Author: Hamdi Kumanova

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme, zyrtarët policorë të SPB Shkup kanë arrestuar 24 vjeçarin D.T nga fshati Marini të Shhkupit. Sipas njoftimit policor, D.T është arrestuar për shkak të dyshimeve të bazuara se ka kryer vepra penale “Vjedhje të rëndë” dhe “sulm ndaj personi zyrtar gjatë kryerjes së punës së sigurisë”. Gjatë kontrollit, siç thonë nga MPB, janë gjetur amfitaminë dhe mbetje tjera të drogës. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzim penal.

Lexo më Shumë

Një vajzë e mitur ka raportuar se ka pasur dhunë fizike dhe është dhunuar disa herë nga i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i Maqedonisë së Veriut. Rasti ka ndodhur në Prishtinë, ku sipas viktimës i dyshuari tani ndodhet në një shtet tjetër. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit. Rasti vazhdon të hetohet.

Lexo më Shumë

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve sot miratoi udhëzimin për votim në vendvotimet me më pak se 10 votues. Nga gjithsej 3.480 vendvotime, më pak se 10 votues kanë 96 vendvotime. Sipas evidencës së KSHZ-së, në Komunën e Gostivar ka dy vende edhe atë në Bordec ku ka 8 votues dhe Sushicë me 6 votues. Në këto dy vende, sipas udhëzimit, do të formohen Këshilla Zgjedhor dhe votuesit do të mund të votojnë në vendin më të afërt.

Lexo më Shumë

Me uljen e temperaturave janë rikthyer edhe reshjet e shiut në Pollog, e bashkë me këtë edhe ankthi nga vërshimeve në ato vendbanime, të cilat e pësuan keq, në vitin 2015, madje duke humbur edhe anëtarë të familjeve të tyre. Premtimet, për ndërtimin e digave, dhe masave tjera për mbrojtje nga vërshimet, mbetën vetëm premtime. Banorët thonë se nuk ju ka mbetur gjë tjetër pos vetë të mobilizohen për të parandaluar katastrofat e mundshme. “Jo vetëm fshati im po krejt kanë frikë prej kësaj, Trebosh, Pollaticë e tjera. Mirëpo çka të bëjmë ndihmë s`kemi nga askush hiç. Aq na trishton…

Lexo më Shumë

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se nga 3.379 testime janë regjistruar 412 raste të reja me coronavirus. Prej rasteve të reja, 205 janë në Shkup, Kumanovë 39, Koçani 23, Kavadar 17, Manastir dhe Veles 15, Prilep 13, Ohër 13, Strumicë 7, Tetovë dhe Sveti Nikole 6, Kërçovë, Gjevgjeli dhe Radovish 5, Kriva Pallankë 3, Gostivar, Strugë, Dellçevë, Probishtip, KRatovë, Bogdanci, Krushevë dhe Demir Hisar 2 dhe nga 1 në Negotinë, Vinicë, Makedonski Brod, Demir Kapi, Pehçevë dhe Dojran. Po ashtu janë shëruar edhe 395 pacientë të shëruar, dhe 12 të tjerë kanë humbur jetën, Prej pacientëve të vdekur 5 janë nga…

Lexo më Shumë

Ne kujdesemi për minatorët – ata(Regjimi DPMNE) i injoruan ata. Ne ua kthejmë paratë qytetarëve – ata ua vjedhin. Ne kemi trefishuar rritjen e pagave. Ne rikthyem tarifën e lirë të energjisë elektrike dhe me kthimin e TVSH-së miliona euro derdhen në buxhetet e familjes së çdo qytetari. VRM-DPMNE e rriti çmimin e energjisë elektrike për 100 për qind dhe hargjoi miliona euro gjoja për shelgjet dhe barokun. Me LSDM-në, të gjithë janë të sigurt – si qytetarët ashtu edhe shteti. Me VMRO-DPMNE, të gjithë janë në rrezik. Shteti i izoluar. Qytetarët të shantazhuar dhe zhgënjyer. Pra, më 17 tetor,…

Lexo më Shumë

Ministria e Shëndetësisë konfirmon se e gjithë sasia e vaksinave të pashfrytëzuara kundër Covid – 19, të cilat mbërritën në vend më 16 shtator si donacion i Republikës së Bullgarisë, do të asgjësohen pasi iu ka skaduar afati. Bëhet fjalë për 13 mijë vaksina Pfizer, pjesë e donacionit prej 51.480 dozash, me afat e përdorimi deri më 30 shtator. “13 mijë doza të vaksinave kundër Covid – 19, të cilat vendi ynë i ka marrë si donacion nga Republika e Bullgarisë, sot janë tërhequr nga përdorimi për shkak se u ka skaduar afati. Në pajtueshmëri me procedurat ligjore, vaksinat do…

Lexo më Shumë

U përgjakëm, luftuam, rrëzuam regjimin dhe me ndryshimin e qeverisë u pajtuam bashkarisht se: Kumanova duhet të ndihmohet, gjithçka që iu morr gjatë regjimit duhet t’i kthehet. Ne kemi krijuar një klimë të bashkëpunimit ndërinstitucional midis institucioneve në nivel qendror dhe atë lokal dhe një numër i madh i projekteve për Kumanovën janë realizuar me ndihmën e Qeverisë. Kumanova do të fitojë, sepse Kumanova është një qytet socialdemokrat, dhe Oliver Ilievski është kandidati i vetëm i socialdemokratëve. Unë jam i sigurt për këtë, sepse besoj në ju, njerëzit e mi të Kumanovës! Sepse jam i sigurt në Oliver Ilievski -…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov reagoi ndaj deklaratave të Ekaterina Zakharievës duke thënë se është e vështirë të kuptoj akuzat e këtilla. “Ne kemi Komision kundër diskriminimit si e para. Kur kontrollova nëse ka ankesa për diskriminim ndaj bullgarëve, nuk kishte asnjë ankesë kundër diskriminimit”, tha Dimitrov. Ai tha se Maqedonia e Veriut është shtet multietnik ku në Kushtetutë të gjitha bashkësitë etnike janë të barabarta. Reagimi i Dimitrovit vjen pasi që Zakharieva deklaroi se ndjehet e dëshpëruar nga përgjigjet e Dimitrovit për të drejtat e qytetarëve bullgarë në vend.

Lexo më Shumë

U bënë tri javë nga mynxyra e Tetovës. Tri javë qëkur u shkrumbuan 14 njerëz të gjallë në strehën ku kishin vajtur të shërohen. Edhe sot pas tri javësh nga djegia e spitalit modular nuk ka as edhe një shenjë nga trazimi i ndërgjegjes së atyre që ishin drejtpërdrejt të lidhur me këtë faj. Fushata zgjedhore i ka rrëmbyer të gjithë, duke treguar edhe një herë se qytetari për pushtetarët tanë është vetëm mjet për arkëtim votash dhe zgjatje të jetës së udhëheqjes së tyre të dështuar. Edhe një herë u dëshmua se dora e tyre drejt qytetarit zgjatet vetëm…

Lexo më Shumë

Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, denoncon rastin e keqpërdorimit të pushtetit dhe shkeljes së “Marrëveshjes për zgjedhje fer dhe demokratike” nga ana e kandidates për kryetare të komunës së Tetovës, Teuta Arifi. Gjatë ditës së djeshme, zonja Teuta Arifi nën ndikimin e trysnisë që ka ushtruar ndaj administratës komunale, ka nxjerr në kampanjë të punësuarit e saj, të cilët janë shfrytëzuar për qëllime elektorale. Ia bëjmë me dije zonjës Arifi se keqpërdorimet e detyrës zyrtare, keqpërdorimi i kompetencave që ia jep komuna dhe keqpërdorimi i resurseve komunale, janë të ndaluara dhe për këtë do të bartni përgjegjësi penale. Dështimet…

Lexo më Shumë