VMRO-DPMNE i ka bërë thirrje Prokurorisë Themelore Publike që të hapin hetim për kryetarin e Shkupit Petre Shilegovin dhe Dushko Veskovskin, të cilët sipas partizë opozitare kanë kurdisuar tender prej 300 mijë eurove.
“Prokuroria Publike hesht për Shilegovin i cili është kapur gjallë se si po kurdis tenderë prej 300 mijë eruove. I bëjmë thirrje PTHP-së dhe institucioneve të tjera të hapin hetim për Petre Shilegovin dhe Dushko Veskovskin. Krimet e Shilegovit nuk përfundojnë këtu. Shilegov nuk ka tender që në dy vitet e fundit që është nënshkruar shuma nuk ka qenë si në procedurën e paraparë”, thuhet në komunikatën e VMRO-DPMNE-së.



