Takim Besimi – Aliu: Zhvillim rajonal dhe bashkëpunim lidhur me projektet e përbashkëta

Takim Besimi – Aliu: Zhvillim rajonal  dhe bashkëpunim lidhur me projektet e përbashkëta

Zhvillimi rajonaldhe bashkëpunim lidhur me projektet e përbashkëta në pjesën e infrastrukturës si dhe “Plani për përshpejtimin e rritjes” dhe tranzicioni drejt ekonomisë së gjelbër dhe dixhitale, ishin ndër temat më të rëndësishme për diskutim në takimin e sotëm midis ministrit të Financave Fatmir Besimi, drejtorit të Ndërmarrjes publike për rrugët shtetërore Ejup Rustemi dhe ministrit të Mjedisit Jetësor Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës së Kosovës, Liburn Aliu.

Më konkretisht, në këtë takim u diskutua për realizimin e projekteve infrastrukturës ndër të cilat janë: ndërtimi i autostradës Shkup – Bllacë, rruga Prizren – Tetovë, gazësjellësi interkonektues dhe projekti i përbashkët për skijim që do të lidhë Brezovicën me Kodrën e Diellit.

Në këtë moment është duke u realizuar aksi i parë i autostradës Shkup- Bllacë, nga kufiri me Kosovën deri në fshatin Bllacë, si dhe përgatitjet e dokumentacionit teknik për aksin e dytë të autostradës.

Në kuadër të sferës së energjetikës, Qeveria ndërmerr aktivitete për përgatitjen e studimit për lidhje interkonektive me Kosovën.

Gjithashtu, këtë muaj në mbledhjen e përbashkët qeveritare u nënshkrua “Marrëveshja për projektin e përbashkët për skijim që do ta lidhë Brezovicën me Kodrën e Diellit”, si dhe “Marrëveshja për studime të fizibilitetit për rrugën Prizren – Tetovë’’. Në mbledhjen e njejtë, ministri i Financave nënshkroi Marrëveshje për bashkëpunim në mes të Qeverive për rregullim ndërkufitar të komunikacionit hekurudhor.

Besimi në këtë takim theksoi rëndësinë e Planit për përshpejtimin e rritjes që finalizohet në Ministrinë e Financave. Zbatimi i Planit për përshpejtimin e rritjes do të sjellë rritjen e normës së rritjes ekonomike me mesatare prej 5% në pesë vitet e ardhshme, zvogëlimin e deficitit buxhetor në nivel prej 2.2% dhe zvogëlim të shkallës së papunësisë në nivel njëshifror deri në vitin 2026.

Disa nga instrumentet inovative financiare mundësojnë thellimin e bashkëpunimit të rëndësishëm rajonal dhe parashohin formimin e Fondit rajonal me të cilin do të investojnë vendet e rajonit.

“Njëri nga instrumentet për financimin e Planit për përshpejtim të rritjes është fomimi i fondeve për kapital sipërmarrës, me ç’rast për këtë qëllim do të lidhen marrëveshje parteneriteti me investitorë potencial. Gjithashtu, mjetet e mbledhura në përputhje me marrëveshjet për partneritet të kufizuar, do të investohet në lloje të ndyshme të fondeve, ndër të cilat parashihet edhe Fondi rajonal për kapital sipërmarrës në të cilin do të investojnë vendet e rajonit, duke kyçur edhe vendin tonë’’, theksoi Besimi.