Para pak minutash në fshatin kufitar Sopot të Kumanovës zjarri ka përfshirë një shtëpi. Nga dëshmitë e siguruara dhe sipas verzionit të banorëve është djegur vetëm kati i sipërm i shtëpisë. Janë regjistruar vetëm dëme matetiale ndërsa zjarri është neutralizuar nga ekipi i zjarrfikësve dhe banorët e fshatit. Sipas tyre shkak për zjarrin kanë qenë largpërçuesit e energjisë elektrike të cilët kanë marr kontakt si pasojë e erës së fortë. Është djegur edhe një pjesë e truallit për rreth shtëpisë. Nuk ka qytetarë të lënduar. https://www.youtube.com/watch?v=IeoSkZwB46g&feature=youtu.be
Author: Hamdi Kumanova
Në dhjetë vitet e fundit, shteti nuk ka blerë një automjet të vetëm zjarrfikës të destinuar për shuarjen e zjarrit në zonat pyjore. Blerja e automjeteve për shuarjen e zjarreve është ekskluzivisht në kompetencën e vetëqeverisjes lokale, pra para ndahen nga buxhetet komunale për pajisjet e nevojshme për zjarrfikësit, blerjen e pajisjeve për automjetet, ose për blerjen e automjeteve të reja. Rreth 70 automjete zjarrfikëse nga gjithsej 241 në dispozicion në vend u morën përmes donacioneve nga kompani private, shtete ose organizata. Vitet e fundit, disa automjete komunale u janë dhuruar komunave të mëposhtme: Automjete zjarrfikëse të dhuruara Komuna e…
Bashkimi Evropian ka dërguar pajisje dhe ndihma për menaxhimin e zjarreve në Maqedoninë e Veriut. Këtë e ka njoftuar eurokomesari për ndihmë humanitare dhe menaxhim me kriza, Janez Lenarçiq. “BE ka dërguar kapacitete zjarrfikëse shtes në Greqi dhe Maqedoninë e Veriut për ndihmë të autoriteteve lokale. Ndihma vjen nga Suedia, Franca, Austria, Bullgaria dhe programi Kopernikus i BE-së”, ka shkruar Lenarçiq në Twitter. Ndihmë për shuarjen e zjarreve në RMV kanë dërguar edhe Bullgaria, Sllovenia dhe Serbia, të cilat kanë dërguar helikopterë, zjarrfikës dhe makina zjarrfikëse. Ndryshe, si pasojë e zjarreve në Maqedoni është regjistruar edhe një viktimë, nga rajoni…
Sindikata e pavarur e zjarrfikësve pranë Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë bën të ditur se çdo ditë marrin njoftime për shkelje të të drejtave të marrëdhënies së punës në kushte kur zjarrfikësit luftojnë me shuarjen e zjarreve në shtet. Në kumtesën drejtuar mediave, si shembull theksojnë Komunën e Rankovcit, ku ende nuk ka turn të tretë të zjarrfikësve, e për pasojë disa zjarrfikës duhet të punojnë edhe nga 40-të orë pa ndërprerë. Situata të ngjashme ndodhin edhe në vende tjera nëpër shtet, shkruhet në komunikatë. TV21 foli me sekretarin gjeneral të Sindikatës, Bobi Vlejanovski, i cili nuk deshi që në…
Nga viti akademik 2021-2022 Ministria e Arsimit dhe Shkencës për herë të parë aplikon bursa për studime të doktoratës në vend, me ç’rast plotëson nevojat dhe kërkesat për lehtësimin ekonomik të atyre që vendosin të vazhdojnë ciklin e tretë të studimeve në institucionet e arsimit të lartë në vend. Konkursi tashmë është shpallur dhe mund të shikohet në linkun në vazhdim. Në pajtim me ndryshimet e bëra në programin për veprimtarinë shkencore-hulumtuese në MASH , janë futur 15 bursa për studime në ciklin e tretë në vend nga sfera shkencore, fusha sferën e shkencave Matematiko-Natyrore (fusha Biologji, Fizikë, Gjeologji…
Vendi ynë është përfshirë pasdite nga një mot i keq me erëra shumë të fuqishme informon Tetovasot . Si pasojë e kësaj në Tetovë siç mund të shihet përmes pamjeve era ka shkaktuar dëme të mëdha. Shpejtësia e saj ka bërë që të shkulë edhe drunj të mëdhenj. Në ndërkohë autoritetet bëjnë apel që qytetarët të kenë shumë kujdes në këto kushte të rënda shkaku i stuhisë dhe të reduktojnë sa më shumë lëvizjet e tyre në ambiente të hapura. TETOVASOT
Ambasadorja e SHBA-së në Shkup, Kejt Bërnz, sot pati vizitë pune në Institucionin publik “Parku Nacional Galiçica”, me ç’rast u njoftua me punën e Parkut Nacional, strukturën drejtuese, projektet dhe proceset që implementohen në institucion si dhe roli i tij në aktivitetet e lidhura me rekomandimet e UNESKO-s të shënuara në dy raportet e fundit. Ambasadorja amerikane ishte njoftuar edhe me aktivitetet e ardhshme të planifikuara në IPPNG duke i marrë parasysh rekomandimet e UNESKO-s, por edhe aktivitetet që institucioni do t’i ndërmarrë sipas Planit për menaxhim me Parkun Nacional “Galiçica” për periudhën e vitit 2021-2030. Me ambasadoren është diskutuar…
Qyteti i Shkupit do të ndajë shpërblime në para prej 10.000 denarë për 194 zjarrfikës të cilët janë pjesë e 3 ekipeve që me 3 automjete të Brigadës Zjarrfikëse të Qytetit, të shoqëruar me 3 cisterna uji, po marrin pjesë në shuarjen e zjarreve që kanë përfshirë RMV. Shpërblimet në para ndahen për angazhimin e tyre të jashtëzakonshëm në shuarjen e zjarreve jashtë territorit të Qytetit të Shkupit, gjegjësisht sakrificën e tyre për të ndihmuar banorët dhe të gjithë pjesëmarrësit e tjerë në shuarjen e zjarrit që goditi Staro Nagoricane, Koçanin dhe Pehçevën. Për të siguruar kushte më të mira…
Severe Weather, agjencia ndërkombëtare meteorologjike ka parashikuar ndryshim të fortë të motit në rajon duke paralajmëruar erëra të forta, shira të rrëmbyeshëm, breshër, përmbytje e madje edhe tornado. Sipas agjencisë, ndryshimi i motit pritet prej të enjtes. Vala e të nxehtit në pjesën juglindore të Europës dhe Turqisë do të pasohet me mot të frikshëm në disa vende të Ballkanit dhe temperatura në zbritje në Greqi dhe zonat afër saj. Rrezik i lartë është parashikuar edhe për Kroacinë, Bosnjen, Serbinë, Kosovën, Malin e Zi, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Sipas Severe Weather, një tornado e fortë nuk mund të përjashtohet…
Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook, si pasojë e rritjes së numrit të të infektuarve me COVID 19, u drejtoi apel të gjithë qytetarëve që të vaksionohen, e veçanërisht sektorit të gastronomisë që t’i respektojnë protokolet! Bekteshi theksoi se numri i të infektuarve në këtë periudhë është me të vërtetë shqetësues dhe mund të shkaktojë kthimin e gjendjes kur do të duhet të merren masa restrikive. Postimi: KUJDES! Rritja e numrit të të infektuarve me COVID-19 këtë periudhë është me të vërtetë shqetësuese, që mund të na rikthej deri në një situatë ku duhet…
Në rajonin mes Pehçevës dhe Dellçevë, në çdo moment zjarret zgjerohen edhe më shumë, raporton Alsat. Temperaturat e larta dhe era e madhe zgjerojnë zjarrin vazhdimisht, ndërsa të rrezikuar mbesin fshatrat Robovo, Umlena, Ballabanci. Në ndihmë kanë ardhur ekipe nga Bullgaria dhe Sllovenia. Nga Njësiti i Zjarrfikësve në Shkup thonë se gjendja është katastrofale dhe e vështirë. Terrenet për të deportuar tek zjarret janë po ashtu të vështira, ndërsa zjarri ka përfshirë malet në rrugën Pehçevë-Dellçevë, për çka rruga është e ndaluar për kalim.
Numri i rasteve të reja me Covid-19 ka shënuar sërish rritje të ndjeshme brenda 24 orëve të fundit. Në mbarë vendin nga 4.713 teste të kryera janë regjistruar 219 raste të reja me Covid-19, prej të cilëve nga 65 vetëm në Tetovë dhe Shkup. Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 30 pacientë, shkruan Alsat. Si pasojë e infektimit me koronavirus, brenda 24 orëve jetë kanë ndërruar katër pacientë, dy nga Shkupi, dhe nga një viktimë në Tetovë dhe Kërçovë. Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 156.926 raste, prej të cilëve…

