Më datën 21.09.2021 në ora 18:45 minuta në SPB Kumanovë është arrestuar O.XH. (27) nga Kumanova. Gjatë kontrollit, i kryer nga ana e nëpunsëve policorë të Departamentit të Policisë Kriminalistike pranë MPB-së, në Pikëkalimin Kufitar Tabanoc, tek ai është gjetur kokainë.
Poashtu, është vërtetuar se gjatë kontrollimit të pasaportës ai ka dorëzuar PCR test negativ të falsifikuar. Pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të parashtrohen kallëzime përkatëse.