Author: Hamdi Kumanova

Bashkimi Demokratik për Integrim prezantoi sot Programin zgjedhor për komunën e Studeniçanit. Ejup Abazi, kandidat i BDI-së për kryetar në komunën e Studeniçanit, në konferencën e sotme për shtyp potencoi se shtyllat kryesore të programit për jetë më cilësore janë përmirësimi i infrastrukturës rrugore, përkujdesi për rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit, ngritja e nivelit të pastërtisë publike, cilësia më e madhe në sferën e arsimit, përforcimi i mekanizmave për mirëqenie më të madhe shëndetësore dhe sociale si dhe shumë sfera të ndryshme. Abazi mes tjerash potencoi se në fokusin e tij në mandatin e ri katërvjeçar do të jetë veçanërisht…

Lexo më Shumë

Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, mbrëmë ka qëndruar në komunën e Tearcës, ku u mirëprit nga simpatizantë të koalicionit AlternAtivA & Aleanca për Shqiptarët. Duke folur për rëndësinë e zgjedhjeve të 17 tetorit Gashi tha: më 2017 ishim afër fitores, por besoni që këtë vit nuk do të lejojmë të na përsëritet 2017-ta. Një ndër problemet kryesore të shqiptarëve është migrimi. Në 20 vitet pushtet të kësaj partie kemi parë largimin e 200 mijë shqiptarëve nga vendi. Ejani t’i japim fund epokës së migrimit dhe ta sjellim ndryshimin e PASTËR më 17 tetor”, ka përfunduar kryetari i Alternativës, Afrim Gashi,…

Lexo më Shumë

Koalicioni Alternativa dhe Aleanca për Shqiptarët janë forca e parë te shqiptarët dhe pritet të fitojnë shumicën e komunave në zgjedhjet lokale. Kështu thotë anketa e fundit e Institutit “Aksios”. Sipas kësaj ankete, 6.3% e qytetarëve do të votojnë për kandidatët e koalicionit opozitar në zgjedhjet e ardhshme lokale, përkundër 6.1% për BDI-në. Edhe në bllokun maqedonas opozita është në epërsi ndaj partisë në pushtet. VMRO DPMNE prin me 27.8%, ndërsa LSDM ka përkrahjen e 23.3% të qytetarëve. Për kandidatët e cilës parti do të votoni në zgjedhjet lokale? VMRO DPMNE 27.8% LSDM 23.3% ASH-AAA 6.3% BDI 6.1% Anketa e…

Lexo më Shumë

Për Marrëveshjen e Prespës, perspektiva evropiane e vendit tonë dhe raportet me Bullgarinë, për bashkëpunim me Greqinë, por edhe për marrëveshjen me Turqinë, flet presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski në intervistën për edicionin e sivjetshëm të gazetës greke “To Vima” në vigjilje të vizitës së tij në Greqi më 5 dhe 6 tetor, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina. Presidenti Pendaroski komentoi për veto bullgare dhe perspektivën evropiane se “për fat të keq situata na pengon të fillojmë bisedime aderuese”, edhe pse vendi tashmë i ka plotësuar të gjitha parakushtet, ndërsa paralelisht shfaq shpresë se me…

Lexo më Shumë

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis deklaroi se nuk pajtohet me veton e vendosur nga Bullgaria ndaj të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE. Mitsotakis e bëri të qartë qëndrimin e tij se pranimi i Ballkanit në Bashkimin Europian, duhet të përshpejtohet. “Sigurisht, Ballkani Perëndimor nuk mund të mungojë në diskutimin tonë. Me këtë në mendje do të shkojmë në samitin e Lubjanës. Ne u pajtuam që procesi i pranimit në Ballkanin Perëndimor duhet të përshpejtohet në mënyrë që të parandalohet kthimi i rajonit në një vatër problemesh të reja. Gadishulli Ballkanik është europian; prandaj dhe e ardhmja e tij mund…

Lexo më Shumë

Në dy ditët në vijim do të përqendrohet mot kryesisht me diell dhe me mëngjese të ftohta, ndërsa nga e mërkura paso periudha e motit kryesisht të vranët dhe dukshëm më i freskët me reshje lokale të shiut dhe me temperatura ditore të cilat do të jenë nën mesataren për këtë periudhë të vitit. Siç kumtoi DPHM, reshje më të rrëmbyeshme priten të enjten, posaçërisht në pjesët perëndimore dhe jugperëndimore. Të mërkurën dhe të enjten do të fryjë erë e përforcuar nga drejtimi jugperëndimor.

Lexo më Shumë

Mbi 7000 projekte në katër vitet e fundit janë realizuar në komuna, ndërsa në Berovë është eliminuar një borxh i Komunës prej 80 milionë denarëve. Një përkrahje e tillë për komunat, siç paralajmëroi kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev në tribunën e sontme qytetare në kuadër të prezantimit të kandidatit për kryetar të komunës së Berovës, do të vazhdojë edhe në periudhën e ardhshme. “Sa punë është bërë në komuna në këto katër vjet mund të matet me mandatet e mëparshme sepse ne i kemi shlyer borxhet. Janë realizuar 7000 projekte në nivel lokal në të gjithë vendin, për shkak të…

Lexo më Shumë

Si Trup Koordinues Kombëtar për Regjistrimin e Popullit Turk në RMV, (ku janë anëtarësuar të gjitha OJQ -të turke, të gjitha subjektet politike nga komuniteti turk në vend, intelektualë të shquar turq, profesorë universitar dhe figura të tjera me ndikim nga komuniteti turk në vend ) që nga fillimi i regjistrimit të popullsisë 2021 ne ndoqëm në mënyrë aktive dhe me kujdes të gjithë procesin, duke bërë përpjekje të mëdha për realizimin e tij të suksesshëm. Nga ana tjetër, me fillimin e regjistrimit, ne ndoqëm zhvillimet në terren me të gjithë mekanizmat tanë demokratikë. Në secilën platformë ne e bëmë…

Lexo më Shumë

22 raste të reja me Covid-19 në Tetovë, ndërsa nuk është raportuar për asnjë viktimë. Advertisements Të vaksinuar me dozën e parë të vaksinës anti-kovid nuk ka, kurse me dozën e dytë janë vaksinuar dy persona. Pesë pacientë trajtohen me terapi oksigjenike, ndërkaq nën kujdes intensiv nuk është asnjë pacient. Në RMV deri tani, që nga fillimi i pandemisë janë kryer 1.297.190 testime, ndërsa ka pasur 190.288 raste me coronavirus, kurse prej tyre 173.332 janë shëruar dhe 6.694 kanë humbur jetën. Ndryshe, numri i rasteve aktive me coronavirus në Maqedoninë e Veriut është 12.262.

Lexo më Shumë

Si sot, 26 vite më parë ishte kryer atentat mbi presidentin e atëhershëm të shtetit, Kiro Gligorov. Që atëherë e deri më sot, ka patur premtime se do të gjenden dhe do të dënohen kryerësit dhe porositësit, por rezultatet deri më sot janë zero. Në histori do të shkruhet se më 3 tetor 1995 mbi presidentin Kiro Gligorov ishte kryer atentat për vrasje. Gligorov mbijetoi në atentat me lëndime të rënda në kokë. Në vendngjarje pati ndëruar jetë shoferi i tij Aleksandar Spirovski, ndërsa ishte lënduar gjithashtu një tjetër sigurim, Ilço Teovski. Disa ditë më vonë, pati ndëruar jetë edhe…

Lexo më Shumë

Kreu i LSDM-së dhe kryeministri Zoran Zaev paralajmëroi rritjen e rrogës minimale deri në fund të këtij viti.Sipas tij, përpos rritjes së pensioneve, deri në fund të vitit sërish do të rritet edhe rroga minimale. “Për katër vjet rrogën minimale e kemi rritur për 6300 denarë. Më parë rroga minimale ishte prej 8 deri 9 mijë denarë, ndërsa sot ajo arrin në 15.200 denarë me tendencë që deri në fund të këtij viti, për dy muaj e gjysëm të jetë 18 mijë denarë. Të sillet një vendim i tillë vërteton se ekonomia po lëviz në drejtim të mire”, theksoi Zaev…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (02.10.2021) vazhdoi me kontrollimet e përforcuara në trafik. Vetëm në territorin e qytetit të Shkupit gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar gjithsej 202 kundërvajtje, prej të cilave 65 për tejkalim të shpejtësisë, 24 sanksione për drejtimin e automjetit nën ndikimin e alkoolit. Poashtu janë shqiptuar edhe gjashtë sanksione për përdorimin e telefonit celular gjatë drejtimit të automjetit, pesëmbëdhjetë gjoba për shoferët e motoçikletave dhe pesëdhjetë e dy sanksione për parkim në mënyrë të parregulltë të automjeteve. Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë deri…

Lexo më Shumë