesit. Me ndihmën e Parkut Teknologjik janë hapur 150 vende pune, kryesisht të profilit të lartë teknologjik dhe rreth 80% e të punësuarve janë alumni të UEJL-së. Aktualisht, në Parkun teknologjik funksionojnë 15 kompani start up, por që nga themelimi Parku ka përkrahur gjithsej 31 kompani start Up. “Ky sukses është rezultat i përkushtimit tonë, që në teori do të thotë se punët i kryejmë…
Të nderuar qytetarë, Jemi sot në qendër të Tetovës, bashkë me Prof. Sadi Bexheti dhe kandidatët për këshilltarë dhe disa qenë endacak pas nesh. Siç dihet, një ndër problemet më të mëdhaja që i kemi ne si tetovarë janë qentë endacak. Gjatë këtij viti afërsisht 12 persona në muaj janë kafshuar apo rrezikuar nga qentë endacak. Tetova numëron afërsisht rreth 400-500 qen endacak. Komuna e Tetovës gjatë vitit 2021 ka ndarë 3 milion denarë një kompanie private ,për t’u marrë me qentë endacak, por siç duket kjo nuk funksionon. Rastin e fundit e patëm te një fëmijë 4 vjeçar në…
Me rastin e fillimit të vitit të ri akademik 2021-2022, Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska vizitoi Fakultetin e Shkencave të Natyrës dhe Matematikës në Shkup, iu drejtua klasës së parë akademike, duke ju dërguar mesazh studentëve që të jenë plotësisht të angazhuar për të studiuar në mënyrë që ata të mund të përgatiten mirë për sfidat e jetës që i presin pas diplomimit. “Ju bëj thirrje studentëve që të jeni të kujdesshëm në ligjërata, ti dëgjoni dhe respektoni profesorët dhe të përpiqeni të tejkaloni pritjet tuaja personale dhe të tyre. “Vetëm në këtë mënyrë do të bëheni…
“Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut investon në rikonstruktimin dhe ndërtimin e rrugëve të sigurta dhe moderne të cilat e ndryshuan pamjen në Lindje”. Këtë e tha sot ministri i Transportit dhe Lidhjeve Bllagoj Boçvarski, gjatë inspektimit të sotëm të rikonstruktimit të rrugës lokale deri në fshatin Cera. Ai tha se të gjitha komunat janë të rëndësishme dhe se me kryetaren e Makedonska Kamenicës, kanë pasur bashkëpubim të shkëlqyeshëm. “Sot jemi bashkë në inspektimin e rikonstruktimit të rrugës lokale e cila çon në drejtim të fshatit Cera, rrugë e cila me vite mbrapa ishte lënë në gjendje të keqe.…

