Author: Hamdi Kumanova

Më datën 04.08.2021 nëpunës policorë të Stacionit Policor Shtip e kanë privuar nga liria M.A. (33) nga Shtipi, për arsye se rreth orës 10:30 minuta ai është kapur në flagrancë gjatë kryerjes së veprës penale ”vjedhje e rëndë në tentim”. Ai me përdorimin e forcës dhe një mjet të madh me dhunë e ka hapur derën hyrëse të bodrumit në ndërtesë në rr.” Gjeneral Mihajllo Apostollski” në Shtip. M.A. është arrestuar dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.

Lexo më Shumë

47 institucionet shëndetësore në vend së bashku kanë 183 autoambulanca. Vjetërsia mesatare e tyre është 11 vjet, përkatësisht ata janë prodhuar rreth vitit 2008. Më të vjetrat janë dy të vitit 1988 të cilat shfrytëzohen në Strugë dhe Otoshevë. Një automjet i ndihmës së shpejtë në Kërçovë ka kaluar 1.360.000 kilometra. Vlera mesatare e një automjeti është 38,900 euro. Më së shumti autoambulanca ka në Shkup përkatësisht 30, dhe në Ohër e Manastir nga 12. Në Veles dhe Kumanovë ka nga 8 automjete të ndihmës së shpejtë, ndërsa në Dellçevë, Kërçovë, Strugë, Tetovë dhe Prilep nga 7 autoambulanca. Dy automjetet…

Lexo më Shumë

Përderisa autobusët e blerë me paratë e qytetarëve te Tetovës amortizohen duke qëndruar në parking, ndërsa drejtori i Ndërmarrjes Publike “Tetova Transport” merr rrogë për menaxhimin e ndërmarrjes jofunksionale, komunikacioni në Tetovë mbetet i ngulfatur. Në këto ditë vere, kur Tetova ndjehet e kompletuar me praninë e bijve të saj nga mërgimi, Komuna e Tetovës ende nuk i lëshon në qarkullim autobusët e parkuar që nga muaji janar. Kjo është arsyeja që AlternAtivA – Dega Tetovë kërkon nga kryetarja e Komunës së Tetovës që urgjentisht t’i fusë në shërbim të qytetarëve autobusët e Ndërmarrjes Publike “Tetova Transport”, me çka sadopak…

Lexo më Shumë

Enti Shtetëror për Statistika ka njoftuar sot se afati i konkursit për regjistrues dhe instruktorë zgjatet deri më 12 gusht. I njëjti duhet të përfundonte sot, por siç thonë nga Enti, për shkak të pushimeve verore, i njëjti vazhdohet edhe për një javë. “Enti shtetëror për Statistika me qëllim që të sigurojë numër të mjaftueshëm të kandidatëve për regjistrues dhe instruktorë, prej të cilëve do të mund të bëhet përzgjedhja e më të mirëve, e vazhdon konkursin publik për paraqitje dhe i fton të gjithë të interesuarit të paraqiten në ueb-faqen popis2021.stat.gov.mk”, thuhet në njoftim.

Lexo më Shumë

Sektori për Punë të Brendshme Tetovë ka informuar se më 03 gusht 2021 në periudhën prej orës 14.00-17.00, pjesëtarët e policisë në vendin e quajtur “Breshçinja”, zona e Jançistit të Tetovës, kanë gjetur plantacione kanabisi në fusha. Është krye inspektim në vendin e ngjarjes kurse kanabisi i gjetur është çuar për procedurë të mëtejshme. Pasi rasti të dokumentohet plotësisht, do të paraqitet një raport përkatës.

Lexo më Shumë

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale u bën thirrje të gjithë punonjësve në kopshtet që nuk janë vaksinuar t’i bashkohen procesit të imunizimit, në mënyrë që procesi arsimor të ecë pa probleme gjatë pandemisë. “Si ministri bëjmë thirrje për përgjegjësi sociale të të gjithë atyre që janë të përfshirë në procesin e edukimit dhe arsimimit të fëmijëve parashkollorë, ta vazhdojnë imunizimin për të me ritëm të pakufizuar gjatë gjithë verës”. “Në të njëjtën kohë, njoftojmë se deri më tani gati 60 përqind e punonjësve në kopshtet në vend janë vaksinuar dhe në të njëjtën kohë apelojmë që 40 përqind e…

Lexo më Shumë

Për dy centimetra është ulur niveli i ujit në Liqenin e Dojranit, ndërsa për një në atë të Prespës, përderisa niveli i Liqenit të Ohrit është njëjtë si dje, tregojnë rezultatet nga matjet e fundit të bëra nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM). Edhe krahas kësaj, niveli i Liqenit të Ohrit është për katër centimetra më i ulët se mesatarja për gushtin, njëjtë si edhe ai i Prespës, te i cili është për 1,6 metra më i ulët se mesatarja shumëvjeçare, përderisa niveli i ujit në Liqenin e Dojranit është për 2,66 metra më i lartë se mesatarja. Niveli i…

Lexo më Shumë

Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut u bën thirrje të gjithë qytetarëve të cilët kanë nevojë për ndihmë të parë psikologjike të drejtohen në SOS linjat e hapura telefonike. “Çdokush që ndihet i kërcënuar dhe i shqetësuar nga zjarret mund të adresojë, të bëjë pyetje dhe të marrë përgjigje dhe këshilla për përballimin me sukses të situatës që kërcënon mirëqenien dhe krijon ndjenjë personale dhe kolektive të pasigurisë”, thonë nga Kryqi i Kuq. Rajoni i Shkupit-071 / 367-909, 071 / 367-981 dhe 071 / 379-119 Rajoni i Pellagonisë – (Manastir, Demir Hisar, Krushevë, Prilep, Resnjë) 047 /…

Lexo më Shumë

Teuta Arifi ka njoftuar për projektin e radhës i cili ka përfunduar me sukses. Tabelat e mençura dhe projektorët u vendosën në SHF “Rexhep Voka” në Shipkovicë për tu mundësuar nxënësve mësim sa më praktik dhe më të mirë. Sh.F. “Rexhep Voka” në Shipkovicë furnizohet me tabela të mençura dhe projektorë! Me digjitalizimin e procesit edukativo-arsimor rrisim cilësinë e mësimdhënies dhe mësimxënies në shkollat tona! #arsimcilësor

Lexo më Shumë

Një person nga Shqipëria dhe tre të tjere janë arrestuar, dyshohet se kanë shkaktuar zjarret Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se ka arrestuar një person, me iniciale Ll.A.(32) nga Republika e Shqipërisë i cili në mënyrë ilegale ka qëndruar në Maqedoninë e Veriut për shkak se ekziston dyshimi se i njëjti ka shkaktuar zjarr në fshatin Pozharan të Gostivarit. Një tjetër person dyshohet për zjarrin në Staro Nagoriçan dhe kundër tij janë duke vepruar policët dhe prokurori publik. Gjatë ditës së djeshme, siç thuhet në njoftim, dy persona janë arrestuar të cilët dyshohet se kanë shkaktuar zjarr para…

Lexo më Shumë

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka sjell vendim për shpalljen e gjendjes së krizës në tërë territorin e shtetit, në afat prej 30 ditëve, për shkak të rritjes së fenomenit të zjarreve dhe pengimit të shpërndarjes së tyre, transmeton Almakos. Vendimi është propozim i Komitetit drejtues për koordinim dhe menaxhim me sistemin e krizave, anëtarët e të cilëve në seancën e mbajtur me 04.08.2021 e pranuan propozimin e Grupit për vlerësimin e gjendjes së krizës në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për shkak të rritjes së fenomenit të zjarreve.

Lexo më Shumë

Borxhi publik në Maqedoninë e Veriut ka arritur në shifrat më të larta të shënuara ndonjëherë, përkatësisht në 7.4 miliardë euro bazuar, thuhet në të dhënat për muajin qershor. Kjo do të thotë se borxhi arrin në 64.4 për qind të Bruto Prodhimit Vendor dhe nëse vazhdon me këtë ritëm, ekziston rreziku i destabilizimit financiar, thotë Nikolla Popovski, profesor i ekonomisë dhe ish-ministër i Financave. Sipas të dhënave zyrtare, brenda një viti e gjysmë borxhi është rritur për 1.5 miliard euro. Kjo shumë i tejkalon edhe pritjet e qeverisë, e cila bazuar në strategjinë fiskale për menaxhimin e borxhit publik,…

Lexo më Shumë