Author: Hamdi Kumanova

Qeveria sot në orën 8.30 do të mbajë mbledhje për propozimin e Komitetit Drejtues për shpalljen e gjendjes së krizës në kohëzgjatje prej 30 ditëve për shkak të situatës me zjarret. “Është marrë vendim për gjendje krize për 30 ditë në Komitetin Drejtues, ndërsa nesër në mëngjes në orën 8:30 do të mbahet mbledhje e Qeverisë dhe do të merret vendimi”, deklaroi mbrëmë për TV21 kryeministri Zaev. Qendra për menaxhim me Kriza paraprakisht njoftoi se Komiteti Drejtues në mbledhje e ka pranuar propozimin e Grupit për vlerësim dhe i propozon Qeverisë që të marrë vendim për ekzistimin e gjendjes së…

Lexo më Shumë

Policia e Maqedonisë së Veriut ka arrestuar një qytetar të komunës së Likovës, pas bastisjes së shtëpisë së tij, ndaj të cilit është paralajmëruar kallëzim penal. Me urdhër të gjykatës, policia e bastisi shtëpinë e I.S. në fshatin Opajë, ku kishte gjetur armën “Zastava” dhe “Ekol” me 22 plumba, për të cilët nuk kishte leje. Raportohet që shkas i bastisjes është gjuajtja me armë e këtij personi, pamje që janë shfaqur në rrjetet sociale.

Lexo më Shumë

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë vaksinuar 10.984 qytetarë, 3.905 prej të cilëve panë pranuar dozën e parë, ndërkaq numri i personave të vaksinuar në vendin tonë shkon në 519.106 persona, transmeton Alsat. Sipas statistikave të Ministrisë, në vend gjithsej janë aplikuar 932.603 doza të vaksinave, ndërkaq janë rivaksinuar 401.336 persona.

Lexo më Shumë

Më datën 04.08.2021 në ora 15:15 minuta në kej.”13-të Nëntori” në Shkup, nëpunës policorë të NJPB Kisella Vodë-Seksioni për Ndjekje, në bazë të shpalljes të urdhërarrestit qendror, nga liria e kanë privuar E.S. (36) nga f. Tanushë- Shkup për vuajtjen e dënimit me burg në kohëzgjatje prej tri viteve për veprat e kryer penale në bazë të nenit 297  dhe nenit 300 të Kodit Penal. Personi do të shoqërohet në institucion ndëshkues-përmirësues.

Lexo më Shumë

Më datën 04.08.2021 në ora 14:05 minuta në rr.”Hristo Tatarçev” në Shkup, nëpunës policorë të NJPB Kisella Vodë-Seksioni për Ndjekje, në bazë të shpalljes të urdhërarrestit qendror, nga liria e kanë privuar B.S. (41) nga Shkupi për vuajtjen e dënimit me burg për veprën e kryer penale në bazë të nenit 297 të Kodit Penal. Personi i është dorëzuar në Stacionit Policor Kisella Vodë për procedurë të mëtutjeshme.

Lexo më Shumë

Trafiku hekurudhor i udhëtarëve dhe mallrave në vend është ndërprerë prej dje në orën 16, për shkak të bojkotit të drejtuesve të trenave. Stafi punues i Hekurudhave të RMV-Transporti që i drejton trenat në vend, po kërkon pjesën e dytë të pagës për qershorin. Drejtuesit e trenave njoftuan se do t’i dërgojnë një letër bordit të drejtorëve të kompanisë hekurudhore dhe Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve me të cilën do të kërkojnë pagesën e kompensimit për cilësi për punën e tyre, raporton Meta, përcjell Portalb.mk. Sot, drejtuesit e trenit duhet të takohen me menaxhmentin e Hekurudhave të RMV-Transporti për të…

Lexo më Shumë

Zjarrfikësit e Gjevgjelisë, të ndihmuar nga policia kufitare vendase dhe të huaj, punonjës të NË “Komunalec” dhe banorë të fshatit Bogorodicë shuan një zjarr tjetër afër kazinosë “Princes” dhe pikës së karburantit të “Lukoil”. “Rreth mesditës, zjarri u vërejt në anën e kundërt të kodrës, e cila u dogj dje dhe u raportua menjëherë. Ndërhyrja në kohë parandaloi përhapjen e zjarrit në kazinotë “Skaj” dhe “Princes”, në pikën e karburantit “Lukoil” dhe në vendbanimin e Bogorodicës. Ky ishte edhe një aksion tjetër me të cilin autoritetet kompetente, në bashkëpunim me qytetarët, nuk lejuan një katastrofë me përmasa më të mëdha”,…

Lexo më Shumë

Imazhet nga zjarri që preku pyllin në qytetin e Pehçevës janë të frikshme, tha kryetari i komunës së Pehçevës, Dragan Trençovski. Ai për “Nova TV”, tha se terreni ku po ndizet zjarri aktualisht është i paarritshëm, duke theksuar se ata janë duke pritur për mbështetje për shuarjen e zjarrit nga ajri. “Ekipi zjarrfikës i Berovës, Drejtoria për Mbrojtjen dhe Shpëtimin dhe Pyjet e Maqedonisë janë përfshirë në shuarjen e zjarrit të madh. Për momentin, vetë shuarja nga ajri mund të na ndihmojë”, tha Trençevski. Gjëja më e rëndësishme, siç theksoi ai, është se deri më tani zjarri nuk ka prekur…

Lexo më Shumë

Qeveria në seancën e sotme e ka shkarkuar nga detyra drejtoren e Inspektoratit shtetëror të mjedisit, Ana Petrovska. Në vend të saj është emëruar Sreten Stojkovski. Pak orë përpara shkarkimit Petrovska prezantoi raportin gjashtë mujor të punës së Inspektoratit të Mjedisit. Ajo tha se janë konstatuar 363 shkelje ligjore në dëm të mjedisit jetësor. Po ashtu janë ngritur 43 kallëzime nga të cilat 36 janë sanksione në gjoba, prej të cilave më e larta 20 mijë euro, ndërsa janë ngritur edhe dy padi penale. “Gjobat më të ulëta janë tre mijë euro, ndërsa gjoba më e lartë këtë vit është…

Lexo më Shumë

Të gjitha dëmet materiale të shkaktuara nga zjarret në Koçan do të kompensohen. Në terren, komisioni komunal e vlerëson dëmin, ndërsa banorët pajisen me formulare, që ata të mund të raportojnë sa dëme materiale kanë. Kryetari i Koçanit Nikolço Iliev thotë se dy milionë denarë do të ishin të mjaftueshëm për të kompensuar banorët. Por, nëse ka nevojë për fonde shtesë, ata do të kërkojnë nga buxheti i shtetit. Mendoj se kjo shumë fillestare prej dy milionë denarësh, të cilën e kemi ndarë, është e mjaftueshme për të intervenuar, dhe sigurisht që do ta dimë pas përfundimit të vlerësimeve në…

Lexo më Shumë

Rritje drastike të njerëzve të cilët duhet të jenë në mjekim spitalor shënohet në Tetovë, ku tre kapacitete janë shfrytëzuar për pacientë të hospitalizuar. Në repartin infektiv, në repartin intern dhe në spitalin modular ka 26 persona të cilët janë në mjekim spitalor. Gjithashtu Tetova përveç Shkupi ka edhe numrin më të madh të pacientëve të sapoinfektuar. “Nuk e dimë nëse është vala e katërt ose jo, sido që të jetë po shkon në atë drejtim, dje kishim 64 kontrolle, këtë nuk e kemi pasur që nga vala e vjeshtës. Nga ato kontrolle presim edhe të hospitalizuar të rinj.…

Lexo më Shumë