Author: Hamdi Kumanova

Kandidati për kryetar të Kumanovës nga radhët e LSDM, Oliver Ilievski, gjatë një tubimi me qytetarët ka thënë se :” Në periudhën e kaluar 12 vjeçare në pushtetin lokal, Kumanova ishte opozitë jo me fajin tonë dhe 12 vjet VMRO-DPMNE nuk investoi asnjë denarë në Kumanovë. Tash ka ardhur koha që së bashku si nga pushteti qendror poashtu edhe ai lokal të investojmë për Kumanovën dhe kumanovarët që Kumanova të bëhet qytet modern dhe qytet i blerë e i bukur” ka thënë Oliver Ilievski. “Në programin tonë kemi makro proekte që e tangojnë tërë qytetin si dhe mikro proekte për…

Lexo më Shumë

Propozim-vendimi i cili parasheh orar të shkurtuar për administratën publike të premten, është vendosur në ENER. Do të hapet diskutim për këtë çështje, qytetarët duhet ta thonë mendimin e tyre, ndërsa Qeveria dëgjon në mënyrë të kujdesshme, tha sot kryeministri Zoran Zaev. Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas promovimit të ciklit të ri investues në “Birrari”, Zaev e ndau përshtypjen e tij – se qytetarë presin administrata që e paguajnë të punojë në mënyrë efikase ndërsa jo të jetë më pak efikase. Këto janë, tha edhe pritshmëritë e tij. Sipas tij, duhet të bëjmë racionalizim shtesë të administratës. “I…

Lexo më Shumë

Qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut mund të udhëtojnë për në Egjipt vetëm me vizë elektronike, paralajmëroi në Fejsbuk ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani. “Të gjithë ata që kanë interes për të udhëtuar në Egjipt mund të marrin vizë elektronike për hyrje në vend në afat prej 24 orëve nga moment i aplikimit elektronik. Për të aplikuar për vizë elektronike, të interesuarit duhet të vizitojnë portalin e Egjiptit në linkun vijues: www.visa2egypt.gov.eg; Viza elektronike e aprovuar mbërrin në e-mail dhe e njëjta shtypet dhe tregohet në vendkalimin kufitar në Egjipt”, ka shkruar Osmani. Ministri shtoi se për…

Lexo më Shumë

Më 5 tetor 2021 në orën 11:00 do të hapet Lista e pritjes për termine për Ballkanin Perëndimor për muajin nëntor. Kështu kanë njoftuar nga ambasada e Gjermanisë në Shkup. Nga atje shtojnë se Lista do të mbyllet kur të arrihet kontingjenti mujor, kurse ata që nuk do të arrijnë të regjistrohen në nëntor, do të kenë mundësi që të njëjtën ta bëjnë muajin vijues. Më 1 shtator, në Gjermani hyri në fuqi rregullorja e re e ashtuquajtur Rregulloja e Ballkanit Perëndimor, me të cilën qeveria gjermane edhe pas vitit 2020 iu mundësoi shtetasve të Maqedonisë, Kosovës, Serbisë, Shqipërisë, BeH…

Lexo më Shumë

Dje rreth orës 15:30, personi N.J. (56) nga Negotina e Pollogut në SPB Tetovë ka raportuar se një ditë më parë rreth orës 21.00 në Toplicë të Gostivarit kishte qenë i sulmuar fizikisht nga dhëndri i tij S.R. (23) dhe nga një person tjetër nga Dobërdolli i Gostivarit. Rasti është pastruar dhe dokumentuar plotësisht dhe kundër personit S.R. Do të përgaditet parashtresë adekuate sipas Ligjit për kundërvajtjet kundër rendit dhe qetësis publike.TS

Lexo më Shumë

Maqedonia është vend i parë në Evropë me numër më të madh të vdekjeve nga COVID-19, si pasojë e keqmenaxhimit nga pushteti dhe nga ministria e shëndetësisë, kështu thotë kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hrisitijan Mickoski nga Koçani. Mickoski gjithashtu ka thënë se askush nuk ka dhënë përgjegjësi deri tani për 14 vdekjet në Tetovë, pas djegies së spitalit modular. Ai gjithashtu ka thënë se vendi ka sistem shëndetësor të rrënuar i cili nuk ju jep ndihmën e duhur për qytetarët.

Lexo më Shumë

Vetëm tetë pacientë të hospitalizuar dhe asnjë i vdekur .Ky është bilansi me Covid 19 në 24 orët e fundit që shënon ditën me më pak infektime në Tetovë .Autoritetet e Spitalit të Tetovës thanë se gjendja me pandeminë është si asnjëherë më parë e stabiluzuar duke rekomanduar që të bëhet kujdes sidomos në periudhën e ardhshme dhe të respektohen masat.Të vaksinuar me një dozë nuk ka pacientë ndërsa janë vetëm dy me dy doza .Nuk ka asnjë pacient me respiratot ndërsa ambulantë ditore janë 28.

Lexo më Shumë

Sot nisin aplikimet për bursa studentore për vitin akademik 2021-2022. Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton se nga ky vit, procedura për aplikim për bursë është digjitalizuar përmes portalit “e-slugi.mon.gov.mk”, i cili thjeshton ndjeshëm mënyrën e ushtrimit të së drejtës per aplikim. Studentët që nuk kanë mundësi të aplikojnë në mënyrë elektronike, mund ta plotesojne fleteaplikimin qe gjendet online e ta dorezojne bashke me dokumentacionin tjeter te nevojshem ne MASH. Afati i fundit për aplikim është 15 tetori.Te premten fillon edhe dorëzimi i dokumenteve për vazhdim e së drejtës për bursë të fituar në një nga vitet e kaluara akademike,…

Lexo më Shumë

Ministri i drejtësisë, Bojan Mariçiq është deklaruar rreth regjistrimit të popullsisë duke thënë se ky proces është përmbyllur me sukses dhe se nuk pasur fuqi të madhe thirrja për bojkotim të së njejtës, njofton Telegrafi Maqedoni. “Dua të uroj Entin shtetëror për statistika pasi kanë bërë hapa maksimal për të mbështetur këtë proces kaq të rëndësishëm për vendin. Numri i qytetarëve që kanë bojkotuar procesin e regjistrimit ka qenë tepër i vogël dhe për këtë besoj se Enti ka ndikuar duke i bindur ata që të regjistrohen” ka thënë Mariçiq. Ministri Mariçiq gjithashtu ka thënë se prej ecurisë së regjistrimit…

Lexo më Shumë

Ejup Berisha  Katër ditë pas fillimit të fushatës parazgjedhore për zgjedhjet e rregullta lokale që priten të mbahen më 17 tetor të këtij viti këtu në RMV, askush akoma nuk e ka thënë  asnjë fjalë dhe nuk e ka bërë asnjë analizë të vetme për slloganet që i kanë prezentuar subjektet politike që do të marrin pjesë në zgjedhjet në fjalë. E slloganet jane porosi të shkurtëra apo dhe fragmente kryesore të nxjerra nga programet dhe platformat e partive politike. Të njëjtat shërbejnë si mundësi për ti joshur votuesit me qëllim që ata tua japin votën e tyre partive politike…

Lexo më Shumë

Sistemi i ri i furnizimit me ujë i tha lamtumirë problemit me arsenikun në ujë, u ndërtua një nga impiantet më të mëdha dhe më moderne të trajtimit të ujit në vend, u ndërtua deponia lokale, poashtu u ndërtua rruga rajonale Negorci-Gjevgjeli, rruga rajonale Furka-Bogdanci, rruga rajonale Smokvicë-Prdejci, autostrada Smokvicë-Udovo dhe lidhësja me rrugën rajonale Brajkovci-Balinci-Marvinci, u bënë rekonstruime në rrugën lokale që lidh me rrugën rajonale Strumicë-Dojran, deri tek kryqëzimi pranë Vallandovo-Gjevgjeli, u revitalizua rruga në mes fshatrave Bogorodica dhe Stojasnovo deri tek kyçja me rrugën rajonale Gjevgjeli-Bogdanci. Me Sashko Pockov si kryetar i ardhshëm i komunës dhe me…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryetarja Llukarevska nga komuna Qendër: Këto nuk janë zgjedhje historike, por zgjedhja e juaj mund të ketë pasoja historike, ne nuk kemi hapësirë për eksperimente dhe stuhi, madje nuk kemi kohë as për “mirë”, tani është koha për #MËTËMIRËN. Gorani është simbolika e një Qendre fitimtare, moderne dhe evropiane, që përballet me një sfidë të re jashtëzakonisht të rëndësishme që do të përkthehet e shndërrohet në fitore. Votoni për numrin 12, për Goran Gerasimovski, për Adrijana Budimir dhe për listën e këshilltarëve të #LDSM-së dhe koalicionit. #Mëemirapërkomunëntime

Lexo më Shumë