Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (25.09.2021) vazhdoi me kontrollimet e përforcuara në trafik.
Vetëm në territorin e qytetit të Shkupit gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar gjithsej 152 kundërvajtje, prej të cilave 63 për tejkalim të shpejtësisë, 11 sanksione për drejtimin e automjetit pa patentë shofer, 9 gjoba për drejtimin e automjetit nën ndikimin e alkoolit, 11 gjoba për automjete në gjendje jo të rregulltë teknike dhe të paregjistruara.
Poashtu janë shqiptuar edhe tri sanksione për mosshfrytëzimin e rripit të sigurisë, shtatë gjoba për shoferë fillestar,tetë gjoba për shfrytëzimin e telefonit celular gjatë drejtimit të automjetit dhe gjashtëdhjetë e dy sanksione për parkim në mënyrë të parregulltë të automjeteve.
Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.
Apelojmë deri te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve në trafik me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.
Data 15.11.2026
Aktuale
- Nuk përmbahet Alba, shfaqet joshëse nga Parisi
- LAMM: Prej sot fillon detyrimi ligjor për posedim të pajisjeve dimërore në automjete
- Të dëgjojmë zërin e njerëzve!
- VMRO: Pas çështjes “Alta Banka” qëndrojnë interesat e biznesit të LSDM-së dhe BDI-së
- Vesa lajmërohet nga Gjilani, me këtë veshje do ta ‘shkrijë’, Mirlindin
- “Përdorin institucionet për gjoba dhe shantazhe”/ Spiropali akuza të forta Ballukut: Na vijnë te dyert e familjeve kur flasim për “shefen”
- Inteligjenca amerikane vlerëson se Irani ka ende deri në 2.500 raketa, pavarësisht dëmeve nga lufta
- Digjen disa kosha të mbeturinave në Shkup, Gjorgjieski kërkon zbulimin e autorëve përmes kamerave të Safe Cityt



