Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme në territorin e Qytetit të Shkupit shqiptoi gjithsej 185 masa, mes të cilave për vozitje të shpejtë 30, 11 për vozitje pa patent shofer, pesë për reshtim të parregullt.
Siç kumtoi MPB sot në mëngjes, janë shqiptuar shtatë masa për shfrytëzim të telefonit celular, pesë kundërvajtje që i shkaktojnë këmbësorët, katër për kalim në sinjal të mbyllur (dritë e kuqe), pesë kundërvajtje që i shkaktojnë ngasësit e motoçikletave, 76 për parkim të parregullt.
Nga MPB informojnë se kontrollet e përforcuara në komunikacion vazhdojnë dhe u bëjnë thirrje qytetarëve t’i respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rritet siguria në rrugë.



