Gjatë ditës së djeshme (21.09.2021) është realizuar kontrollim i përforcuar aksional në tërë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e shoferëve të cilët qarkullojnë me shpejtësi më të madhe nga e lejuara. Gjatë këtij kontrolli janë sanksionuar 250 shoferë, prej të cilëve 11 prej tyre kanë qarkulluar me shpejtësi mbi 50 km në orë nga shpejtësia e lejuar kurse tre shoferë me shpejtësi mbi 70 km në orë nga shpejtësia e lejuar. Poashtu gjatë kontrollit është konstatuar se 119 shoferë e kanë tejkaluar shpejtësinë e lejuar të qarkullimit në vende të banimit kurse 131 shoferë jashtë vendeve…
Author: Hamdi Kumanova
Më datën 21.09.2021 rreth orës 15:30 minuta në blv. “Aradhat Partizane” në Shkup, nëpunës policorë të SPB Shkup-Stacioni Policor Karposh, në bazë të urdhërit gjyqësor e kanë privuar nga liria B.A.K. (64) nga Shkupi për vuatjen e dënimit me burg për veprën e kyer penale “mashtrim” e dënueshme sipas nenit 247 të Kodit Penal. Personi është shoqëruar në Institucionin Ndëshkues-Përmirësues “Burgu Shkup” për vuajtjen e dënimit.
Sot (22.09.2021), ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski realizoi takim pune me Valter Kramp, drejtor rajonal për Evropën Juglindore të Iniciativës Globale Kundër Krimit të Organizuar Transnacional në të cilën u bisedua për aktivitetet e Ministrisë së Punëve të Brendshme në luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Në takim u bisedua për përforcimin e bashkëpunimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme me organizatat të sektorit civil, nga aspekti i arritjes së bashkimit në përpjekjet edhe të këtyre organizatave dhe të institucioneve shtetërore për arsye të faktit se kur bëhet fjalë për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit…
Më datën 21.09.2021 në ora 18:45 minuta në SPB Kumanovë është arrestuar O.XH. (27) nga Kumanova. Gjatë kontrollit, i kryer nga ana e nëpunsëve policorë të Departamentit të Policisë Kriminalistike pranë MPB-së, në Pikëkalimin Kufitar Tabanoc, tek ai është gjetur kokainë. Poashtu, është vërtetuar se gjatë kontrollimit të pasaportës ai ka dorëzuar PCR test negativ të falsifikuar. Pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të parashtrohen kallëzime përkatëse.
Një 61 vjeçare ka ndërruar jetë gjatë 24 orëve të fundit në rajonin e Tetovës si pasojë e virusit korona. Këtë e kanë bërë të ditur nga Qendra Kovid në Tetovë, prej nga insistojnë se gjendja me pandeminë është duke u normalizuar ditëve të fundit. Nga kjo qendër kanë bërë të ditur se brenda natës ka patur 53 kontrolle shëndetësore. “Numri i të hospitalizuarve dukshëm është ulur këtyre ditëve, kemi 23 të hospitalizuar si në repartin infektiv, poashtu edhe atë intern. Brenda natës ka patur 53 kontrolle shëndetësore, kemi regjistruar dy persona që janë lëshuar dhe tre pranime të reja.…
Kryeministri Zoran Zaev ka kohë që ka humbur kontaktin me realitetin dhe deklaratat e tij jo vetëm që nuk mund të merren si të sakta, por ato paraqesin alarm shqetësues për planet e fshehta të Qeverisë LSDM-BDI. Të drejtat koleltive të shqiptarëve varen nga numrat dhe këtë e thotë Kushtetuta, ndërsa Zaev nuk është mbi aktin më të lartë juridik. Ndërkaq, Artan Grubi e ka dëshmuar tanimë se sa lehtë bëhen pazare në kurriz të shqiptarëve dhe ai më së paku ka të drejtë të flet për avancim të drejtash. Deklaratat e këtilla të dy drejtuesve qeveritarë dhe liferimet me…
Kushdo që nuk do të jetë në gjendje të dëshmojë origjinën e pronës me vlerë mbi 30 mijë euro të blera vitin e kaluar, ajo do të konfiskohet, sipas draft versionit të Ligjit për Origjinën e Pronës, i cili miratohet për herë të parë në vend, tha sot zv. kryeministri përgjegjës për luftimin e korrupsionit Ljupço Nikollovski. Ai foli për zbulimin dhe zvogëlimin e ekonomisë hije. Ky version i ligjit së pari do t’i dërgohet Komisionit të Venecias. Ligji nuk do të zbatohet vetëm për zyrtarët, por për të gjithë qytetarët sepse përvoja tregon se zyrtarët u transferojnë pronat e…
Procesi i regjistrimit të popullsisë nën sulme të vazhdueshme kibernetike. Nënkryetari I Entit të Statistikës Ilmi Selami në Argument në TVM2 thotë se diaspora rrezikohet të mos regjistrohet tërësisht, pasi deri më tani, nga gjithsej 450 mijë mërgimtarë, as gjysma e tyre s’janë evidentuar. Selami fton mërgatën e paregjistruar t’ua dërgojnë të dhënat familjarëve që t’i regjistrojnë këtu në Maqedoni. “Jemi në sulme të vazhdueshme të hakerëve. Sot kemi bë përforcimin e aplikacioneve dhe deri tani është duke funksionuar, mirpo sërish them nuk I di ku I kanë kufijtë, ku I kanë limitet hakerët. Ne përforco ata sulmo dhe nuk…
Ministria e Shëndetësisë, informon se sot në vendin tonë do të arrijnë 110.612 vaksina “Fajzer”. Siç bëjnë të ditur nga Ministria e Shëndetësisë, këto vaksina janë blerë nëpërmjet sistemit Kovaks, . Deri në fund të viti, siç shtojnë, nëpërmjet sistemit Kovaks, janë porositur edhe 100 mijë vaksina “Fajzer”. Vaksinat do të shpërndahen në të gjitha pikat e vaksinimit në të gjithë territorin e Maqedonisë së Veriut.
“Për Maqedoninë e Veriut, ndërtimi i sistemit kombëtar të gazsjellësit, lidhja e tij me sistemet rajonale të gazsjellësit, si dhe ndërtimi i sistemeve të shpërndarjes së gazit natyror është një nga prioritetet në pjesën e ndërtimit të infrastrukturës energjetike. Gazifikimi i vendit është vendimtar për ekonominë dhe ka përfitime si për qytetarët ashtu edhe për kompanitë, për mjedisin jetësor dhe shoqërinë në tërësi”. Këtë e theksoi ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi në panelin e diskutimit “Roli i gazit natyror në tranzicionin energjetik”, në suaza të Forumit të biznesit që u zhvillua sot në Varshavë si pjesë e Takimit të ministrave…
Grupi i deputetëve të LSDM-së akuzoi se VMRO-DPMNE-ja opozitare me ditë të tëra i pengon në Kuvend ndryshimet e Ligjit për marrëdhënie të punës për ditën e diel ditë jo pune, me çka theksojnë, vazhdon të punojë kundër punëtorëve, kundër qytetarëve dhe interesave të tyre. “Çka ka VMRO-DPMNE-ja aq shumë kundër punëtorëve sa që vazhdimisht pengon këto ndryshime ligjore? Këto ndryshime ligjore lejojnë 92 përqind të punonjësve të pushojnë të dielave dhe të krijojnë një ekuilibër midis jetës private dhe asaj profesionale. Ata ende kundërshtojnë që 4.700 mësues dhe asistentë të arsimit të punësohen. VMRO-DPMNE është kundër punëtorëve, kundër mësuesve,…
Aleksandar Dashtevski, kryetari i Komisionit Shtetëror Zgjedhor, për “TV24” njoftoi se serveri për sistemin identifikues biometrik të votuesve tashmë është instaluar dhe koduar për mbrojtjen e të dhënave. “Vetëm serveri është mbi një milion euro, ndoshta dy, nuk e di. Por ekziston edhe kriptologjia, kriptimi i të dhënave. Ato janë të koduara dhe është një proces shumë i shtrenjtë. Dhe të dhënat e tyre të koduara tashmë na janë dhënë nga Ministria e Brendshme, nga kompania e tyre. Ato vendosen me ne në serverin tonë, i cili tashmë është konfiguruar dhe koduar. As kryetari dhe as nënkryetari i KSHZ-së nuk…

