Zëvendëskryeministri i Qeverisë, përgjegjës për çështje ekonomike, koordinim me resorët ekonomikë dhe investimet, priti sot ambasadorin e Dukatës së Madhe të Luksemburgut, z. Filip Donkel, me të cilin u bisedua për bashkëpunimin politik dhe ekonomik midis dy vendeve. Në këtë takim u konfirmuan marrëdhëniet miqësore dhe të partneritetit mes dy vendeve, dhe fokusi më i madh në bisedime ishte në bashkëpunimin ekonomik dhe mundësitë e investimeve në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Ambasadori Donkel konfirmoi mbështetjen e Dukatës së Madhe të Luksemburgut për perspektivën e integrimit evropian për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Republikën e Maqedonisë së Veriut,…
Author: Hamdi Kumanova
Bashkimi Demokratik për Integrim ka prezantuar sot programin zgjedhor për komunën e Dollnenit, të përpiluar në frymën e pesë përbetimeve të Agjendës së blertë, me fokus cilësinë e jetës së banorëve të Dollnenit. Në konferencën e sotme për shtyp, Xhemil Qamili nga Dega e Bashkimit Demokratik për Integrim në Dollnen gjatë prezantimit të përmbajtjes së planit të veprimit katër vjeçar, potencoi se zhvillimi i barabartë rajonal është ndër prioritetet parësore dhe numëroi projektet me të cilat do të mundësohet mirëmbajtje e vazhdueshme të infrastrukturës rrugore dhe rrjeteve të ujësjellësit dhe kanalizimit, arsim cilësor, mbrojtje shëndetësore dhe sociale për banorët e…
Deri të premten do të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme me shi të përkohshëm, informoi DPHM. Nesër, reshje më të rrëmbyeshme do të ketë në pjesët perëndimore ku përkohësisht do të jenë të rrëmbyeshme dhe pritet të bien deri në 20l/m2. Të premten paradite do të ketë shi lokal të përkohshëm me intensitet më të dobët, ndërsa nga orët e pasdites do të ketë stabilizim gradual të motit. Temperaturat e mëngjesit do të bien, ndërsa ato të ditës do të jenë në rritje graduale.
Sot në ora 02:30 Ndihma e Shpejtë ka pranuar thirrje për intervenim në rrugën “Maksim Gorki” në Veles, përcjell Alsat. Ekipet mjekësore kanë konstatuar vdekjen e një burri të moshës 40-vjeçare, tek i cili ka pasur plagë në pjesën e gjoksit, të shkaktuara nga goditjet me thikë.Nga Sektori për Punë të Brendshme në Velses kanë konfirmuar se bëhet fjalë për një polic, ndërkaq thonë se po vazhdon hetimi për ngjarjen. Jozyrtarisht, bëhet fjalë për çështje xhelozie në lidhjen që kishte polici, ndërkaq për rastin në fjalë është arrestuar një grua, e dyshuar për kryerjen e vrasjes.
Ministri i Drejtësisë Bojan Mariçiq, sot ka folur në lidhje me përfundimin e procesit të regjistrimit. Ai tha se nga vlerësimet e Entit Shtetëror të Statistikave, do të merren vendimet e mëtejshme për regjistrimin, përcjell Telegrafi Maqedoni. “ESHS po bënë përpjekje maksimale që deri në ditën e nesërme të kompletohet regjistrimi. Qëllimi ynë është të regjistrohen të gjithë qytetarët dhe të mos mbetet asnjë. Informacionet deri sot janë se janë regjistruar 1.8 milionë qytetarë”. “Ka kohë edhe nesër dhe nga ajo që di është se në disa rajone ka përfunduar regjistrimi dhe ata regjistrues që e kanë përfunduar regjistrimin, ndihmojnë…
Kandidati për kryetar i Komunës së Çairit nga koalicioni AlternAtivA & Aleanca për Shqiptarët, Bekim Sali, dje ishte në lagjen e Fushë Tophanës, ku – përveç vizitave nëpër familje e takimeve me qytetarë – bashkë me rininë e Çairit e rregulloi edhe stadiumin e Çairit, i cili ka kohë që është braktisur. Pasi e ngjyrosën terrenin dhe i rregulluan koshat, kandidati Bekim Sali deklaroi: “Kështu do të duken të gjitha fushat sportive në Çairin e Ri”.
Mbrëmjen e djeshme (28-shtator) rreth orës 23.35 në rrugën ,,Cvetan Dimov“ në Tetovë, pjestarët e policisë të SPB Tetovë kanë privuar nga liria 45- vjeçarin D.S. nga Tetova, për shkak gjatë një kontrolli të kryer ndaj tin është gjetur heroinë. I njëji është ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.TS
Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë vaksinuar 4.953 qytetarë, 1.282 prej të cilëve kanë pranuar dozën e parë, ndërkaq numri i personave të vaksinuar në vendin tonë shkon në 785.693 persona, ndërkaq janë rivaksinuar 724.835 qytetarë, transmeton Alsat. Ministria e Shëndetësisë njofton se dozën e tretë të vaksinës e kanë pranuar 137 qytetarë. “Sipas numrit të vaksinave të aplikuara, 38% e të gjithë popullsisë në vendin tonë janë vaksinuar, ndërkaq 35% e popullsisë në vend kanë marrë dy doza vaksine”, shtojnë nga Ministria e Shëndetësisë.
Fejzi HAJDARI Vetëm politikanët shqiptarë, si Lutë Haziri dhe Edi Rama, ju apelojnë shqiptarëve në shtetet fqinje, të votojnë kandidatë sllavë. Historikisht dihet se kurrë nuk ka ndodhë e kunderta, që politikanët sllavë te shteteve te rajonit, t’iu apelojne bashkekombesve te tyre ne shtetet e rajonit per ta mbeshtetur nje kandidat shqiptarë ne zgjedhje, qofte ai nga Shqiperia, Kosova ose i Maqedonia. Të mos flasim për në Maqedoni, ku kjo dukuri ka marrë përmasa mjeruese dhe alarmante. Shpeshëherë ndodh që elektoratit ju bëhen apale për ta votuar një kandidat maqedonas (nacionalist dhe antishqiptar i përbetuar), nderkohë që nuk votojnë kandidatin…
Deri dje në orën 20:00 janë regjistruar 1.760.194 qytetarë, 546.080 familje dhe 789.406 apartamente, njoftojnë nga Enti Shtetëror për Statistika. Sipas ESHS-së të gjithë ato që nuk janë regjistruar deri më tani për shkaqe të ndryshme regjistrimin mund ta bëjnë në komunat e tyre në zyrat e ESHS-së. Nga atje nuk japin informacione për mundësinë e zgjatjes së afatit të regjistrimit për shkak se regjistrimi ka pasur disa ditë ndërprerje. Nëse vjen deri te kjo do të nevojiten ndryshime ligjore në Kuvend.
Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës (MSHIA) është ministria më transparente e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, me 82.24% të kritereve të arritura të hulumtimit mbi transparencën e qeverive në rajon. Hulumtimi për transparencë i cili ka analizuar qeveritë e Maqedonisë së Veriut, Serbisë, Malit të Zi dhe Bosnje e Hercegovinës, i cili sot e (martë) është prezantuar në Konferencën e mbajtur në Podgoricë, me rastin e Ditës Botërore për qasje të lirë në informatat me karakter publik, ka konstatuar se Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut është më transparentja në rajon, madje është cilësuar edhe si…
Ejup Berisha Qytetarë të nderuar të RMV-së nëse nuk dini se për kë të votoni në zgjedhjet e radhës lokale ateher dëgjoni dhe mësoni gjatë fushatës zgjedhore se cili subjekt pjesmarrës në zgjedhje e ka ofertën më të mirë dhe programin më të pranueshëm zgjedhor. E në zgjedhje gjithmonë ka më shumë oferta dhe programe që ofrohen nga më shumë subjekte politike me qëllim që qytetarët të mund të percaktohen për to dhe të votojnë në zgjedhje. Votimi e di që është individual dhe i fshehtë por është mirë të zhvillohen debate mes njerëzve me qëllim që të njëjtët të…

