Sektori për punë të brendshme – Dibër ka parashtruar kallëzim penal kundër një banori të qytetit për shkak të mosrespektimit të rregullave shëndetësore gjatë pandemisë.
“SPB Dibër ka parashtruar kallëzim penal kundër XH.A. (38) nga Dibra për shkak të dyshimit bazë për vepër të bërë penale “mosveprim sipas rregullave shëndetësore gjatë epidemisë. Gjatë kontrollit të personave të cilët kanë vendim për vetizolim, është kryer më datën 20 të këtij muaji, nëpunësit policorë nuk e kanë gjetur në shtëpinë e tij”, informon zëdhënësi i SPB Ohër, Stefan Dimoski.
Në rajonin e komunës Dibër dhe Qendër Zhupë, aktualisht aktivë në sëmundje janë 111 persona të cilët kanë vendim për izolim.
Kompetentët apelojnë që të respektohen rregullat shëndetësore.



