Sot (22.09.2021), ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski realizoi takim pune me Valter Kramp, drejtor rajonal për Evropën Juglindore të Iniciativës Globale Kundër Krimit të Organizuar Transnacional në të cilën u bisedua për aktivitetet e Ministrisë së Punëve të Brendshme në luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Në takim u bisedua për përforcimin e bashkëpunimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme me organizatat të sektorit civil, nga aspekti i arritjes së bashkimit në përpjekjet edhe të këtyre organizatave dhe të institucioneve shtetërore për arsye të faktit se kur bëhet fjalë për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit është i domosdoshëm pozicion dhe bashkëpunim i përbashkët.
Ministri Spasovski dhe drejtori rajonal për Evropën Juglindore të Iniciativës Globale Kundër Krimit të Organizuar Transnacional u dakorduan për vendosjen e përkrahjes së ndërsjellë konstruktive edhe në lidhje me organizatat ndërkombëtare dhe rajonale të cilave iu është bashkuar Ministria e Punëve të Brendshme.


