Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se sot janë gjetur 200 rrënjë kabanisi në mbjellura në fshatin Tearcë. “Sot, në ora 14:30 nga ana e policëve të Sektorit për tregti të palejuar me drogë dhe armë, në kuadër të Sektorit të Punëve të Brendshme Tetovë, pas ndërmarrjes së masave dhe aktiviteteve në vendin e quajtur “Lapuf” në fshatin Tearcë, në afërsi të hekurudhës, janë gjetur mbi 200 rrënjë kanabisi. Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik nga PTHP Tetovë dhe janë ndërmarrë masat për zbardhjen e rastit”, thanë nga MPB-ja, transmeton TV21.
Author: Hamdi Kumanova
Sot pushuesit e plazhit Europa në Ulqin kanë dëshmuar një gjest fantastik nga një mitrovicas dhe një shkupjan. Tri gra të cilat desh u mbytën në det, shpëtuan falë intervenimit që bënë Gani Gërxhaliu nga Mitrovica dhe Gjemajl Selimi, mërgimtar nga Shkupi. Rastin e rrëfeu për Jepi Zë vet Gërxhaliu, i cili tha se shpreson që veprimi i tyre sot, të motivojë të tjerët të intervenojnë kur në pyetje është jeta e njeriut. Për aktin e tyre njerëzor e heroik ata kanë marrë falënderime edhe nga shpëtimtarët e plazhit ndërsa tri gratë janë dërguar në spital për marrje të ndihmës…
Në historiografi nuk është zbardhur mjaftueshëm se çfarë përmban opusi faktografik për Kryengritjen e Ilindenit dhe rëndësinë e shqiptarëve në atë periudhë, thotë për TVM2 historiani, Nebi Dervishi. Sipas tij, në Kryengritjen e Ilindenit marrin pjesë edhe shqiptarët ortodoks banor të athershëm të Krushevës .Pas çlirimit të Krushevës dhe disa vendbanimeve zgjidhen organet e Republikës, Qeveria e përkohshme dhe kuvendi i cili ka numruar 20 vlleh, 20 shqiptar dhe 20 bullgarë. Zgjidhet edhe Qeveria e përkohshme e cila poashtu përbëhej nga dy vlleh, dy shqiptar ortodoks dhe dy bullgar. Republika e Krushevës nuk pati jetëgjatësi , ajo shpërthen para…
Në hekurudhën Gjevgjeli – Shkup, në afërsi të Negotinës, dje një tren e ka goditur një person – emigrant. Nga MPB thonë se personi ka marrë lëndime të rënda trupore, që janë konstatuar nga Spitali i Përgjithshëm në Kavadar. Gjithashtu nga MPB thonë se është njoftuar Prokuroria dhe është kryer ekspertizë nga ekipi i stacionit policor në Negotinë.
Kryetari i BDI-së ka uruar qytetarët e Maqedonisë së Veriut festën e Ilindenit. “Festa e sotme na gjenë në vigjilje të 20 vjetorit të Marrëveshjes paqësore të Ohrit dhe të 30 vjetorit të pavarësisë së vendit. Si edhe para 118 viteve, kjo ditë i takon të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Sot kur po ndërtojmë një shoqëri të barabartë për të gjithë jemi afër idealit për liri dhe barazi të kryengritësve të bashkuar të Krushevës. Jetojmë në të njejin qiell, thithim të njejtin ajër, na ngroh i njejti diell, duam paqën, sigurinë, stabilitetin dhe përparimin, në frymën…
“Unë jam i bindur se Republika e Bullgarisë është mik i yni dhe se është shumë afër dita kur edhe populli maqedonas edhe ai bullgar, do të binden se Bullgaria nuk do të jetë pengesë për Maqedoninë e Veriut”. Kështu deklaroi kryeministri Zoran Zaev gjatë fjalimit të tij në Pelincë, me rastin e shënimit të 2 gushtit, ditës së Republikës. Ai nënvizoi se Maqedonia e Veriut asnjëherë gjatë historisë nuk i ka bërë dëm asnjë shteti dhe nënvizoi se pas të ashtuquajturve lindeni i Parë dhe ai i dytë, Ilindeni i tretë nënkupton kujdes ndaj qytetarëve nëpërmjet luftës për një…
Maqedonia është një vend evropian, ne e kemi vendin atje, në familjen e Bashkimit Evropian dhe ajo që për Zaevin është Evropë, ndërsa e quan Mini Shengen, do të thotë se ai ka sjellë një humbje tjetër për vendin dhe nuk është i aftë të plotësojë qëllimin tonë më të madh strategjik, anëtarësimin në Bashkimin Europian. Kështu u shpreh kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski në fjalimin e sotshëm në Morunisht të Strugës, me rastin e festës së 2 Gushtit, Ditën e Republikës. Hristijan Mickovski, kryetar i paritsë VMRO-DPMNE “Goma e shpëtimit të Zaevit e quajtur Mini Shengen është vetëm dëshmi…
Rritja e borxhit publik në 64.4 për qind të prodhimit të brendshëm bruto i hap rrugën vendit të bjerë në një krizë borxhi. Me këtë ritëm, në planin afatgjatë ekziston rreziku i destabilitetit financiar, me të cilin nuk do të kemi rritje dhe zhvillim ekonomik, thotë profesori i universitetit Nikolla Popovski. Nëse nuk ndërmarrim hapa konkret, mund të ndodhë që të mos i shlyejmë borxhet tona, thotë Popovski. Shumë vende kanë probleme në shlyerjen e borxhit publik, veçanërisht nëse përdoret në mënyrë joproduktive, dhe tani po përdoret në mënyrë joproduktive sepse shërben për të financuar ato pjesë…
Askush nuk mund të mohoj shtetformësinë e Maqedonisë së Veriut, pasi ajo është e bazuar në katër vendimet e KAÇKM-së bashkë me të drejtat qytetare, porositi nga Pelinca kryeministri Zoran Zaev, me rastin e shënimit të 2 gushtit ditës së Ilindenit. Sipas kryeministrit Zaev, ajo deklaratë e vitit 1944 është Europa sot.Zaev tha se krenar vazhdojmë të ndërtojmë rrëfimin tonë në Europë, I bindur se shumë shpejtë do të vijojë edhe tejkalimi I ndasive historike me fqiun lindor. “Maqedonia e Veriut gjatë historisë nuk ka dëmtuar asnjë fqinj me asgjë dhe nuk e ka për qëllim këtë ta bëjë në…
Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria kanë kaluar në heshtje 4-vjetorin e Marrëveshjes për fqinjësi të mirë, të nënshkruar më 1 gusht të vitit 2017, nga kryeministrat Zoran Zaev dhe Boyko Borisov. Me këtë marrëveshje dy vendet synonin t’i jepnin fund mosmarrëveshjeve që ekzistojnë që nga pavarësia e Maqedonisë së Veriut lidhur me gjuhën dhe identitetin maqedonas, kulturën dhe historinë e ndërsjellë. Dy kryeministrat, marrëveshjen e kishin quajtur historike për shkak se linte pas të kaluarën me qëllim që dy vendet të ecnin drejt një të ardhshme më të mirë për dy popujt. Marrëveshja ishte nënshkruar në dy gjuhët për të…
Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 3.087 testime për coronavirus, ndërsa 54 raste kanë rezultuar pozitiv. Prej tyre në Tetovë – 32, Shkup – 13, Dibër – 4, Gostivar – 2, Vallandovë – 2 dhe Kërçovë – 1. Nga MSH thonë se ka ndërruar jetë një pacient nga Tetova, i moshës 77 vjeçare, në kushte spitalore. Ndërsa ISHP ka regjistruar 28 pacientë të shëruar. Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 156.506, prej të cilëve 150.399 janë shëruar, ndërsa 5.494 kanë ndërruar jetë. Numri i rasteve aktive…
Njëqind e shtatë restorante të kategorizuara për dasma do t’i ndajnë 840 mijë euro, para nga thesari i shtetit. Qeveria ka vendosur për ndihmë të njëhershme financiare për gastronomët që nuk punuan për një kohë të gjatë në pandemi. Për më tepër, Qeveria miratoi pagesë prej 135 mijë eurosh për 17 klube nate që dorëzuan dokumentacionin e plotë në thirrjen publike. Nga Qeveria thonë se baza për përllogaritjen e mbështetjes janë të ardhurat mesatare mujore të fituara në vitin 2019, dhe shuma e mbështetjes llogaritet si 30% e të ardhurave mesatare mujore. Për më tepër, çdo subjekt aktiv i regjistruar…

