Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (03.08.) vazhdoi me kontrollimet e përforcuara në trafik. Vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 173 gjoba, prej të cilave 78 për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, njëmbëdhjetë sanksione për drejtimin e automjetit pa patentë shofer, pesë gjoba për drejtimin e automjetit nën ndikimin e alkoolit. Poashtu janë shqiptuar katër sanksione për mosshfrytëzimin e rripit të sigurisë gjatë drejtimit të automjetit dhe nëntë kundërvajtje për shoferët e motoçikletave. Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë deri te qytetarët t’u përmbahen rregullave…
Author: Hamdi Kumanova
Gjatë ditës së djeshme (03.08.2021) është realizuar kontrollim aksional i përforcuar në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin kundërvajtjeve të shoferëve të motoçikletave. Gjatë këtij aksioni janë sanksionuar 98 shoferë, prej tyre 30 janë përjashtuar nga trafiku. Poashtu gjatë këtij aksioni janë shqiptuar 62 gjoba për shoferë të motoçikletave të cilët nuk kanë shfrytëzuar kaskën mbrojtëse të kokës, 21 prej tyre nuk kanë poseduar patentë shofer, kurse janë sanksionuar edhe kundërvajtje tjera. Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë deri te qytetarët t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me…
Në periudhën nga 26.07.2021 deri më 01.08.2021 Ministria e Punëve të Brendshme realizoi kontrollim të përforcuar aksional për sanksionimin e shoferëve të cilët në mënyrë të kundërligjshme i përdorin xhamat e errësuar dhe gjatë këtij kontrolli janë sanksionuar 28 shoferë. Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë deri te qytetarët t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.
Policia gjatë ditës së sotme ka dhënë detaje për trupin e pajetë që u gjet gjatë ditës së djeshme në lumin Vardar pranë fshatit Radiovc të Tetovës, transmeton Alsat. Autoritetet nuk kanë konstatuar vdekje pa gjurmë të dhunës, ndërkaq kufoma është identifikuar dhe i është dorëzuar familjes. “Më 03.08.2021 rreth orës 13.40 në SPB Tetovë është raportuar se në vendin e quajtur “Mburoja”, zona e Radiovcës së Tetovës, një kufomë njeriu është vërejtur në rrjedhën e lumit Vardar. Pas identifikimit të tij nga familja, është identifikuar se bëhet fjalë për personin Z.R. (53) nga Tenov e Tetovës, i cili më…
VMRO-DPMNE-ja është duke punuar rreth padive penale ndaj kryeministrit Zoran Zaev dhe drejtorit të Qendrës së Menaxhimit me Kriza, Stojançe Angellov. Ekipi juridik i partisë opozitare po mbledh dëshmi që mund të përdoren si bazë për përndjekje penale nga organi i akuzës. Nga partia e Hristijan Mickoskit thonë se në momentin kur paditë për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe punë të papërgjegjshme do të jenë gati, do t’i dorëzohen Prokurorisë Publike. Sipas opozitës maqedonase kreu i Qendrës së Menaxhimit me Kriza në vend se të merrem me mbrojtjen e qytetarëve nga muaji shkurt ka porositur telefona celularë me vlerë prej…
Të nderuar qytetar të Kumanovës, të nderuara media! Pushteti lokal i LSDM-së, në bashkëpunim me BDI-në, tash para zgjedhjeve lokale – në kohën kur mërgimtarët janë në vendlindje – i ka hapur tri gropa të mëdha në tri lagjet kryesore të shqiptarëve të Kumanovës, gjoja që ndërmarrja e Ujësjellësit të vazhdojë me instalimet e ujit dhe të kryhen punë infrastrukturore. Siç e dimë tashmë, rruga që i lidh dy lagje të mëdha shqiptare, Lagjen e Trimave dhe atë të Bahçeve, është shkatërruar gati tërësisht përmes ndryshimit të kanalizimit dhe ujësjellësit, edhe pse për ta realizuar një gjë të këtillë është…
Prej nesër pasdite pritet ndryshim i motit me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të përforcuar. Lokalisht është e mundur paraqitje e motit të ligë me shi të rrëmbyeshëm, zbrazje të fuqishme elektrike, bubullima dhe erë të përforcuar me mbi 80 kilometra në orë. Sinoptikët rekomandojnë në rast të paraqitjes së zbrazjeve elektrike, qytetarët të jenë të kujdesshëm dhe të mos qëndrojnë në vend të hapur dhe nën drunjë të vetëm. Kohëve të fundit vendi është në fazë portokalli me temperatura mbi 40-të gradë Celsius.
“Jetë në pandemi, me mbeturina në çdo cep dhe pa ujë të pastër! Kështu zhvillohet jeta sot në qytetin e Tetovës. Kjo është duke ndodhur jo për shkak të kushteve natyrore, por për arsye të keqmenaxhimit dhe korrupsionit që mbizotëron në komunën tonë”, thuhet ne reagimin e Aleances per Shqiptaret, Dega Tetovë. “Për autoritetet komunale, të cilët ka një kohë të gjatë që nuk ndërmarrin asnjë veprim, ndoshta edhe është normale që qyteti të ngulfatet dhe të mbulohet nga mbeturinat. Për këta ndoshta është normale që qytetarët të mbeten për ditë të tëra pa ujë, pa mos përmendur kaosin urbanistik…
Pas urdhrit të kryeministrit Stefan Janev, Bullgaria ka dërguar ndihmë për menaxhim me zjarret që shpërthyen në territorin e Maqedonisë së Veriut. Siç raporton agjencia BGNES, ndihma do të vijë përmes mekanizmit të ndihmës reciproke dhe qeveria bullgare planifikon të dërgojë 25 zjarrfikës, 3 kamionë zjarrfikës dhe 2 ambulanca të tjera për të shuar fatkeqësinë në Koçan dhe Dellçevë. Agjencitë kujtojnë se dje, në një bisedë telefonike me kryeministrin e Republikës së Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, kryeministri Stefan Janev deklaroi se Bullgaria është e gatshme të ndihmojë fqinjët e saj me mbështetjen e nevojshme për të shuar katastrofën. Ndryshe,…
Sot, shteti lëshoi emetimin e njëzetë të fletëobligacioneve për denacionalizim në vlerë të përgjithshme prej 8 milionë euro, me të cilën do të kompensohen të gjitha aktvendimet e plotfuqishme për denacionalizim nga data 01.01.2020 deri më datë 31.12.2020, ku përcaktohet kompensimi që të bëhet përmes fletëobligacioneve. Mjetet që janë ndarë përmes fletëobligacioneve, shteti do t’i paguajë me këste dhjetëvjeçare me normë interesi në nivel vjetor prej 2%. Republika e Maqedonisë së Veriut në çdo kohë mund të bëj blerje të fletëobligacioneve për denacionalizim para afatit të maturimit të tyre sipas kushteve, mënyrës dhe procedurës së përcaktuar nga Qeveria e Republikës…
Në periudhën janar – qershor 2021, janë realizuar 1.132 kontrolle inspektoriale, ose 30 përqind më shumë se sa ishte planifikuar. Nga Inspektorati Shtetëror për Ambient Jetësor thonë se në këto kontrolle janë konfirmuar 363 parregullsi/shkelje të ligjit, për të cilat është dhënë vendim për mënjanimin e tyre, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Për krahasim, në të njëjtën periudhë në vitin 2020 janë konfirmuar vetëm 120 parregullsi, ose në vitin 2021 është shënuar rritje për 203%. Janë iniciuar 43 procedura kundërvajtëse, prej të cilave 36 janë gjoba, ndërsa 2 janë procedura penale. Në raportin gjashtë mujor për vitin 2020 nuk janë prezantuar masat…
Nga Qendra për Menaxhimin e Krizave, kanë bërë ditur për disa zjarre më të vogla në disa zona në Shkup, Strumicë, Kumanovë, Ohër, Manastir dhe rajonin e Shtipit. Por, të gjitha këto vatra janë nën kontroll dhe pritet lokalizimi i tyre i plotë gjatë ditës së mërkurë. Nga zjarri që të martën (3 gusht) përfshiu Koçanin dhjetëra persona kërkuan ndihmë mjekësore për shkak të asfiksimit. Flakët shkaktuan dëme të konsiderueshme materiale, djegie të disa makinave dhe dëmtimin e shtëpitë. Sipas Qendrës për Menaxhim me Kriza nga zjarret janë djegur 20 hektar pyje dhe kullosa. Ndërkohë, për shkak të dështimit të…

