Të nderuar qytetarë,
Jemi sot në qendër të Tetovës, bashkë me Prof. Sadi Bexheti dhe kandidatët për këshilltarë dhe disa qenë endacak pas nesh.
Siç dihet, një ndër problemet më të mëdhaja që i kemi ne si tetovarë janë qentë endacak.
Gjatë këtij viti afërsisht 12 persona në muaj janë kafshuar apo rrezikuar nga qentë endacak. Tetova numëron afërsisht rreth 400-500 qen endacak.
Komuna e Tetovës gjatë vitit 2021 ka ndarë 3 milion denarë një kompanie private ,për t’u marrë me qentë endacak, por siç duket kjo nuk funksionon. Rastin e fundit e patëm te një fëmijë 4 vjeçar në Reçicë të Vogël i cili u sulmua nga qentë dhe nuk u ndërmor asnjë masë.
Të mos presim që të na ndodhë secilit prej nesh e njëjta.
Ne kur do ta fitojmë komunën, do të hapim drejtori të veçantë për menaxhimin e qenve endacak, ato qen do dërgohen në një vend të veçantë ku do të kenë përkujdesjen e duhur dhe nuk do të rrezikohet jeta e qytetarit.
Edhe një herë ia përkujtojmë Komunës së Tetovës të na kthejë përgjigje për atë kontratën 56.000 euro.
Ju falemnderit.



