Komisari evropian për zgjerim, Oliver Varheji, të mërkurën do të udhëtojë për në Shkup, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Brukseli. Informacionin e konfirmuan shërbimet e Komisionit Evropian. Programi i vizitës ende është në përfundim por është e sigurt se ai do të takohet me kryeministrin Zoran Zaev. Varheji javën e kaluar ishte në Bullgari ku bisedoi për tejkalimin e bllokadës bullgare për fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut në BE. Një ditë para Varhejit në Shkup do të jetë edhe kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula Fon der Lajeni, ajo gjithashtu do të bisedojë për mosmarrëveshjen me Bullgarinë dhe tejkalimin…
Author: Hamdi Kumanova
Një i mitur nga fshati Kopanicë e Tetovës, dje (26- shtator) në orën 17:35 në SPB Tetovë ka raportuar se gjysmë ore më herët në fshat kishte qenë i sulmuar fizikisht nga disa të mitur tjerë, bashkëfshatarë të tij informon Tetovasot. Sipas denoncimit njëri nga sulmuesit kishte përdorur edhe mjet metalik. Dy të miturit e raportuar të moshës 14 dhe 16 vjeçe, në orën 21:30 janë thirrur në SPB Tetovë për të sqaruar dhe dokumentuar rastin.TS
Zjarrfikësit e Tetovës dje e kanë shuar zjarrin e madh në natyrë në afërsi të Kodrës së Diellit. Bëhet fjalë për sipërfaqe që është në drejtim drejt pjesës ku janë të vendosura disa pajisje të rrjetit telekomunikues. “Zjarri u shua rreth orës 14:30 minuta. Na nevojiteshin dy orë për ta vënë nën kontroll. Kjo ishte sipërfaqe e madhe, ndërsa përveç pesë zjarrfikësve me dy kamionë të zjarrfikësve kemi punuar në koordinim dhe ndihmë të Qendrës për Menaxhim me Krizat, Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, NP Pyjet Nacionale, ELEM si dhe qytetarët. Parandaluam zjarri të përhapet dhe ta përfshijë gjithë Malin…
Nga dita e sotme, sektorit të gastronomisë do të iu lejohet shfrytëzimi i hapësirave të brendshme. E për të hyrë brenda, klientëve do të iu kërkohet dëshmia e vaksinimit kundër Covid-19, testi negativ apo ai serologjik. Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se verifikimi është i lejueshëm edhe përmes formës elektronike, përmes QR kodit. Ky vendim i Qeverisë, po mirëpritet nga vetë gastronomët të cilët tashmë i kanë bërë përgatitjet e nevojshme. E nga Agjensia e Ushqimit dhe Veterinarisë thonë se nuk do të kenë tolerancë për ato biznese që nuk i respektojnë masat.
SPB Tetovë informon se mbrëmjen e djeshme, 26/27 shtator, nga ora 22.00 deri në ora 04.00, në territorin e SPB Tetovë, është kryer kontroll aksioni ndaj shoferëve, të cilët drejtojnë makinat nën ndikimin e alkoolit. Nga SPB Tetovë thonë se gjatë kontrollit kanë zbuluar dhe sanksionuar ligjërisht gjithsej 17 vozitës të alkoolizuar (TE-13 dhe GV-4). “Të gjithë shkelësit janë përjashtuar menjëherë nga trafiku dhe ndaj tyre janë përgatitur parashtresat adekuate. Kurse gjatë kontrollit janë konstatuar dhe sanksionuar edhe 19 lloje të tjera të shkeljeve (TE-13 dhe GV-6)”. “Në fillim të fundjavës së kaluar, në këtë zonë është kryee një tjetër…
Qytetarët mbi moshën 60 vjeçare, punonjësit shëndetësorë dhe personat me sëmundje imunologjike me vërtetim prej sot do të mund të marrin dozën e tretë të vaksinës kundër Covid-19. “Qytetarët mbi 60 vjeç në pajtim me periudhës kohore pas marrjes së dozës së dytë të vaksinës do të marrin mesazh për t’u vaksinuar, me këtë rast ai mesazh do të jetë përkujtim në kuptimin që nuk termin ose pikë të veçantë, mund të shkojnë kudo më afër vendbanimit. Edhe më tej do të funksionojë pika në sallën “Boris Trajkovski”, në të gjitha poliklinikat tjera këtu në Shkup dhe në të gjithë…
Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) gjatë ditës së sotme do të shpallë çmimet e reja të derivateve të naftës, të cilat do të jetë në fuqi deri të hënën e ardhshme. Javën e kaluar, me vendim të KRRE-së, çmimet e benzinës Euro-Super-95 dhe Euro-Super-98 nuk ndryshuan, derisa çmimi i Dizelit u ulë për 1.5 denarë.
Kryeministri shqiptar Edi Rama vlerësoi lartë rolin e shqiptarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi për zhvillimin e stabilitetit, duke i cilësuar si promotor të kësaj çështjeje. “Pozicioni i ri dhe thelbësor i shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut, jo vetëm si një faktor zhvillimi dhe stabiliteti por edhe si promotor të këtij zhvillimi dhe stabiliteti, po ashtu dhe roli thelbësor i shqiptarëve në Malin e Zi, janë të gjitha arsye që ne të ndjehemi të angazhuar dhe të motivuar për ta shpalosur deri në fund këtë potencial”, tha Rama.
Siç njoftojnë nga MPB, në stacionin policor Karposh pas mesnatës nga Ndihma e Shpejtë është denoncuar se të shtunën mjeku në spitalin e Psikiatrisë në Shkup është gjetur i vdekur. Mjeku L.N (61) nga Shkupi sipas raportit të policisë ka humbur jetën pa shenje për dhunë që janë konstatuar nga ekipi i Ndihmës së Shpejtë. Me urdhër të prokurorit publik, trupi i pajetë është dërguar për autopsi./Telegrafi/
Mbajtja e maskës në klasë gjatë tërë ditës është e vështirë por edhe e dëmshme për nxënësit. Kështu deklaroi Kryetari i Sindikatës së Arsimit Jakim Nedelkov në një intervistë për Radio Evropa e Lirë. Ai thotë se është e vështirë edhe për mësuesit edhe për nxënësit, sepse gjatë tërë kohës nxjerrin dyoksid karboni dhe të njëjtin e thithin përsëri në mushkëritë e tyre. “Mbajtja e maskës disa orë gjatë ditës në mënyrë të pandërprerë jo vetëm se është e lodhshme por mendoj se është edhe e dëmshme, nga aspekti që nxënësit mbajnë maska nga hyrja deri në dalje nga shkolla,…
Në VMRO-DPMNE janë të frikësuar nga humbja që do t`i ndodh në zgjedhjet lokale në Shkup dhe nuk janë duke u ndalur duke krijuar skandale jo të vërteta për kryetarin e komunës, Petre Shilegov. Nga ndërtesa e bardhë, mund që të nxjerrin dokumente të paplota, pa baza të akuzojnë për korrupsion në thonjëza dhe keqpërdorime, por asgjë nuk do t`i shpëtoje nga humbja e shtatë në zgjedhje. Me paraqitje të këtilla, VMRO-DPMNE po vërteton se nuk ka asnjë ide, asnjë propozim për përmirësimin e jetës së shkupjanëve, për modernizimin e qytetit kryesor. Nga ana tjetër, qytetarët janë duke parë se…
Karvani “Më e mira për komunën time” nesër nis aktivitetet e saja në korniza të kampanjës për zgjedhjet lokale. Ngjarja e nesërme qendrore është e caktuar në Manastir në ora 20.00, ndërsa paraprakisht karvani do të jetë me qytetarët në Demir Hisar. Të martën karvani gjendet në komunat e Shkupit, Cair dhe Kisella Voda pas së cilës do të vijoje konventa parazgjedhore e kandidatit për kryetar komune dhe listat për këshilltar për qytetin e Shkupit. Karvani aktivitetet e saja do t`i përfundoje me 15 tetor me një ngjarje të madhe qytetare në Kumanovë. LSDM me ofertën e saj programore dhe…

