Zëvendës kryeministër për Çështje Evropiane Nikolla Dimitrov, llogarit në ndihmën e Estonisë, në procesin eurointegrues të vendit. Si argument Dimitrov përdor atë që siç thotë ky shtet ka kaluar nëpër një proces të suksesshëm të transformimit dhe të realizimit të reformave deri sa janë antarsuar në BE dhe NATO.
Nikolla Dimitrov, zv kryeministër për Çështje Evropiane
“Është vend që ka proces të suksesshëm të transformimit, duke kaluar antarsimin në NATO dhe europianizimin për antarsim në BE. Kështu që mendoj se ka shumë arsye që kjo urë të jetë e një ndihmese të madhe. Mendoj se përskaj votës së Estonisë, do të ndihmoj shumë që pikërisht në fushën më të fortë të saj, do të na ndihmoj neve. Kështu që mendoj se përkrahja do të jetë shumë më e qartë dhe e dukshme”.
Edhe Estonia thotë se do të jetë mbështetje për Maqedoninë e Veriut jo vetëm në aspektin politik, por edhe në procesin e reformave.
Kristi Karelson, ambasadorja e Estonisë
“Mendoj që nga aspekti i Estonisë, atë që e shoh sigurisht, njëra anë është mbështetje politike që e kemi ndaj Maqedonisë së Veriut në procesin qasës, megjithatë më praktikisht Estonia vërtetë mund të jetë ndihmesë për shkëmbimin e përvojës së reformave, jo vetëm digjitalizimit, sepse të dyja vendet kanë kaluar ndër tranzicione nga regjimin komunist në demokracionë e lirë”.
E pyetur se a ka ndonjë plan SHBA-ja se si ta zgjidh bllokadën për antarsimin e vendin tonë në BE, ambasadorja Kejt Bërns, u shpreh që nuk ka ndonjë paralajmërim konkret, por vlerëson se Maqedonia e Veriut duhet të marrë vendin e merituar në BE.
Kejt Bërns, ambasadore e SHBA-së
“Ne e shohim të ardhmen e Maqedonisë në Bashkimin Evropian dhe e vërtetojmë rëndësinë zgjidhjes së çështjeve dhe shpresojmë se do të vazhdoj deri në fund të vitit. Vazhdojmë bisedimet me të gjithë partnerët. Kemi bisedime me Qeverinë këtu në Shkup, bisedime me fqinjët, që të kujdesemi që të bëjmë gjithëçka që mundemi që të mbështesim procesin. Nuk kam paralajmërim konkret në këtë moment, përveç se të vërtetoj se SHBA do të përfshihet në këtë çështje dhe në bisedime sepse të gjithë e ndajmë të njejtin vizion, që Maqedonia e Veriut ta marrë vendin e merituar në BE dhe shpresojmë që kjo të ndodh së shpejti”.
Megjithatë ajo shtoi se kjo nuk është situatë që SHBA duhet drejtëpërdrejtë ta zgjidh.