Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, denoncon rastin e
keqpërdorimit të pushtetit dhe shkeljes së “Marrëveshjes për zgjedhje
fer dhe demokratike” nga ana e kandidates për kryetare të komunës së
Tetovës, Teuta Arifi.
Gjatë ditës së djeshme, zonja Teuta Arifi nën ndikimin e trysnisë që
ka ushtruar ndaj administratës komunale, ka nxjerr në kampanjë të
punësuarit e saj, të cilët janë shfrytëzuar për qëllime elektorale.
Ia bëjmë me dije zonjës Arifi se keqpërdorimet e detyrës zyrtare,
keqpërdorimi i kompetencave që ia jep komuna dhe keqpërdorimi i
resurseve komunale, janë të ndaluara dhe për këtë do të bartni
përgjegjësi penale. Dështimet e juaja janë evidente dhe për këtë ju do
të merrni “dënimin e merituar nga populli”.
Ju nuk mund të shfrytzoni administratën komunale për të zhvilluar
kampanjën e juaj! Ju që ju kanë braktisur qytetarët përshkak të
mos-punës dhe paaftësisë, për shkak të korrupsionit dhe krimit, nuk do
të gjeni strehë tek keqperdorimi i administratës.
Ne, nga koalicioni “Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa” ju
apelojmë që të tërhiqni duart e pista nga administrata!



