Kandidati për kryetar të Kumanovës nga radhët e LSDM, Oliver Ilievski, gjatë një tubimi me qytetarët ka thënë se :” Në periudhën e kaluar 12 vjeçare në pushtetin lokal, Kumanova ishte opozitë jo me fajin tonë dhe 12 vjet VMRO-DPMNE nuk investoi asnjë denarë në Kumanovë. Tash ka ardhur koha që së bashku si nga pushteti qendror poashtu edhe ai lokal të investojmë për Kumanovën dhe kumanovarët që Kumanova të bëhet qytet modern dhe qytet i blerë e i bukur” ka thënë Oliver Ilievski.
“Në programin tonë kemi makro proekte që e tangojnë tërë qytetin si dhe mikro proekte për çdo lagje . Njëri nga makro proektet është gazifikimi i tërë Kumanovës . Qytetarët duan ajër të pastër dhe nuk kanë alternativë tjetër pos gazifikimit. Kurse prioritare do të jenë gazifikimi i zonave industriale. Kemi vendos të ndërtojmë zonë për këmbësorë dhe çiklistë në brigjet e lumejve të Kumanovës dhe Kojnares në gjatësi prej 9 km”.
Ilievski ka paralajmëruar edhe rikonstruimin e Stadiumit të qytetit dhe formimin e Klubit futbollistik.
“Prioritet në program do të jenë ndërtimi trafikut nën tokësor me parkingje nën tokësore ku do ti bashkojmë të dy sheshet. Me proektin “Ekologu im “ do ta rregullojmë qytetin dhe lagjet dhe do të kemi persona të angazhuar për mirëmbajtje “.Gjithashtu në Kumanovë do të ndërtojmë edhe 40 Km trotoare . LSDM e ka programin më të mirë , kurse pushtetin qendror e kemi frymë në shpinë “ tha Oliver Ilievski në njërin nga tubimet me qytetatër e Kumanovës.



